• e premte, 10 prill 2026
MIA FLESH

15:00/ 9 prill/ 2026

Shkup - Në seancën e sotme gjyqësore për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan dëshmoi inspektorja për mjedis të jetesës në Komunën e Koçanit, e cila theksoi se në vitin 2022 ka konfirmuar se objekti punon nën emër tjetër juridik, por nuk ka kryer inspektim të përsëritur pasi ka vlerëuar se bëhet fjalë për subjekte që nuk kanë ndikim ndaj mjedisit të jetesës.

Shkup - Rreth orës dy e gjysmë filloi zjarri dhe u thashë shokëve të dilnin, ata ende nuk ishin të vetëdijshëm, e kapa të dashurën time dhe e nxora jashtë bashkë me shoqen e saj. Një tjetra mbeti në tavolinë, nuk donte të dilte, dhe unë bashkë me të dashurin e saj e kapëm për dore. Pas nesh kishte vajza të tjera në tavolinë, ende nuk ishin të vetëdijshme se po digjej. U shtymë drejt daljes, ku u bllokuam pak, dhe po të ishim vonuar edhe rreth 12 sekonda, nuk do të kishim dalë. Jashtë ishte kaos dhe kishte shumë njerëz, deklaroi dëshmitari Martin Dimitrov në seancën gjyqësore të sotme për zjarrin në diskotekën “Puls”.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski është i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të segmentit të autostradave në Korridorin 8 dhe Korridorin 10D, dhe paralajmëron se me financimin e siguruar nga bankat vendase për përfundimin e autostradës Kërçovë–Ohër, ky segment do të bëhet funksional.

Shkup - Pas shumë vitesh premtime, sot fillon realizimi i projektit për ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza në fshatin Vranishtë të Strugës. Projekti, për të cilin sot u vendos gurthemeli, po realizohet me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ky është projekti i pestë që po zbatohet në komunën e Strugës, ndërsa gjatë këtij muaji, sipas paralajmërimeve, do të zbatohen edhe tre projekte të tjera.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot e vizitoi Spitalin Psikiatrik !Negorci! - Gjevgjeli me rastin e rikonstruimit të plotë të repartit për të sëmurë kronikë. 

Shkup - Koncesionari i aeroporteve të Maqedonisë, TAV Maqedoni, ka marrë certifikatën Great Place To Work® (mars 2026 - mars 2027), për të dytin vit radhazi.Nga TAV Maqedoni njoftuan sot se çmimi prestigjioz bazohet tërësisht në atë që thonë punonjësit aktualë për përvojën e tyre të punës në kompani. Certifikimi vjen pas një vlerësimi të plotë të politikave dhe praktikave të kompanisë në vendin e punës, përmes një ankete të punonjësve.

 Shkup - Po vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe me periudha me diell gjatë ditës, njoftuan pasdite Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Siç paralajmëruan sinoptikanët, temperatura e mëngjesit nesër dhe të shtunën do të bjerë nën zero dhe do të ketë ngrica në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë Vardarit. 

Shkup - Zëvendësguvernatorët e Bankës popullore, Ana Mitreska dhe Igor Veliçkovski, sot e dhanë betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me çka zyrtarisht e morën funksionin.Kuvendi dje i zgjodhi Mitreskën dhe Veliçkovskin zëvendësguvernatorë të Bankës popullore me mandat prej shtatë viteve, sipas propozimit të guvernatorit Trajko Sllaveski.

Shkup - Prej fillimit të vitit, prëfundimisht me ditën e djeshme, janë blerë rreth 35 milionë kilogramë lakër. Blerja po zhvillohet pa pengesa, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski gjatë vizitës në rajonin e Strumicës.

Teheran - Mijëra iranianë sot dolën në rrugët e Teheranit për të shënuar 40 ditë nga vrasja e liderit suprem ajatollahut Ali Hamenei.Në islamin shiit dita e 40-të pas vdekjes shënon pjekurinë e shpirtit të personit të ndjerë dhe fundin e periudhës së zisë.

Paris – Të paktën 235 gazetarë dhe punonjës mediatik palestinez janë vrarë, një numër i madh janë plagosur, ndërsa shumë janë zhdukur gjatë luftës në Rripin e Gazës. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Sindikata Palestineze e Gazetarëve (PJS) i dënuan vrasjet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe kërkuan hetim urgjent. 

QËNDRONI TË LIDHUR