• e mërkurë, 30 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

09:00/10 prill/2025

Shkup  - Komisioni Kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të mbajë seancë për Shqyrtimin e kandidaturave të dorëzuar pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programues të Radio Televizionit të Maqedonisë ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 55/2025). Tridhjetë e shtatë kandidatë kanë aplikuar në Konkursin publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programues të Radiotelevizionit të Maqedonisë, por nëse të gjithë do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve varet se sa prej tyre i kanë përmbushur kushtet e shpalljes publike.

Shkup - Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiç sot për të dytën ditë me radhë e vazhdon vizitën e parë zyrtare në vend. Kllakoçar Zupançiq sot do të takohet me Antoinio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe me anëtarët e grupit. Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marina Dimovska, do të realizojë takim me Urshula Zore Tovçar, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Sllovenisë.

Strugë - Në Gjykatën Themelore në Strugë, sot duhet të vazhdojnë proceset gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për emërim joligjor të drejtorëve në shkollat fillore në Komunën e Strugës. Në një lëndë janë bashkuar shkoillat në Labunishtë, Radolishtë, Podgorcë, ndërsa për shkollat në Veleshtë dhe për "Vëllezërit Milladinovci" në Strugë zhvillohen dy lëndë të ndara. Në rastin e shkollës "Zini Hani" në Veleshtë, përveç Merkos, akuzohen edhe katër persona të tjerë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas aktakuzës, përveç emërimit të paligjshëm të Egzona Shej si drejtoreshë, ajo akuzohet edhe për falsifikim diplomash.

Shkup - Në Qendrën mediale të Qeverisë sot do të mbahet panel diskutim i titulluar "Ndikimi i rritjes së kapitacionit ndaj mbrojtjes primare shëndetësore". "Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar, në panel diskutimim që do ta drejtojë zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, do të marrin pjesë Sasho Klekovski, drejtor i FSSHM, prof. Irena Aleksioska Papestiev, drejtoreshë e Klinikës universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë. dr. Lili Çollakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së mjekëve privatë dhe Loran Strashevski, stomatolog amë. 

Shkup  - Para Këshillit gjyqësor sot deklarata solemne do të japin kryetarët e spaozgjedhur të gjykatave themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe të gjykatave të apelit në manastir dhe në Gjevgjeli. Kryetar i Gjykatës themelore Koçan është Spiro Borisov, gjykatës i Gjykatës themelore Koçan, kryetare e Gjykatës themelore Gjevgjeli është zgjedhur Maja Avramova, gjykatëse në Gjykatën themelore Gjvegjeli, dhe kryetare e Gjykatës themelore Kavadar është Elizabeta Petkovska, gjykatëse në Gjykatën themelore Kavadar. Zhaklina Doveden, gjykatës i Gjykatës së apelit Manastir është zgjedhur kryetar i Gjykatës së apelit Manastir dhe Bekim Mehmedi, gjykatës i Gjykatës së apelit Gostivar është kryetar i ri i Gjykatës së apelit Gostivar. 

 Shkup  - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot do të mbajë fjalim në promovimin e Strategjisë së re për arsimin e të rriturve 2025-2030. Siç njofton nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ngjarja është në organizim të IP Qendra për Arsim të të Rriturve, ndërsa do të mbahet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi.

Dibër  - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në margjinat e konferencës rajonale me temën "Avancimi i reformave për mbrojtjen e fëmijëve - mundësi në bazë të kornizës për garancionin e fëmijëve të BE-së", në Tiranë ka realizuar takim me ministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi. "Qëllimi i takimit të përbashkët me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu dhe ministrin e Mbrojtjes Sociale, Kujdesit mbi Familjen dhe Demografisë të Malit të Zi, Damir Gutiç, ishte thellimi i bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes këtyre vendeve në fushën e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe implementimit të politikave që sigurojnë mirëqenien e grupeve të cenueshme", publikoi ministri Limani.

Prilep - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov së bashku me sekretaren shtetërore Marija S. Gjorgova, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Komunën e Prilepit. Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ljutkov dhe Gjorgova  në Prilep do t'i vizitojnë kishën "Shën Bllagoveshtanie", lokalitetin arkeologjik Stibera, si dhe shenjëtoren shpirtërore maqedonase, kompleksin e manastirit "Treskavec". 

Shkup  - Ministri për Çështje Evropiane i Hungarisë, Janosh Boka sot do të mbajë ligjëratë të hapur në Universitetin e Shkupit. Siç thuhet në paralajmërim, ministri Boka do të jetë pjesë e diskutimit të hapur me studentë të Universitetit, ku do të marrë pjesë edhe zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Doc. Dr. Viktorija Trajkov, ish-zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Prof. Dr. Vasko Naumovski dhe ambasadori Marjan Gjorçev.   Fjalim përshëndetës do ta mbajë rektori i Universitetit të Shkupit, Prof. Dr. Ace Milenkovski.

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, interesin pronësor dhe gjërave të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, në lexim të dytë. Siç theksohet në arsyetimin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi i këtyre ndryshimeve të Ligjit, në pjesën që përcakton kushtet për zgjedhje/emërim të drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe zyrtarëve tjerë publik, është të krijohet mundësi për zgjedhje të kuadrit profesional të fushës.

Shkup - Në Qendrën kulturore - informative të Maqedonisë në Sofje sonte me fillim në ora 18:30, do të prezantohet trioja muzikore: Ismet Vejseli (vokal - tenor), Alba Zeqiri (violina) dhe Shkëlzen Baftiari (piano). Në program janë kompozimet nga: Paolo Tosti, Vasil Tole, Astor Pijacola, Vinçenco Belini, Sotir Gollabovski, Soni Petrovski, Frederik Shopen, Zhil Masne dhe Xhoakino Rosini. 

Paris  - Franca mund ta njohë Palestinën në qershor gjatë konferencës ndërkombëtare që do ta organizojë Arabia Saudite, deklaroi të mërkurën presidenti francez, Emanuel Makron. "Duhet të lëvizim drejt njohjes dhe atë ta bëjmë në muajt në vijim", tha Makron në intervistën e emetuar në Frans 5. Ai shtoi se konferenca e planifikuar për zbatim të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, që duhet të mbahet në Nju-Jork, mund të paraqesë pikë kthese.

Tokio - Bursat nëpër Azinë Lindore sot u rritën, pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi pauzë prej 90 ditëve të doganave të sapovendosura. Indeksi japonez Nikei 225 shënoi një prej rritjeve më të shpejta, me 2.664,62 pikë, apo 8,4 për qind, deri 34.378,65 rreth një orë pas hapjes në mëngjes. Kjo pasoi pas deklaratës së Trampit se disa dogana do të suspendohen përkohësisht, edhe pse shkalla universale e doganave prej 10 për qind do të mbetet në fuqi gjatë pauzës tremujore. Ndërkohë, ai tha se doganat për mallrat kineze plotësisht do të rriten në 125 për qind.

Uashington  - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se Izraeli do të jetë "lideri" i sulmit potencial ushtarak ndaj Iranit, nëse Teherani nuk heqë dorë nga programi i vet për armë bërthamore. Mediumet amerikane transmetojnë se Trampi këtë e deklaroi para bisedimeve amerikano-iraniane të caktuara për këtë fundjavë në Oman. Presidenti amerikan paraprakisht këtë javë deklaroi se bisedimet do të jenë "të drejtpërdrejta", përderisa Irani që prej më herët angazhimin e vet e redfukton vetëm në bisedime 2indirekte" me SHBA-në.

Uashington  - Pas rënies së parë gjatë sesioneve të fundit, aksionet amerikane treguan një lëvizje tepër të fortë përsëri drejt rritjes gjatë tregtimit të djeshëm. Të gjitha proceset kryesore u zhvendosën ndjeshëm më lartë, duke postuar fitimet e tyre më të mëdha njëditore në vitet e fundit, transmetoi DPA. Aksionet treguan mungesë drejtimi në fillim të ditës, por u rritën pasi presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi një pauzë 90-të ditore në "tarifat e reja reciproke" për më shumë vende që të mundësohen negociata.

 

QËNDRONI TË LIDHUR