• e shtunë, 28 shtator 2024
MIA Flesh

09:00/10 qershor/2024

Shkup - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë përmes platformës ZOOM. Siç informojnë, në rendin e ditës të seancës janë tre pika - Propozim procesverbali nga seanca e tretë e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit e mbajtur me 12.04.2024 dhe Propozim procesverbali nga seanca e pestë e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit e mbajtur me 21.04.2024: Aktivitete për tema konkrete dhe pyetje dhe propozime.

Shkup - Në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec sot do të shënohet Dita e aviacionit VING. Në ceremoni është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeshefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelit Vasko Gjurçinovski, si dhe e përfaqësuesve nga Armata e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish komandantit të pjesëtarëve të VING. Dita e njësisë do të shënohet me mbikalim të avionëve të cilët janë pjesë e njësisë, si dhe fjalime nga komandanti i vVING-ut, nënkolonel Igorço Stoimenovski dhe kryetarit të komandës për operacione, gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski.

Shkup - Nën moton "Akreditimi. Forcimi i së nesërmes dhe formësimi i së ardhmes" sot Instituti i akreditimit si i vetmi organ kombëtar për akreditim, do të shënojë Ditën botërore të akreditimit. Në kuadër të ceremonisë do të promovohet "Buletini i punës IARMV për vitin 2023" dhe do të prezantohen certifikatat e organeve të akreditimit dhe trupave të riakredituar gjatë periudhës prej muajit qershor të vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024.

Shkup - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht vozitje të kujdesshme të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 37 gradë Celsius. Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron shkaktoi tërmet politik pasi dje shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi pësoi humbje në zgjedhjet evropiane nga partia e ekstremit të djathtë të Marin Le Pen, njoftuan mediat franceze. Makron tha se rezultati i votimit ishte i rëndë për qeverinë e tij dhe se nuk mund ta injorojë. Në fjalimin drejtuar popullit, në më pak se dy muaj para Olimpiadës në Paris, ai tha se zgjedhjet për Dhomën e ulët do të mbahen më 30 qershor, ndërsa raundi i dytë më 7 korrik.

Uashington - SHBA ka kërkuar votim në Këshillin e Sigurisë së KB-së mbi draft-rezolutën e saj me të cilin mbështetet miratimi i planit për “armëpushim të menjëhershëm me lirimin e pengjeve” ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, bëjnë të ditur mediat amerikane. Burime diplomatike kumtuan se votimi është planifikuar për sot, por ende nuk është konfirmuar nga Koreja e Jugut e cila kryeson Këshillin e Sigurisë për muajin qershor.

Boston- Boston Seltiks është gjithnjë e më afër titullit të parë që nga viti 2008. Ekipi fitoi edhe ndeshjen e dytë të finales së NBA-së ndaj Dallas Maveriksit, këtë herë me rezultat 105:98. Nikoqirët kontrolluan pjesën më të madhe të ndeshjes. Ndeshja e tretë e serisë së finales luhet të enjten në Dallas.  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR