• e enjte, 31 tetor 2024
MIA FLESH

18:00/30 tetor/2024

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot e priti dhefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Mihalis Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit evropian për përparimin e vendit për vitin 2024. Nga kabineti i presidentes Siljanovska Davkova kumtuan se ajo ka vlerësuar se raporti paraqet pasqyrë objektive, përkujtues dhe udhërrëfyes për prioritetet reformuese dhe fushat në të cilat është i domosdoshëm përparimi i mëtutjeshëm dhe shfaqi shpresë se jep notë të balancuar të arritjeve të prëgjithshme të vendit.

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Rregjistri qendror punon me humbje. Këtë vit, humbja do të jetë gjashtëfish më e madhe se vitin e kaluar, tha sot drejtoresha e këtij institucioni, Anita Stamnova. Në fjalimin në ngjarjen me rastin e "Ditëve të Regjistrit qendror", Stamnova paralajmëroi projekte të reja dhe potencoi se në fokus do të jenë zhvillimi, transparenca dhe stabiliteti i institucionit.

Tetovë, 30 tetor 2024 (MIA) - Disa çështje me interes të ndërsjellë për përmirësimin e shërbimeve dhe projekteve infrastrukturore në të dyja vendet ishin në fokus të takimit të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe Unionit të Komunave Turke në Botë, informojnë sot nga Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Tetovës.

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova poret që Raporti i 17-të me radhë i KE-së për vendin tël jetë pozitiv, do të shënohen ndryshime, por se nuk do të jetë shumë më ndryshe nga viti i kaluar. Sipas saj, është koha e fundit që vendi të fillojë bisedime, përmes prizmës së kritereve të Kopenhagës. "Unë nuk mendoj se do të marrim raport shumë më ndryshe nga viti i kaluar. Jo. Mendoj se gjërat nuk kanë ndyshuar brenda natës. Edhe unë madje edhe kur bëhet fjalë për të drejtat e pakicave, gjithmonë kam thënë se le t'i lexojmë raportin e 15-të, 16-të, tani raporti i 17-ti do të jetë besoj pozitiv, kuptohet se do të hasen ndfryshime. Në të vërtetë, jo rastësisht ka ardhur deri në ndryshim të pushtetit, megjithatë se diçka nuk di, çuditërisht do të paraqitet nuk besoj, vlerësoi presidentja Suljanovska Davkova në pyetjen e gazetarëve, çka pret nga Raporti i ri i KE-së për progresin e vendit, i cili pritet të publikohet sot.

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Gjorgji Galetanovski është emëruar kryetar i ri i Organizatës civile të LSDM-së në Shkup. Galetanovski për këtë informoi në profilin e tij në Fejsbuk. Në publikimin shkruan se do të angazhohet për zgjidhje të shpejtë të problemeve lokale në Shkup dhe se fokusi do të jenë të rinjtë.

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA)- Sekretari shtetëror në MPB, Sasho Petrushevski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev sot morën pjesë në punimet e sesionit të 15-të të Grupit Punues 4, Drejtësia, Liria dhe Siguria (Kapitulli 24) me temën "Sfidat në luftën kundër krimit financiar: Rëndësia e hetimeve efektive financiare”. Takimi i punës u mbajt në Shkup, në organizim të Konventës Nacionale të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK).

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA)- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryetarin e komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, ministrin Vllaldo Misajllovski, zëvendësministrin Vellkovski dhe deputetë të tjerë të pranishëm, këshilltarë dhe qytetarë, simbolikisht shënuan fillimin e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve në vendbanimin Stopanski Dvor, të komunës së Gjorçe Petrovit.

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Veprimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në rastin e emërimit të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare nuk zëvendëson apo shtyn detyrimet e organeve tjera kompetente, përkundrazi, siç informojnë nga Antikorrupsioni, "inkurajon të gjitha institucionet kompetente, t'i kryejnë detyrimet në pajtim me kompetencat ligjore".

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklroi se pas dorëheqjes kolektive të Komisionit për Falje, kanë filluar bisedimet për përbërjen e re të Komisionit, por se nuk do të shpejtohet me formimin e tij. "Nuk dha Komisioni dorëheqje. Komisioni për arsye personale dhe profesionale  dha dorëheqje dhe kjo është diçka tjetër. Edhe unë, ne  jemi në bisedime për një përbërje të re të Komisionit. Unë kurrë nuk i bëj gjërat shpejt, e pranoj. Po bisedojmë, të gjitha profilet duhet të përfshihen brenda që të mundet në të vërtetë që në fund të atij procesi të faljes, i cili fillon në gjykatë, ndërsa përfundon me nënshkrimin, por para vlerësimit nga Komisioni, të jetë i suksesshëm. Bisedojmë me ekspertë, me njerëz nga sektori joqeveritar, sepse gjithmonë në komisione ka njerëz nga shëndetësia, psikolog, neuropsikiatër, ka pasur gazetar, kështu që kemi biseduar me të gjitha ato kategori", tha Siljanovska Davkova në pyetjen e gazetarëve. 

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA)-  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rafael Soriano Ortiz. Mexhiti dhe Ortiz i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe me kapacitet të madh për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët. Prishtinë, 30 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin po qëndron në Kosovë, ku dje u takua me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sot edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në kumtesën e Shërbimit të qeverisë për informim pas takimit në rezidencën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, theksohet se Kurti dhe Saracin kanë diskutuar për "përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe për çështje aktuale".

Madrid 30 tetor 2024 (MIA)- Qeveria e Spanjës sot ka shpallur tre ditë zie për nder të viktimave nga përmbytjet në pjesët jugore dhe lindore të vendit, shifër që tanimë ka arrit në 64 persona, transmetojnë mediat franceze. Zija treditore do të fillojë nesër, më 31 tetor dhe do të zgjasë deri të shtunën, 2 nëntor, deklaroi para gazetarëve ministri për politikë territoriale Anhel Viktor Tores, duke shtuar se kryeministri Pedro Sançez nesër do të vizitojë zonat e prekura.

Gazë, 30 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 20 palestinezë humbën jetën sot në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, nga të cilët të paktën tetë në një sulm të forcave izraelite ndaj rajonit Salatin, në afërsi të Beit Lahija në veri të enklavës, njoftuan mjekët palestinezë. Salatin gjendet në afërsi të vendit ku forcat izraelite vranë të paktën 93 persona të martën, si pjesë e ofensivës së re në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Gjatë ofensivës së re në veri në enklavës, IDF dërgoi tanke në Beit Lahija, si dhe në qytetet e afërta Beit Hanun dhe Xhabalia, ku u vranë qindra njerëz.

Bejrut, 30 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot kumtoi se gjatë sulmit të kohëmëparshëm ajror ndaj Nabatit në Libanin jugor, është vrarë zëvendësi i komandantit të njësisë elite të Hezbollahut, Radvan, Mustafa Ahmad Shahadi. Në kumtesë ceket se eliminimi i Shahadit është me qëllim që të pakësohet aftësia e forcave Radvan për të "kryer aktivitete terroriste ndaj IDF-së dhe bashkësive në kufirin verior".

Bejrut, 30 tetor 2024 (MIA) - Lideri i ri i lëvizjes libaneze Hezbollah, Naim Kasem sot deklaroi se do t'i përmbahet strategjisë së paraardhësit të tij, Hasan Nasrallah, i cili është vrarë në shtator në një sulm ajror izraelit mbi periferinë e Bejrutit, pas çka ka përshkallëzuar konflikti.

Kampala, 30 tetor 2024 (MIA) - Të paktën tetë persona e humbën jetën në sulmin e anëtarëve të dyshuar të një sekti në Ugandë, mes viktimave është edhe një fëmijë trevjeçar, ndërkaq të plagosur janë tetë persona të tjerë, kumtuan sot autoritetet lokale. Sulmi ndodhi të martën në brëmje në Miziza A, fshat në rajonin Kagadi në Ugandën perëndimore, rreth 250 kilometra larg kryeqytetit Kampala.

QËNDRONI TË LIDHUR