• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 29 prill/ 2025

Shkup - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vijim është takimi i familjeve të viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan me ministrin Pançe Toshkovski. Toshkovski, në takimin me familjet, shprehu bindje se drejtësi për këtë rast duhet të ketë nëse duam të kemi një shtet normal, duke theksuar se në interes të hetimit nuk mund të japë më shumë detaje për momentin.

Shkup - Ministria e Kulturës  dhe Turizmit informon se nga gjithsej 123 institucione nga fusha e kulturës, janë përpunuar pagat e të punësuarve nga 74 institucione nacionale dhe 49 lokale. Nga atje potencojnë se nuk janë të sakta akuzat e Sindikatës së punonjësve të kultutrës së Maqedonisë (SPKM) se Ministria nuk i ka përpujnuar paragt e pagave lokale.

Shkup - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekipi i prokurorëve që udhëheqin hetimin për zjarrin tragjik në diskotekën "Puls" në Koçan u takuan sot me familjet e viktimave. Siç njofton Prokuroria, në takim prokurorët kanë informuar të afërmit mbi ecurinë e procedurës hetimore dhe janë përgjigjur ndaj pyetjeve dhe dilemave të tyre.

Shkup - Ndihmësministri në Sektorin për marrëdhënie me opinionin dhe çështje strategjike në MPB, Muhamed ismaili, në cilësinë e pikës fokale nacionale të Këshillit të Evropës në RMV për fushatën "Gazetarët janë të rëndësishëm", po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare dyditore "Ndjekja efektive e krimit kundër gazetarëve, ndërtimi i paradigmës kundër pandëshkueshmërisë", që po mbahet sot dhe nesër në Luksemburg.

Shkup - Familjet e viktimave nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan prej para Kuvendit vazhduan drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku pritet të kenë kenë edhe takim me ministrin Pançe Toshkovski. Pasi para Kuvendit bënë thirrje për përgjegjësi dhe dorëheqje të deputetëve, familjet e viktimave realizuan takim me deputetët e Të Majtës dhe LSDM-së. Së pari dolën deputetët e Të Majtës, Boris Krmov dhe Jovana Mojsoska, më pas edhe deputetët e LSDM-së ku u zhvillua takim edhe me liderin e opozitës Venko Filipçe.

Shkup - Gjykata e Apelit në Shtip kumtoi se kanë përfunduar procedurat rreth ankesave të parashtruara ndaj vendimeve për paraburgim lidhur me rastin me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. Nga gjithsej tetë lëndë, në shtatë raste ankesat janë refuzuar si të pabaza, ndërsa vendimet e Gjykatës themelore në Koçan janë konfirmuar. Vetëm në një rast, ankesa e të akuzuarit E.M. është pranuar, me ç'rast vendimi i shkallës së parë për paraburgim është tjetërsuar dhe zëvendësuar me masë arrest shtëpie, së bashku me masa shtesë të kujdesit.

Shkup - Ka interesim të madh për HPV vaksinën nëntëvalente edhe te djemtë, një risi që u prezantua në vitin 2024. Nga ana tjetër, e pakënaqshme është përfshirja me vaksinën MRP. Përfshirja me këtë vaksinë në komunat e Shkupit, Aerodrom, Karposh dhe Qendër ishte nën 60-70 për qind që çon në rrezik të lartë nga paraqitja e epidemisë me fruth. Këto informata i ndau sot koordinatorja kombëtare për imunizim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Aleksandra Grozdanova, në shënimin e Javës Evropiane të Imunizimit në Shkup.

Shkup - Me një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski përfundoi marshi i sotëm i familjeve të viktimave në diskotekën "Puls" në Shkup. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski shprehu bindje se drejtësi për këtë rast duhet të ketë "nëse duam të kemi një shtet normal" duke theksuar se në interes të hetimit nuk mund të nxjerrë më shumë detaje për momentin. Ministri, mes tjerash, tha se për rastin deri tani i dyshuar është edhe ministri, drejtor aktual i DMSH-së dhe kryetar aktual i komunës, pasi paraprakisht familjet e viktimave bënë thirrje në përgjegjësi dhe drejtësi joselektive.

Athinë - Përvoja spanjollo-portugeze me ndërprerjet e energjisë elektrike duhet të hetohet, duhet të ndërmerren masa dhe hapa për të shmangur një skenar të tillë në vendin tonë, thanë në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Shërbime të Ujësjellësit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (RKE) Marko Bislimoski në lidhje me ndërprerjen e energjisë në Gadishullin Iberik.

Romë - Turqia dhe Italia do të vazhdojnë ta përforcojnë bashkëpunimin në fushën e industrisë mbrojtëse me projekte të reja, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. "Do të vazhdojmë ta përforcojmë bashkëpunimin në fushën e industrisë mbrojtëse me Italinë, ku është arritur përparim i konsiderueshëm, ndërkaq janë paraparë edhe partneritete dhe projekte të reja", tha Erdogan pas takimit me kryeministren italiane, Xhorxha Meloni në Romë.

Uashington - Shtëpia e Bardhë sot ashpër sulmoi Amazonin për shkak të planit të faqes së saj përveç çmimit të përgjithshëm të produkteve do ta tregojë edhe vlerën që bie ndaj tarifave që i vendosi presidenti amerikan Donald Tramp. "Ky është një akt armiqësor dhe politik i Amazonit. Pse Amazoni nuk e bëri të njejtën kur administrata e Bajdenit shkaktoi rritje më të madhe të inflacionit në 40 vitet e fundit", deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolina Levit.

Uellington - Një tërmet me magnitudë 6.2 është regjistruar këtë pasdite në afërsi  të Zelandës së Re, njoftuan agjencitë, duke cituar Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së. Nuk ka raportime për të lënduar ose dëme materiale, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.

 Pekin - Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar në një zjarr në një restorant në qytetin verior kinez Lijaojang, bënë të ditur autoritetet lokale. Nuk është dhënë asnjë shkak për zjarrin. Siç raportoi Beta, një numër politikanësh rajonalë kanë premtuar se hetimi do të jetë i plotë dhe se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen rëndë.

QËNDRONI TË LIDHUR