• e enjte, 31 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 29 tetor/ 2024

Shkup - Edukimi mediatik nuk është vetëm aftësi, por është domosdoshmëri për çdo faktor shoqëror. Arsimi joformal, ngjarjet publike, smeinaret dhe punëtoritë luajnë rol kyç në krijimin e rezistencës kyçe kundër dezinformatave. Shteti duhet të krijojë kushte për media të pavarura, ku gazetarët do të mund të punojnë lirshëm dhe të sigurojnë informacione të besueshme për opinionin publik, me qëllim mbrojtjen e demokracisë. Këto ishin një pjesë e mesazheve, të theksuara sot në debatin publik në Kuvend, që u mbajt me rastin e ditës së edukimit medial.Debati publik është në organizim të Forumit rinor arsimor (FRA), në bashkëpunim me Klubin për çështje dhe politika rinore. Sipas kryearit të Kuvendit, Afrim Gashi, me rëndësi thelbësore është që të mësojmë t'i dallojmë informacionet e vërteta nga të rremet.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mori pjesë në forumin dyditor ministror BE - Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Budvë. Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, në forum u riafirmua përkushtimi i fuqishëm rjaonal dhe bashkëpunimi i afërt për drejtësi dhe për punë të brendshme. "Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor biseduan për ngjarjet e kohëmëparshme lidhur me digjitalizimin e drejtësisë dhe realizuan këmbim të mendimeve për mundësitë dhe sfidat kryesore të potencialit për shfrytëzim të zgjidhjeve interoperabile dhe teknologji të reja digjitale, përfshirë edhe inteligjencën artificiale. Bashkimi Evropian siguroi përditësim të diskutimeve rrjedhëse në BE, ems tjerash edhe për përpjekjet për digjitalizim të sistemeve të jurisprudencës dhe për dëshmitë elektronike. Pjesëmarrësit u informuan edhe për Konventën kornizë të Këshillit të Evropës për inteligjencë artificiale dhe të drejta të njeriut, demokraci dhe sundim të së drejtës", kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, Sanja Bozhinovska e hapi konferencën e 12-të studentore për efikasitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm - SKEEOP 2024. "Përmes kësaj platforme tashmë të njohur të rinjtë kanë mundësi t'i paraqesin idetë e veta, hulumtimet dhe inovacionet, por edhe të mësojnë nga profesionistë me prëvojë", kumtoi Ministria. Bozhinovska në hapjen e konferencës theksoi se në botë, ku gjithnjë e më tepër ka përballje me sfidat e ndryshimeve klimatike, efikasitetit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë tema shumë të rëndësishme dhe nevoja për dituri të reja dhe inovacione asnjëherë nuk ka qenë më e madhe.

Shkup - Gjithsej 30 ekspozues nga vendi dhe nga jashtë po marrin pjesë në Panairin Energo-Tehnoma 2024, që pas një pauze prej gjashtë viteve po mbahet në Shkup prej sot deri më 31 tetor. Në fokus të panairit janë energjetika dhe teknologjia. "Ngjarjet si Energo-Tehnoma janë jashtëzakonisht të rëndësishme në rrugën drejt sigurimit të shtetit efikas me energji të qëndrueshme", theksoi ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, Sanja Bozhinovska në hapjen zyrtare të panairit.

Shkup - Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Nikolla Memov, ka realizuar takime me përfaqësues të kompanive BGProtect Ltd, TripleP - Cyber Security Experts, CYFOX и KELA CYBECS nga Izraeli nga fusha e sajber sigurisë, në kuadër të vizitës së tyre në vendin tonë, informojnë nga Fondi. Siç shtojnë nga atje, qëllimi i takimeve ka qenë prezantimi i sajber teknologjive digjitale dhe produkteve në pjesën e sajber mbrojtjes, parandalimit nga sajber sulmet, mbrojtja e të dhënave dhe vlerësimi i rreziqeve - Cyber intelligence, Risk Assessment, IoT security, Zero Trust, Mobile, Cloud protection.

Shkup - SHA EMV në përputhje me shpalljen publike do të kryejë furnizim të energjisë elektrike për periudhën nga data 1 deri më 15 nëntor për të siguruar nevojat e përgjithshme të energjisë elektrike për Furnizuesin Universal EVN Houm, sigurimi i humbjeve në elektroshpërndarjen dhe shërbimet sistematike për SHA MEPSO, si dhe optimizimi i prodhimtarisë dhe akumulimeve, informojnë nga kompania. Furnizimi i përgjithshëm i energjisë elektrike, siç theksojnë, është 44,1 gigavat orë, përkatësisht 28,8 gigavat orë energji bazë, 15,3 gigavat orë energji elektrike, në periudhën e konsumit më të madh ditor të energjisë elektrike.

Shkup - Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë" reagon në nominimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë nga ana e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë. Sipas tyre, emërimet janë kryer me mungesë të argumenteve të qarta dhe arsyetimeve. Konform nenit 9 nga Ligji për Akademi për gjyqtarë dhe prokurorë publikë , në Këshillin drejtues të Akademisë, dy anëtarë emërohen nga ana e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve, si dhe dy anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e prokurorëve publikë nga ana e Këshillit të prokurorëve publikë.

Tetovë - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për letrat të cilat Ali Ahmeti ia dërgon kryeministrit dhe politikanëve të huaj vlerësoi se nuk janë në interes të qytetarëve. Kasami i tha Ahmetit të punojë për reforma në partinë e tij BDI. "Fatkeqësisht, Ali Ahmeti nuk ka punuar në interes të qytetarëve as kur ishte në pushtet e as tani kur është në opozitë. Ai duhet të punojë në reformimin e partisë së tij dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, siç kishte kohë të mjaftueshme kur ishte pjesë e qeverisë, të merret me gjëra që nuk ishin të tija, në vend që të punonte për qytetarët dhe tani në opozitë në vend që të merret me punë që janë karakteristike për një parti opozitare, fatkeqësisht ai ka kohë të shkruajë letra. Në kohën kur ai shkruan letra ne realizojmë projekte në interes të qytetarëve në nivel lokal dhe qendror", theksoi Bilall Kasami nga Tetova.

Tetovë - Kryesi i punëve për ndërtimin e rreth-rrotullimit të Tetovës përmes qarkores Trebosh deri në fshatin Neproshten, për momentin po punohet në kryerjen e mbikalimit mbi binarët e hekurudhës, informuan sot nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH). "Së bashku me ekipin profesionit të NPRRSH-së kontrolluam punët ndërtimore për ndërtimin e rreth-rrotullimit të Tetovës përmes qarkores Trebosh deri në fshatin Neproshten (faza 1). Për momentin po punohet në përpunimin e shtyllave të mbikalimit. Gjithashtu, paralelisht me kryerjen e zgjidhim edhe eksprorpijimin e tokës përreth, ndërsa është kryer edhe depërtimi dhe pastrimi i trasesë prej rreth 90%. Progresi momental i punëve ndërtimore është 25%", shkroi drejtori i NPRRSH-së, Koce Trajanovski përmes rrjetit social Fejsbuk.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tre muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë, të planifikuara për më 9 shkurt të vitit 2025, tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të fillojë rritja e pagave në sektorin publik, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Kurti këtë e tha në konferencën e sotme për shtyp së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Tiranë - Në Tiranë sot dhe nesër mbahet takimi i 18-të i komisionit parlamentar për stabilizim dhe asocim BE - Shqipëri, ku marrin pjesë 10 deputetë nga Parlamenti Evropian. Delegacionin e udhëheq italiani Marko Tarkinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë, Adnan Dibrani i cili vjen nga Suedia dhe Fredi Beleri nga Shqipëria, por si eurodeputet grek. Para hyrjes në Parlament, Beleri nga një grup i vogël i qytetarëve ishte pritur me ofendime, ndërsa njëri prej personave i ka hedhur vezë dhe kos, por ai nuk ka reaguar dhe është futur në pallat.

Athinë - Qytetarët tanë meritojnë të jenë anëtarë të BE-së, që të kenë të ardhme më të mirë. Si Qeveri u obliguam se do t'i zbatojmë reformat e domosdoshme që i kemi para nesh. Rruga jonë drejt BE-së është shumë e vështirë, thotë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë për gazetën greke "Katinerini", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ai thekson se si Qeveri besojnë në vlerat evropiane dhe prandaj luftojnë për t'i bashkuar qytetarët e tyre me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian.

Gjenevë - Vendimi i Izraelit që ta ndalojë punën dhe aktivitetin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRVA) është një mënyrë e re për vrasjen e fëmijëve, deklaroi sot zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder. "Derisa UNRVA nuk është në gjendje që të veprojë, me siguri do të vijë deri te kolapsi i sistemit humanitar në Rripin e Gazës. Do të thotë, vendim i papritur si kjo do të thotë se është gjetur një mënyrë e re për vrasjen e fëmijëve", tha zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder. 

 Bruksel - Lufta e agresionit rus është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në Evropë,  ndërsa ndihma e forcave të Koresë së Veriut për Rusinë është një përshkallëzim i madh i luftës kundër Ukrainës, konluduan kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni,  dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. "Lufta agresive e Rusisë në tokën evropiane është kërcënimi i vetëm më i madh për paqen dhe sigurinë e kontinentit evropian", thuhet në deklaratën e përbashkët pas takimit të parë në Bruksel midis Fon der Lajenit dhe Rutes, i cili së fundmi mori funksionin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. 

 Uashington - Gazeta amerikane "Uashington post" pasi vendosi të mos mbështesë asnjë kandidat presidencial, më shumë se 200.000 lexues e ndërprenë parapagesën e tyre digjitale. Numri më i madh i lexuesve e ka kritikuar vendimin e pronarit të "Uashington post" dhe themeluesit të kompanisë "Amazon", Xhef Bezos për të mos e mbështetur presidenten Kamala Haris në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Pas vendimit të Bezos, gazeta u përball edhe me një sërë dorëheqjesh nga redaktorët.

Jerusalem - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot deklaroi se zgjedhja e Naim Kasemit për lider të ri të Hezbollahut është "e përkohshme". "Emërim i përkohshëm. Jo për gjatë kohë", shkroi ai në Iks. "Këshilli drejtues i Hezbollahut vendosi ta zgjedhë sheikun Naim Kasem për sekretar të përgjithshëm të Hezbollahut", thuhet në kumtesën e grupit shiit islamist i cili po lufton me Izraelin.

Dubai - Sulmi izraelit ndah Iranit me siguri e dëmtoi bazën e Gardës paraushtarake revolucionare iraniane e cila prodhon raketa balistike dhe lanson raketa për programin bërthamor, lajmërojnë agjencitë e huaja. Siç është cekur, dëmtimi i bazës Sahrud inicon çështje të reja lidhur me sulmin izraelit të shtunën, posaçërisht sepse ai ishte i kahëzuar drejt rajonit që paraprakisht ishte përmendur nga Teherani, ndërkaq i cili e prëfshin Gardën revolucionare, fuqi e madhe në Iran.

QËNDRONI TË LIDHUR