• e enjte, 31 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 30 tetor/ 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Tafik F. Alrabia, ministër i Haxhit i Mbretërisë së Arabisë Saudite, informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit. Gjatë kësaj Gashi shfaqi shpresën se marrëdhëniet e hapura dhe miqësore midis dy vendeve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me përkushtim për hapjen e mundësive më të mëdha për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit që duhet të publikohet sot, të jetë i ngjashëm me raportin e mëparshëm me disa përmirësime në disa fusha. Në deklaratën për media dhënë sot në komunën e Gjorçe Petrovit, kryeministri ka thënë se do të japë mendimin e tij për raportin pas publikimit të së njëjtës.

Shkup - Dorëzimi i Propozim ndryshimeve kushtetuese në Kuvend para formimit të qeverisë në Bullgari, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, "do të ishte naive" dhe "një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte një rrezikim të plotë, i tashmë integrimeve të rrezikzuara të vendi për shkak të aventurave të qeverisë së mëparshme". Për mundësinë e ndërtimit të një qëndrimi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese me veprim të vonuar, Mickoski përsëriti se në fjalimin e tij më 23 tetor bëri thirrje për "qëndrim mbipartiak për shumë nga çështjet e hapura", ndërsa për mundësinë që LDP-ja të hyjë në koalicion qeveritar, tha se për këtë nuk është diskutuar as në kuadër të koalicionit, as në kuadër të partisë, por se "çdo mbështetje nga një deputet që i mbështet politikat e kësaj qeverie është e mirëseardhur në kuadër të votimit në Parlament".

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Propozim-buxheti për vitin 2025, i cili dje kaloi në seancë qeveritare, këto ditë të gjendet para deputetëve. Rritja ekonomike e projektuar në 3,7 për qind për vitin e ardhshëm, thotë se mund të tejkalohet nëse realizohen investimet e paralajmëruara të kompanive dhe investimet kapitale. "Pres që në tremujorin e tretë të lëvizim midis 2,5 dhe 3 për qind, në tremujorin e katërt midis 3 dhe 3,5 për qind, ndërsa nuk do të befasohem nëse në tremujorin e parë të vitit të të ardhshëm, nëse gjithçka është siç e projektojmë me investimet e kompanive dhe me investimet e shtetit, të shkojmë në katër dhe nuk do të habitesha që vitin e ardhshëm të jetë 3,7 e më shumë, sepse këta janë treguesit që kemi aktualisht në dispozicion. Ka edhe disa gjëra që duhet të fillojnë të funksionojnë, disa fabrika ende nuk kanë filluar dhe pres që të fillojnë në periudhën në vijim, kështu që projeksioni për vitin e ardhshëm është 3,7, por nuk do të habitesha nëse bëhet më shumë", tha Mickoski pas vizitës së sotme në komunën Gjorçe Petrov.

Shkup – Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, gati zyrtarisht dy e treta e shumicës në kuadër të Parlamentit. Çdonjëri që i ndan dhe mbështet politikat e kësaj Qeverie mund të përfshihet dhe t’i mbështesë këto politika, porositi kryeministri Hristian Mickoski, i pyetur se a ka mundësi që PLD-ja të hyjë në koalicionin qeveritar.  Se a do të jetë PLD-ja zyrtarisht pjesë e koalicionit qeveritar, Mickoski theksoi se ende nuk ka biseduar “as në kuadër të koalicionit, as në kuadër të partisë”.

Shkup - Drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Bojan Hristovski ka certifikat për sekret shtetëror, pohon sot kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gur themelit për ndërtimin e kopshtit të ri në komunën Gjorçe Petrov. I pyetur se çfarë do të bëjë Qeveria për çështjen e hapur të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e Hristovskit për drejtor të ASK-së, kryeministri tha se do të presin mendimin e Komisionit.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në hakatonin e sotëm digjital me të rinjtë në Kuvend, theksoi se është koha për transparencë të vërtetë dhe se çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike. "Të dhënat e hapura dhe transparenca digjitale nuk janë vetëm premtime, ato janë mjeti ynë kundër korrupsionit dhe baza e besimit tek institucionet. Portali data.gov.mk hap mundësi të reja, por nuk duhet të ndalemi me kaq. Synimi ynë është që të hapim edhe më shumë të dhëna, sepse çdo qytetar meriton qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike", theksoi ministri, duke potencuar se transparenca duhet të bëhet rregull, jo përjashtim.

Shkup - Eurombasadori Mihalis Rokas sot do t'i dorëzojë kopjet e Raportit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, informon delegacioni i BE-së në vend. Kopjet e Raportit siç është paralajmëruar, Rokas nesër do t'ia dorëzojë edhe kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Negotinë - Ambasadorja amerikane Angela Ageler sot ka vizituar klubet e aktivizmit dhe debatit të të rinjve në Negotinë, në kuadër të Javës së Arsimimit Mediatik. NgjarjA ishte në organizim  të Forumit Arsimor Rinor dhe Këndi Mobil Amerikan, dhe në bashkëpunim me shoqatën rajonale për mbrojtjen e natyrës "Ekovita" nga Negotina.  "Qëllimi është të njihet me aktivizmin rinor dhe aktivitetet dhe debatet që zhvillohen në klubet e tilla debatuese në shtet", sqaroi Risto Saveski, kryetar i Forumit Arsimor Rinor.

Shkup - Në BNJVL nuk ka ndasi, ajo mbetet e unifikuar, deklaroi kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për bisedimet me kryetarin e komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, lidhur me largimin nga Këshilli drejtues i BNJVL-së. Në deklaratën për media pas hapjes së takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, Gjorgjievski ka thënë se kanë vendosur që Strumica të mbetet në BNJVL.

Shkup - Përmirësimi i funksionalitetit të vetëqeverisjeve lokale dhe digjitalizimi i shërbimeve ishin në fokusin e hapjes së takimit të njëzetë e tretë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK). Në kuadër të temës së parë "Zhvillim në procesin e inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE", nga takimi që mbahet në Shkup, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, theksoi se është prioritet të përmirësohen kushtet për jetesë në të gjitha komunat.

Shkup - Korrupsioni për fat të keq është pjesë përbërëse gjithkund, ne intensivisht punojmë në shkatërrimin e korrupsionit në radhët personale, mesgjithatë kjo nuk mjafton, duhet të punojmë edhe në institucionet tjera, si dhe t'i aktivizojnë qyetarët se nuk është mënyrë të japësh diçka nën dorë që të mund të realizosh ndonjë të drejtë tënden, theksoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Aleknsadar Janev në sesionin e KNBE-MK për Kapitullin 24 "Sfidat në luftën me krimin e financuar në Maqedoninë e Veriut: Rëndësia e hetimeve efikase financiare".

Bruksel – Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë multietnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë tempon e reformave lidhur me BE-në si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese.  Këto janë një nga porositë kryesore që përmban Propozim-raporti për progresin e vendit në rrugën drejt BE-së nga “Pakoja e zgjerimit” të Komisionit Evropian, që zyrtarisht duhet të miratohet sot dhe publikohet pasdite. 

Bruksel - Kandidati për eurokomisionerin e ri të Punëve të Brendshme dhe Migracion, austriaku Magnus Bruner paralajmëroi se do të mbështesë propozimin e mundshëm për rritje të trefishtë të përbërjes së përhershme të Agjencisë Evropiane për kontroll kufitar dhe bregdetar (Fronteks) në 30.000 pjesëtarë. Këtë paralajmërim Bruner e dha në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjejes së Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme të Parlamentit Evropian (LIBE), para të cilit do të dëgjohet javën e ardhshme.

Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, deklaroi se në SHBA janë ndaluar dhe marrë në pyetje gazetarë rusë të cilët duhej të raportonin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ajo shtoi se viza e kameramanit të gazetës "Izvestija" është anuluar për shkak arsyeve administrative. "Ata nuk kanë udhëtuar atje inkognito, kanë shkuar në bazë të dokumenteve të lëshuara. Ata kanë dhënë qëllimin e udhëtimit – të punojnë si gazetarë, të ndjekin zgjedhjet. I kanë kaluar të gjitha procedurat. Morën viza, leje, morën gjithë pakon e dokumenteve dhe janë nisur drejt SHBA-së. Në aeroport janë ndaluar dhe marrë në pyetje. Marrja në pyetje zgjati disa orë, ndërsa pastaj kameramanit nuk iu lejua të kalonte kufirin dhe iu hoq viza e hyrjes. Si shkak janë dhënë arsye administrative. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo", theksoi Zaharova.

Londër - Gazeta e përditshme britanike "Fajnenshll tajms" (Finnacial Times) publikoi se Ukraina dhe Rusia me ndihmën e Katarit sipas të gjitha gjasave kanë filluar negociatat e paqes me qëllim për të parandaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Një diplomat anonim theksoi se të dy vendet me gjasë morën vendim për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm. Gjendja në Ukrainë është veçanërisht dramatike sepse është një vend shumë më i vogël se një vit më parë u informua se 95 për qind e infrastrukturës së saj energjetike ishte shkatërruar ose dëmtuar.

Valencia - Numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin lindor spanjoll Valencia është rritur në të paktën 63 persona, kumtuan sot autoritetet lokale.  Shërbimet për situata të jashtëzakonshme në Valencia e konfirmuan numrin e viktimave, publikuan mediat amerikane. Përmbytjet i shndërruan rrugët e fshatrave në lumenj dhe e ndërprenë trafikun hekurudhor dhe rrugor në rajon në këtë fatkeqësi më të madhe natyrore të vendit në kohët e fundit. 

Bejrut - Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj rrugës kyçe mes kryeqendrës libaneze Bejrut dhe kryeqytetit të Sirisë - Damask, duke shkatërruar minibus plotë me municion, me ç'rast jetën e ka humbur shoferi, kumtuan burime nga shërbimi libanez i sigurimit, njoftoi BTA. Burimet konfirmuan se minibusi, i qëlluar në rrugën mes Bejrutit dhe Damaskut, ka qenë i mbushur me armë, ndërsa pas sulmit rruga është mbyllur për komunikacion.

Pekin - Nëse Donald Trampi fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ai mund ta "refuzojë" Tajvanin sepse politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë "Amerika në vend të parë", deklaroi sot zëdhënësja e zyrës kineze për çështjet me Tajvanin, Zhu Fengliang. Gjatë fushatës së tij, kandidati republikan bëri disa komente duke thënë se azilkërkuesit e Kinës, Tajvani, duhet të paguajë për atë. Ai, gjithashtu, akuzoi ishullin për vjedhjen e biznesit të gjysmëpërçuesve të Amerikës.

Shkup - Vijon një periudhë me mot stabil dhe të thatë, me erë të dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here më e fortë veriore, më e theksuar gjatë natës drejt së dielës. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta, kumtoi DPHM-ja. Temperaturat ditore deri të shtunën do të jenë më të ulëta për një gradë, ndërsa nga e diela do të jetë më të ulëta për 4 deri 5 gradë. Temperatura maksimale ditore do të arrijnë deri 21 gradë, ndërsa minimalet do të zbresin deri minus pesë gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR