• e shtunë, 12 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA FLESH

09:00 / 4 prill / 2025

Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me dëshminë e të akuzuarit Vllatko Keshishev. Në seancën e sotme gjyqësore është parashikuar t'i parashtrojnë pyetje të akuzuarit Ljupço Palevski dhe avokatit të tij. Në seancën e kaluar gjyqësore Keshishev deklaroi se Pançen dhe Vanjën për herë të parë i ka parë pas postimeve në Fejsbuk për zhdukjen e tyre. Ai ka dëshmuar për grabitjen e tyre, me ç'rast sipas përgjigjeve të tij për të njejtit kryesisht e ka pasur rolin e rojtarit.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive në "Akaba Proces Ballkan III" në Sofje. Siç njoftoi raportuesi I MIA-s nga Sofja, vizita realizohet me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë, Abdullahu i Dytë. Presidentja e Maqedonisë së Veriut do të mbajë fjalim në sesionin e parë të mbledhjes i titulluar 'Identifikimi dhe kuptimi i kërcënimeve'. 

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë seanca dy komisione - Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisionit ligjvënës-juridik. Në rendin e ditës së dy komisioneve të Kuvendit janë dy pika të njëjta - Propozim-ligji për lirimin nga tatimi me qëllim të realizimit të vendimit për lidhjen e aneksit të marrëveshjes për koncesion për ndryshimin e dedikimit të një pjese të mjeteve, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim-programi për plotësimin e Programit afatmesëm për formimin, ruajtjen, rinovimin dhe përdorimin e rezervave të mallrave për periudhën 2021-2025.

Shkup - Ministri i Administratës Publike së Maqedonisë së Veriut, Goran Minçev dhe ministri i Administratës Publike i Sllovenisë, Franc Props sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim. Siç u paralajmërua, ngjarja do të mbahet në Kabinetin e ministrit të Administratës Publike të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pas nënshkrimit të memorandumit, janë paraparë deklarata për media. 

Shkup - Ambasadori i OSBE-së në vend, Kilian Val sot do ta vizitojë Kuvendin. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, Val do të realizojë takim pune me kryetaren e Komisionit të Kuvendit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Zhaklina Peshevska.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore ku do të bien mbi 15 litra në metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë. Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë. 

Tiranë - Njëri nga ekspertët më të njohur në fushën e sigurisë, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço për Euronjuz Albania ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.

Sofje - Presidenti bullgar Rumen Radev dhe mbreti jordanez Abdulla i Dytë do të jenë nikoqir të takimit të nivelit të lartë "Procesi Akaba për Ballkanin III" në Sofje. Këtë e kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të vendit. “Procesi Akaba” është seri e takimeve ndërkombëtare për herë të parë të iniciuara nga mbreti Abdulla i Dytë në vitin 2015. Qëllimi i tyre është që ta ruajnë koordinimin ndërkombëtar dhe rajonal dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, ideologjitë ekstremiste dhe radikalizimit përmes qasjes gjithëpërfshirëse.

Ankara - Forcat ajrore izraelite mbrëmë kanë kryer dy sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask, kumtoi Qendra siriane për vëzhgim të të drejtave të njeriut. "Aeroplanët izraelitë shënjestruan pozicione ushtarake dhe postblloqe në periferi të Damaskut", kumtoi Qendra, duke shtuar se deri tani nuk ka pasur informacione për viktima eventuale. Këto sulme pasuan më pak se 24 orë pas sulmeve të ngjashme izraelite ndaj objektivave ushtarake siriane, si dhe ofensivës tokësore në pjesën jugore të Sirisë jugore, pas çka, sipas Qendrës, jetën e kanë humbur 13 persona.

Kiev - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiga mbrëmë kumtoi se e ka informuar sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio për shkeljet ruse të marrëveshjes për armëpushim, konkretisht të orientuara ndaj infrastrukturës energjetike. "Ukraina tërësisht angazhohet për paqe dhe ndërmerr hapa konkrete, të pakushtëzuara për arritjen e saj, ndërsa Rusia vazhdon me zvarritje", ka shkruar Sibiga në rrjetin social Iks.

Kiev - Dronë rusë kanë sulmuar mbrëmë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkov, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar zjarre në të cilat e kanë humbur jetën të paktën dy persona, ndërsa janë lënduar 31, kumtuan autoritetet lokale. Guvernatori i rajonit Oleg Sinegubov deklaroi se në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë. Ai tha se janë goditur disa ndërtesa shumëkatëshe, ku shpërtheu edhe zjarr në çatinë e njërës prej ndërtesave. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë rrënojat për të mbijetuar.

Seul - Gjykata kushtetuese e Korese së Jugut e shkarkoi presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk-jeol nga pozita, duke e mbështetur kërkesën parlamentare për impiçment për shkak të gjendjes afatshkurtër ushtarake që ai e vendosi vitin e kaluar, duke shkaktuar krizën më të keqe politike në vend në dekadat e fundit. Sipas Kushtetutës së vendit, pas ndërrimit të Junit nga pushtetit, në afat prej 60 ditlve duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme presidenciale.

Uashington – Njerëz të afërt me presidentin amerikan Donald Tramp e këshilluan që të mos i lajmërohet Vladimir Putinit derisa presidenti rus nuk angazhohet për armëpushim të plotë në Ukrainë, njoftoi En-Bi-Si Njuz, duke cituar përfaqësues të administratës. Në raport shtohet se një përfaqësues zyrtar ka paralajmëruar se Trampi mund të vendosë menjëherë se dëshiron të bisedojë me Putinin. Trampi të dielën deklaroi për En-Bi-Si Njuz se planifikon të bisedojë me Putinin këtë javë.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë tha se është i hapur për negociata pas paralajmërimit të tij për tarifa të reja gjithëpërfshirëse globale. "Nëse dikush thotë se do t'ju japim diçka që është aq fenomenale, derisa ata na japin diçka që është e mirë", tha Tramp në pyetjen nëse ai do të mendonte për marrëveshje me vendet e prekura. Tarifat do t'i japin SHBA-së "fuqi të madhe" për të negociuar, shtoi presidenti amerikan.

Uashington - Zyra e inspektorit kryesor të Pentagonit sot publikoi se e fillon hetimin për përdorimin e aplikacionit publik dhe të paklasifikuar të mesazheve "Signal" nga ana e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pit Hegset për të koordinuar sulmet ajrore kundër rebelëve jemenë Huthë, të cilët filluan më 15 mars. "Qëllimi i këtij inspektimi është të përcaktohet se deri në çfarë mase ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarët tjerë në Ministri kanë respektuar politikat dhe procedurat për përdorimin e aplikacioneve publike për komunikime zyrtare", thuhet në shënimin zyrtar të u.d. inspektor kryesor, Stiven Stebins.

QËNDRONI TË LIDHUR