• e mërkurë, 26 qershor 2024
MIA FLESH

12:00 / 10 qershor / 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do të realizojë takim me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Ageler, kumton Pres shërbimi i Kuvendit. Për sot është paralajmëruar edhe takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadoren, zvicerane Veronik Ulman dhe koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhak.

Shkup - Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) kremtoi 75-vjetorin e themelimit të saj. Nga data 5-9 qershor në Tiranë, Krujë e Elbasan u zhvilluan aktivitete të shumta me pjesëmarrje të drejtuesve të arkivave të Egjiptit, të Turqisë, të Izraelit, të vendeve të Ballkanit, të Europës Lindore dhe Jugore, studiuesve dhe mjaft personaliteteve të tjera.

Shkup - Viti shkollor 2023/2024 ka përfunduar për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit e shkollave fillore konform me vendimin vjetor për organizimin e mësimit deri në pushimin veror kanë edhe një javë pune. Përfundimi i vitit shkollor më 17 qershor është caktuar për të gjithë nxënësit, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i doli në ndihmë kërkesës së Unionit të gjimnazistëve.

Shkup - Mëngjesin e sotëm më freskët ka qenë në Lazaropole, 11 gradë, ndërsa 20 gradë maksimale janë matur në Demir Kapi, Kavadar dhe Vinicë. Në Berovë 14 gradë, 15 Kriva Pallankë, Pretor, Kodrën e Diellit, 16 Tetovë, Hanet e Mavrovës, Ohër, Manastir, 17 Strumicë, Dibër, 18 Shkup-Petrovec, Prilep, Kumanovë, Gjevgjeli, Krushevë, si dhe 19 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Dojran dhe Veles. 

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se si "rezultat i punës konstruktive" të Qeverisë dhe qytetarëve, viti 2024 paraqet "vitin e integrimit" të komunitetit serb në Kosovë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Ish kryeministri britanik Toni Bler dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të arrijnë sot në Kosovë, me rastin e përkujtimit të 25 vjetorit të përfundimit të konfliktit Kosovë-Serbi, gjegjësisht ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë dhe ish Jugosllavisë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Kryebashkiaku i burgosur i komunës së Himarës, Fredi Beleri i cili ishte propozuar për eurodeputet nga partia qeverisëse Demokracia e Re në Greqi ka siguruar vend në Parlamentin Evropian, raporton Euronjuz Albania.

Paris - Presidenti Emanuel Makron sot vlerësoi se është i bindur se francezët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e parakohshme që ai shpalli pasi aleanca e tij centriste u mund nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e BE-së. 

Berlin - Trajneri i reprezentacionit të Italisë, Luçiano Spaleti u është përgjigjur pyetjeve se çfarë paraqitje dëshiron të shohë nga përzgjedhja e tij në Kampionatin evropian në Gjermani që fillon më 14 qershor.

Bruksel - Ngritja e ekstremit të djathtë, tërmeti politik në Francë, mandati i ri i mundshëm i Ursula fon der Lajenit për kryetare të Komisionit Evropian, tërheqja e Të Gjelbërve dhe sukseset e partive pro-evropiane në Evropën qendrore. Këto janë disa nga tendencat kryesore që u shfaqën në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të mbajtura nga 6 deri më 9 qershor.

Bruksel - E djathta ekstreme fitoi më së shumti vota në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Francë dhe në Austri, ndërsa në vendin e dytë në Gjermani dhe në Holandë, tregojnë rezultateve paraprake dhe projeksionet e bazuara në sondazhe.

Bern - Nëntëdhjetë vende dhe organizata janë paraqitur për të marrë pjesë në samitin e paqes në Ukrainë që Zvicra do ta mbajë nga 15 deri më 16 qershor, publikoi sot qeveria zvicerane. Rusia nuk ishte e ftuar në samitin që do të mbahet në Zvicrën qendrore, por qeveria theksoi në një deklaratë se takimi do të synojë "të përcaktojë bashkërisht një plan" se si Moska dhe Kievi do të angazhohen në procesin e ardhshëm të paqes.

Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin në javët në vijim do të vizitojë Korenë e Veriut dhe Vietnamin, publikoi sot gazeta "Vedomosti", duke cituar një burim diplomatik. Ambasadori rus në Korenë e Veriut, Aleksandar Maçegora për Vedomostin konfirmoi se vizita e presidentit në Phenian do të bëhet dhe se ai po "përgatitet në mënyrë aktive".

Uashington - SHBA-ja ka rritur presionin për një armëpushim në Gazë duke bërë thirrje për votim të Këshillit të Sigurisë së KB-së për armëpushim dhe po dërgojnë kryediplomatin e Uashingtonit në rajonin e shkatërruar nga lufta tetëmujore.

 

QËNDRONI TË LIDHUR