• e shtunë, 11 prill 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 11 prill/ 2026 

Shkup - Presim që në seancën e ardhshme Komisioni rregullator i energjetikës (KRRE) të marrë vendim me të cilin do të ulet çmimi i dizelit për 2,5 denarë, ndërsa i benzinës Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 për 1,5 denarë, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Hristijan Mickoski. Siç theksoi, çmimi maksimal për Eurosuper 95 do të jetë 82 denarë për litër, 84 denarë për Eurosuper 98, ndërsa i dizelit 95,5 denarë për litër, pa zbritjet e OKTA-s prej 2 denarë për benzinat ​​dhe 3 denarë për dizelin.

Shkup - Me rastin e festës “Ngjallja e Krishtit - Pashkët”,  Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut për disa rrugë në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Shkup- Tërmet, epiqendra e të cilit ishte në zonën epiqendrore Dellçevë - Berovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej ML3.1, u regjistrua mbrëmë në orën 00:22 nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

Shkup -  Nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë në koordinim me nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje e privuan nga liria A.K. (48) nga Dellçeva, në shtëpinë e të cilit është gjetur drogë dhe dru për ngrohje pa dokumentacion.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa paradite në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Shkup -  Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa."Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", informoi LAMM. 

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hodhi poshtë pretendimet e liderit të opozitës Sali Berishë për bllokada nga 9 vende anëtare të Bashkimit Evropian, duke shtuar se pret zhvillime pozitive në procesin e integrimit evropian të vendit deri në maj.

Islamabad - Negociatat paqësore midis SHBA-së dhe Iranit fillojnë këtë fundjavë në Islamabad. Bisedimet do të zhvillohen në kryeqytetin pakistanez nën masa të përforcuara sigurie, për të cilin skak autoritetet shpallin festë zyrtare dy-ditore dhe zbrazën rrugët e qytetit.

Moskë - Armëpushimi i shkurtër i Pashkëve midis Ukrainës dhe Rusisë, i shpallur të enjten nga Vladimir Putin dhe i pranuar nga Volodimir Zelenski, duhet të fillojë sot pasdite. Kremlini theksoi se armëpushimi do të hyjënë fuqi sot në orën 16:00 (13:00 GMT) dhe do të zgjasë 32 orë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë të gjithë fuqinë e tyre ekonomike për të siguruar investime dhe prosperitet për Hungarinë. Tramp e tha këtë në kontekstin e fushatës zgjedhore të Viktor Orban, i cili ka mbështetjen e Uashingtonit.

Teheran – Iranianët janë pa qasje në internet për më shumë se 1.000 orë, njoftoi DPA, duke iu referuar organizatës joqeveritare NetBlocks.Organizata, e cila monitoron ndërprerjet e internetit, bëri të ditur se kjo është ndërprerja më e gjatë kombëtare e internetit e regjistruar ndonjëherë në ndonjë shtet.

Islamabad - Ministri pakistanez i Punëve të Jashtme, Ishak Dar, shprehu sot shpresën se SHBA-ja dhe Irani do të kenë një qasje konstruktive ndaj bisedimeve paqësore.Mediat pakistaneze njoftuan se në Islamabad ka mbërritur delegacioni amerikan i udhëhequr nga zëvendëspresidenti Xhej Di Vens.

Madrid – Trajneri aktual i Francës, Didier Deshamp, është kandidati më serioz për pozicionin e trajnerit të Real Madridit. Ai pas përfundimit të Kampionatit Botëror do të largohet nga pozicioni i trajnerit të "trikolorëve", duke i dhënë fund mandatit të tij 14-vjeçar.

QËNDRONI TË LIDHUR