18:00 / 7 prill / 2026
Shkup – Në vazhdimin e sotëm të gjykimit për lëndën “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore Penale Shkup, mbrojtja kishte ankesa për dëshmitë të cilat i prezanton prokuroria, duke vlerësuar se bëhet fjalë për kopje të pavërtetuara pa vlerë dëshmie. Njëherësh, kërkoi heqje të paraburgimit për dy të akuzuarit ish drejtorë në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë dhe zëvendësim të tij me arrest shtëpiak, si dhe tërheqje të dënimit në të holla për avokaten Anita Begova. Pasi, me vendim të këshillit gjyqësor, prokurori publik filloi me leximin e dëshmive nga dosjet e arkivave, avokatja Begova u ankua për autenticitetin e tyre duke theksuar se nuk i përmbushin kushtet ligjore të parapara në Ligjin për procedurë penale. “Të gjitha dëshmitë janë paraqitur në kopje, ndërsa disa prej tyre nuk kanë vërtetim të duhur - mungojnë vula e institucionit dhe nënshkrimi i një personi të autorizuar, që do të thotë se ato nuk kanë vlerë dëshmuese, sepse LPP përcakton se ato duhet të jenë në origjinal ose kopje e noterizuar me një kopje të vërtetë të origjinalit dhe vula e institucionit që ka lëshuar dokumentin origjinal konfirmon vërtetësinë e tij”, theksoi Begova.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në konferencën e sotme për media me rastin e kalimit në qeveri të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat tha se ajo mban vulën e Komisionit të Venecias. “Po vendoset një qasje më e qartë, e kontrollueshme dhe më serioze. I njëjti është përpunuar dhe harmonizuar pas mendimit pozitiv dhe rekomandimeve të të njëjtit Komision. Kjo do të thotë se sot nuk kemi një tekst të sjellë me ngut, por një zgjidhje që ka kaluar filtër serioz juridik institucional. Ka një qëllim të vetëm- administrata të jetë shërbim i vërtetë për të gjithë qytetarët, e ndërtuar mbi dije, profesionalizëm dhe integritet”, tha Sali.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - PTHP NJKOK deri te Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi aktakuzë kundër dhjetë personave, përfshirë një shtetas serb dhe dy zyrtarë nga drejtoria rajonale e DAP- Shkup, dhe një propozim aktakuzë kundër 11 personave të tjerë fizikë dhe katër personave juridikë, të akuzuar për "bashkim kriminal", "fshehje e tatimeve" dhe "larje të parave", të cilat shkaktuan dëm buxhetor prej mbi 6,5 milionë euro, informuan nga Prokuroria. Prokuroria kërkon zgjatjen e urdhrit të paraburgimit për shtatë persona, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme nga të dyshuarit në shumën e dëmit të shkaktuar në buxhet, si dhe sekuestrimin e objekteve të përdorura për të kryer një krim.
Shkup – Kanë filluar hetime të tri vendeve të reja në Shkup, të cilat do të ishin alternativë për burimin Rashçe, ndërsa Qeveria, në bashkëpunim me Komunën Jegunovc dhe Qytetin e Shkupit, punon në mënjanimin e problemit me deponinë e jashtëligjshme, e cila gjendet mbi burimin, theksoi sot kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në mbledhjen e Këshillit kushtuar në pyetjeve të deputetëve. ”Lidhur me burimin Rashçe, dua të theksoj se janë nisur hetime në tre vende të reja në qytetin e Shkupit, që do të thotë alternativë për burimin Rashçe. Këto janë operacione më të gjera që do të zhvillohen në periudhën e ardhshme, por ato janë strategjikisht të rëndësishme për furnizimin me ujë të qytetit. Është e papranueshme që nuk është gjetur alternativë në 30-40 vitet e fundit. Për momentin, nuk ka rrezik për Rashçen, situata është e qëndrueshme, ndërsa niveli i ujit është më i lartë se në 25 vitet e fundit”, tha kryetari i komunës, duke u përgjigjur në pyetjen nga këshilltari Goran Arsov nga LSDM dhe koalicioni në lidhje me furnizimin me ujë dhe nëse po punohet për të gjetur zgjidhje për burime të reja uji, veçanërisht në periudhën e verës.
Shkup - Ministri i Transformimit Dixhital, i cili është pjesë e Delegacionit Qeveritar në Dialogun Strategjik midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, deklaroi se në kuadër të partneritetit, po shqyrtohen mundësitë për mbështetjen e zhvillimit të aftësive të përparuara kibernetike dhe përforcimin e mbrojtjes së sistemeve kryesore shtetërore, përmes trajnimeve, pajisjeve dhe shkëmbimit të ekspertizës. "Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një shtyllë të rëndësishme në avancimin e rezistencës dixhitale dhe kibernetike kombëtare dhe mbështetje të fortë për proceset reformuese në këtë fushë", përfundoi Andonovski.
Shkup - Universiteti "Nënë Tereza" - Shkup i dorëzoi MASH-it v;rejtjet mbi propozimet e tre ligjeve - për arsimin e lartë, për cilësinë në arsimin e lartë dhe për aktivitetin kërkimor-shkencor. Komentet u përgatitën nga komisioni universitar në Fakultetin Juridik të UNT dhe u miratuan nga Senati i Universitetit. Kryetari i këtij komisioni, dekani i Fakultetit Juridik, prof. dr. Aleksandar Petkovski, deklaroi se ata e respektuan afatin dh dje dorëzuan rrethin e dytë të vërejteve, përpara se ligjet të hynin në procedurën qeveritare dhe më pas në Parlament.
Shkup - Numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore në fillim të vitit shkollor 2025/2026 ishte174.040, që paraqet rënie për 3,6 % krahasuar me vitin shkollor paraprak. Në këtë vit shkollor ishin regjistruar 17.921 nxënës të klasës së parë. Numri i nxënësve në shkollat e rregullta të mesme në fillim të vitit shkollor 2025/2026 është 67.540, që paraqet rritje prej 0,6 % krahasuar me vitin shkollor paraprak. Në vitin e njejtë shkollor në vitin e parë janë regjistruar 18.554 nxënës.
Tetovë - Përmes organizimit të disa aktiviteteve, me moton “Së bashku për shëndetin", Kuvendi universitar i studentëve të Universitetit të Tetovës sot e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit, me ç'rast studentët e Fakultetit të Mjekësisë për qytetarët e Tetovës organizuan matje të tensionit të gjakut dhe të nivelit të sheqerit, shpërndanë materiale edukative, si dhe ofruan informacion për kujdesin ndaj shëndetit. Siç njoftoi Zyra për informim pranë UT-së, në këtë veprimtari sensibilizuese morën pjesë edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi, prodekania për shkencë e këtij fakulteti, Prof. Dr. Arbëresha Ferati Bexheti, si dhe kryetari i Kuvendit Universitar të Studentëve (UT), Leart Ibrahimi.
Bruksel - Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian u bëjnë thirrje qeverive të shteteve anëtare të shmangin shpenzimet e tepërta për të zbutur çmimet në rritje të energjisë dhe paralajmërojnë se tronditja e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet në një krizë fiskale. Komisioni Evropian, në bisedime me shtetet anëtare, po këmbëngul që subvencionet e propozuara për energjinë, uljet e taksave dhe kufizimet e çmimeve të jenë të kufizuara në kohë dhe të synuara në mënyrë strikte, theksuan burime të informuara për "Fajnenshëll tajms" (FT).
Budapest - Zëvendëspresidenti amerikan, Xhej Di Vens, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Budapest, deklaroi se Uashingtoni do të bashkëpunojë me cilin do që fiton zgjedhjet në Hungari. "Kryeministri Viktor Orban ka hapur rrugën për sigurinë dhe pavarësinë energjetike, ndërsa liderët evropianë të cilët përballen me krizën energjetike thjesht duhej të ndiqnin shembullin e dhënë nga kryeministri hungarez", theksoi Vens gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez.
Teheran – Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkijan sot deklaroi se më shumë se 14 milionë iranianë shprehën gatishmëri që t’i sakrifikojnë jetët e tyre në mbrojtje të Iranit. “Më shumë se 14 milionë iranianë krenarë deri më tani shprehën gatishmëri t’i sakrifikojnë jetët e tyre në mbrojtje të Iranit. Edhe unë isha, jam dhe do të jem i gatshëm ta sakrifikoj jetën time për Iranin”, shkroi Pezeshkijan në platformën Iks. Paraprakisht sot, zëvendësministri iranian për rini dhe sport, Alireza Rahimi, ju bëri thirrje iranianëve, përfshirë edhe të rinjtë, artistët dhe sportistët, të formojnë “zinxhirë të gjallë” para elektranave përgjatë vendit që t’i dënojnë kërcënimet nga SHBA-ja për bombardimin e impianteve energjetike.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dërgoi paralajmërim serioz përmes rrjetit të vet social "Truth Social", duke paralajmëruar se sonte bota do të jetë dëshmitar i një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vet, që mund të thotë fund të një civilizimi të plotë, por edhe fillim potencial të një epoke të re për Iranin. "Një civilizim i plotë do të vdes sonte, që më asnjëherë të mos kthehet. Nuk dua kjo të ndodh, por me siguri do të ndodh. Megjithatë, tani kur kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbisundojnë mendje të ndryshime, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodh diçka revolucionarisht e mrekullueshme, KUSH E DI? Do të kuptojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe të ndërlikuar të botës. Dyzet e shtatë vite zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të përfundojnë. Zoti le ta bekojë popullin e madh të Iranit!", ka shkruar Tramp në publikimin e tij në Truth Social.