• e mërkurë, 08 prill 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/7 prill/ 2026

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në fillimin e rindërtimit të 19-të rrugëve në Komunën e Aerodromit. Siç njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë, është parashikuar që në ngjarje kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat. 

Shkup  - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të takohet me ish-kryetarët e Shtëpisë ligjvënëse. Siç informoi ai dje, ideja e tij për një takim të tillë ishte të tregonte respekt ndaj tyre, por edhe që ata të ndanin përvojat e tyre.

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në bashkëpunim me IPA 2020 projekti "Mbështetja e BE-së për sundimin  e ligjit", organizon ngjarje me rastin e fillimit zyrtar të fushatës publike "Lobimi në Maqedoninë e Veriut". Kjo ngjarje do ta shënojë fillimin e fushatës për ndërgjegjësimin publik për vlerën e lobimit transparent, etik dhe ligjor - si një segment i rëndësishëm i proceseve demokratike, llogaridhënia dhe menaxhimi i mirë", thonë nga KSHPK.

Shkup  - Duke pasur parasysh se Këshilli i prokurorëve publikë, ndër të tjera, vendos për zgjedhjen dhe avancimin e prokurorëve publikë, si dhe për zgjedhjen e drejtuesve të prokurorive, dhe me qëllim që të shmanget perceptimi në publik se ka negociata, marrëveshje dhe procedura të gjata, kemi paraparë afate të shkurtra në të cilat Këshilli është i detyruar të veprojë, theksoi, ndër të tjera, profesoresha Aleksandra Deanovska – Trendafilovska. Ajo është pjesë e grupit të punës që hartoi ligjin në debatin publik të sotëm për projektligjin, në organizim të Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

 Shkup  - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë dy komisione - Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve. Para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme janë prezantimet e  platformave për aktivitetet diplomatike të tre ambasadorëve tanë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm. Në Mbretërinë e Danimarkës do të na përfaqësojë nga Fadil Zendeli, në Ukrainë Dimitar Bllazhevski dhe në Republikën e Shqipërisë Vele Tërpevski.

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, në rend dite të së cilës është debati publik me temën: Draft strategjia kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës familjare 2026-2033".

Shkup - Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën botërore të shëndetit-7 prill. "Ngjarja ka për qëllim shënimin e kësaj date të rëndësishme, me qëllim të promovimit të shëndetit, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe theksimin e prioriteteve në sistemin shëndetësor, në pajtim me aktivitetet globale të Organizatës botërore të shëndetësisë nën moton "Shkenca e bën mbrojtjen shëndetësore më të qasshme", citohet në kumtesën e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë.

 Shkup  - Pas një pushimi katërvjeçar, në Uashington sot do të mbahet sesioni i dytë i Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së. Delegacioni i lartë qeveritar kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski dhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska.

Uashington - Lufta në Lindjen e Mesme do të çojë deri në inflacion më të lartë dhe rritje më të ngadaltë globale, deklaroi dje shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, para publikimit të planifikuar të parashikimit për ekonominë botërore.

Karakas  - Delsi Rodriges mbetet ushtruese e detyrës presidente e venezuelës pasi që sot përfundoi mandati i saj 90-të ditor në funksion, i vendosur nga Gjykata Supreme e vendit, pas rrëzimit dhe arrestimit të Nikolas Maduros nga ana e SHBA-së në janar. Megjithatë, nuk dihet sa gjatë ajo do të mbetet në detyrë, sepse deputetët ende nuk kanë votuar publikisht për vazhdimin e mandatit të saj pasi që afati për këtë ka skaduar të premten.

Teheran  - Një zyrtar i lartë iranian i sigurisë mbrëmë tha për rrjetin televiziv amerikan Si-En-En se vendi i tij i ka shkaktuar humbje "strategjike" presidentit amerikan Donald Tramp dhe se përshkallëzimi i tij në retorikën ndaj iranianëve e mban humbjen e tij në kontroll ndaj konfliktit.

QËNDRONI TË LIDHUR