MIA Flesh
- Shkup - Me iniciativë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Zyrën presidenciale do të mbahet aktivitet me titull "Ndryshimet klimatike - rreziqet dhe sfidat". Në aktivitet do të marrin pjesë profesorë universitarë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil. Diskutimet do të fokusohen në kornizën institucionale dhe rregullimin ligjor të ndryshimeve klimatike, cilësinë e ajrit dhe pasojat shëndetësore, rreziqet klimatike, rezistencën dhe masat inovative për adaptim dhe menaxhim të integruar të ujërave, cilësinë e ujit, gjeorreziqet dhe adaptimin e bujqësisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:55, 7 prill, 2026
12:00/7 prill/2026
Shkup - Me iniciativë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Zyrën presidenciale do të mbahet aktivitet me titull "Ndryshimet klimatike - rreziqet dhe sfidat". Në aktivitet do të marrin pjesë profesorë universitarë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil. Diskutimet do të fokusohen në kornizën institucionale dhe rregullimin ligjor të ndryshimeve klimatike, cilësinë e ajrit dhe pasojat shëndetësore, rreziqet klimatike, rezistencën dhe masat inovative për adaptim dhe menaxhim të integruar të ujërave, cilësinë e ujit, gjeorreziqet dhe adaptimin e bujqësisë.
Shkup - Në periudhën 2021-2024 janë bërë gjithsej 20.946 skrining mamografi të grave të moshës nga 40 deri në 69 vjeçare në ciklin dyvjeçar në disa qendra mamografie. Skriningu i qafës së mitrës aploikohet përmes PAP testit tek gratë të moshës nga 21 deri në 59 vjeçare në cikël trevjeçar dhe në periudhën 2022-2024 nga gjinekologët amë janë marrë gjithsej 130.093 kampione për PAP test. Përfshirja e skriningut në kancerin e gjirit lëviz nga 0,8 për qind deri në 5,4 për qind, ndërsa tek skriningu i kancerit në qafën e mitrës prej 10,3 deri në 15,5 për qind të popullatës së përgjithshme, që është dukshëm nën nivelet e rekomanduara evropiane për skrining të organizuar të popullatës. Mbulimi aktual nuk mund të pritet të ketë një efekt të mjaftueshëm në zbulimin e hershëm të sëmundjes, thuhet në raportin e Entit Shtetërore për Revizion (ESHR).
Shkup - Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska realizoi takim në Shtëpinë e Bardhë me Jarrod Agen, zëvendëskëshilltar i presidentit Donald Tramp dhe Drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar për Dominim Energjetik të SHBA-së. "Takimi u zhvillua në një dialog të hapur dhe përmbajtjesor, me një fokus të përcaktuar qartë në prioritetet strategjike dhe drejtimet konkrete për avancimin e bashkëpunimit, dhe u vlerësua nga të dyja palët si veçanërisht produktiv dhe i dobishëm", thonë nga Ministria.
Shkup - Misioni ynë kyç është i qartë, të jemi një shtyllë stabile financiare i sistemit shëndetësor, që të munden mjekët të mjekojnë, ndërsa pacientët të jenë të shqetësuar. Në periudhën e kaluar përmes një pune të përbashkët kemi bërë hapa të rëndësishme. Kemi siguruar të ardhura më të larta për punonjsëti shëndetësor edhe atë rritje reale e pagave në shëndetësinë publike, rritje historike ppër kokë banori të mjekëve amë, thotë drejtori i FSSHMV-së, Sashko Klekovski në urimin e me rastin e 7 Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit.
Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njofton për përfundimin e rikonstruksionit të plotë të rrugës “Josif Mihajlloviq” në lagjen Dyqanxhik. Projekti përfshiu rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, duke krijuar bazë të qëndrueshme infrastrukturore për zonën. Në fazën përfundimtare u realizua asfaltimi i plotë i rrugës.
Gostivar - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi takim me u.d. ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nikol Varns. Siç theksohet në kumtesën e komunës, në fokus të bisedimeve ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë në procesin e decentralizimit, fuqizimin e komunave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në nivel lokal. Palët kanë diskutuar edhe për mbështetjen konkrete përmes projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Paris - Rreth 18 për qind e pompave të benzinës në Francë në mëngjes mbetën pa asnjë lloj karburanti, deklaroi zëdhënësja e qeverisë dhe ministre e Energjetikës Mod Brezhon. Sipas saj, 83 për qind e pompave që mbetën pa karburant janë pompat e "TotalEnerxhis", të cilat në këtë situatë i kufizuan çmimet e karburanteve në 1,99 euro për një litër benzinë dhe 2,09 euro për një litër dizel, poblikoi portali "BFM TV".
Londër/Nju-Jork - Çmimet e naftës sot u rritën ndërsa afrohet afati i ri për ultimatumin e presidentit amerikan Donald Tramp që ia vendosi Iranit, ndërsa tregjet janë të përqendruara në ndërprerjet e vazhdueshme në rezervat energjetike globale, raportoi DPA. Nafta e papërpunuar Brent për dorëzimin në qershor këtë mëngjes u rrit me 1,2 për qind në 111.11 dollarë për fuçi në tregtinë e hershme, duke u rikthyer në kulmin e saj të marsit prej pak mbi 112 dollarë. Nafta e papërpunuar amerikane nga Teksasi perëndimor (WTI) për të njëjtin muaj dorëzimi ka pasur rritje të ngjashme.
Nju Jork - Këshilli i Sigurimit të KB-së do të votojë sot për rezolutë që do të mbrojë anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, por në një formë dukshëm të zbutur pasi Kina me veto kundërshtoi autorizimin për përdorimin e forcës, thanë diplomatët. Çmimet e naftës janë rritur që kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin në fund të shkurtit, duke shkaktuar një konflikt që ka zgjatur më shumë se pesë javë në të cilin Teherani e ka mbyllur kryesisht ngushticën, një arterie kyçe energjetike.
Teheran - Irani ka prezantuar një propozim prej 10 pikave për ndërprerje të konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, që ndët të tjera, parashikon vendosje të taksave prej rreth dy milionë dollarëve për një anije për kalim në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të ardhurat do të përdoren për rindërtimin e infrastrukturës të shkatërruar nga sulmet amerikane dhe izraelite. Dy funksionarë të lartë iranianë, duke folur nën kushtin për të mbetur anonimë, thanë se propozimi përfshin garanci se irani nuk do të sulmohen sërish, fund të sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut në Liban dhe heqje të të gjitha sanksioneve, publikoi "Njujork tajms".
Teheran - Ministri iranian i Arsimit, Alireza Kazemi, mbrëmë kumtoi se në luftën që udhëhiqet kundër Iranit deri tani kanë humbur jetën 310 nxënës dhe mësimdhënës, ndërsa më shumë se 750 shkolla janë dëmtuar. Plotësisht, më shumë se 210 nxënës dhe mësimdhënës janë plagosur në sulme. Kazemi citoi se qëllimet e sulmeve të koalicionit amerikano-izraelit që filluan më 28 shkurt ishin pikat bërthamore, shkollat, spitalet, si dhe përfaqësuesit e lartë fetar dhe ushtarak.