• e martë, 07 prill 2026
MIA Flesh

15:00 / 6 prill / 2026

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se kemi sasi të qëndrueshme të karburantit dhe nuk duhet të ketë asnjë shqetësim, edhe pse konsumi është rritur në baza ditore për shkak të presionit në vende të caktuara kufitare. "Nga aspekti i sasisë jemi të qëndrueshëm, kemi sasi të mjaftueshme dhe nuk duhet të kemi asnjë shqetësim, konsumi është rritur nga 1,5 milion litra në ditë në 2 milion litra në ditë. Kemi presion nga vende të caktuara kufitare, e kemi vazhduar edhe masën për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe bizneseve", deklaroi Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" ku u lëshuan në përdorim gjashtë salla kirurgjikale tërësisht të rikonstruktuara. 

Shkup - Agjencitë e rejtingut kreditor “Standard & Poor's” dhe “Fitch” konfirmuan profilin e qëndrueshëm kreditor të vendit në pasqyrën e tyre gjysmëvjetore. “Standard & Poor's” realizoi pasqyrën e rregullt gjysmëvjetore të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e kalendarit të rejtingut sovran për rajonin EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë). Bëhet fjalë për procedurë standarde në përputhje me rregullativën evropiane, gjatë së cilës kryhet vlerësim i treguesve aktualë ekonomikë dhe fiskalë, si dhe zhvillimet e tregut. Në kuadër të pasqyrës gjysmëvjetore nuk është publikuar asnjë përditësim i ri kërkimor, gjë që tregon se faktorët kryesorë që ndikojnë në rejtingun kreditor të vendit mbeten të pandryshuar.

Shkup - Kriza nuk është vetëm në Maqedoni por edhe gjithkund në botë. Por ne si shtet kemi një drejtim të qartë deri ku shkojmë dhe nuk do të nxitohemi me lëvizje dhe nuk do të marrim vendime nën presion, sepse borxhet që po i kthen sot kjo Qeveri, janë pikërishst rezultat i politikave të tilla të përshpejtuara pa strategji dhe Zoti na ruajt, politikave shumë kriminale nga e kaluara, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Në lidhje me atë nëse do të ketë ndërhyrje shtesë për uljen e TVSH-së edhe të produkteve tjera, kryeministri tha se në buxhet tashmë ka humbje në bazë ditore të cilat numërojnë një milion euro në ditë, por se si Qeveri po e menaxhojmë situatën.

Shkup - Qeveria punon me të gjitha palët e interesuara për të arritur një version përfundimtar të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit. Nuk është e drejtë që fëmijët e moshës më të vogël të përdorin cigare elektronike me aromë të cilët më pas mund të transformohen në diçka tjetër, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vënies në përdorim të gjashtë sallave të operacionit të klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike "Nënë Tereza", ai shpjegoi se importuesit u arsyetuan duke thënë se do të ketë kontrabandë të të ashtuquajturve "vejp" apo cigare elektronike me aromë nga vendet fqinje.

Shkup - Tridhjetë projekte me vlerë më të madhe se një miliard denarë në fushën e arsimit investon Qeveria përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollave të reja dhe sallave shkollore sportive, rinovim të shkollave, shtëpive studentore me qëllim të kushteve më të mira për punë të kuadrit edukativo-arsimor dhe kushte më të mira për mësim të nxënësve dhe studentëve. Këtë e theksoi sot kryeministri Hristijan Micskoki duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të sallave tërësisht kirurgjikale të rikonstruktuara në Qendrën Klinike "Nëna Terezë" për planin për investimet e paralajmëruara në infrastrukturën arsimore. "Do të doja të thoja se, gjithashtu kur bëhet fjalë për shëndetësi, kemi sinergji edhe me arsimin. Është duke vijuar procesi i kërkesës sonë si Qeveri deri te institucionet ndërkombëtare financiare, të cilët do të përfshiheshin në procesin e financimit të projektit për përfundim të përhersëm të Qendrës Klinike, gjegjësisht Qendrës Klinike në Shtip, së bashku me Fakultetin e Mjekësisë dhe shtëpinë studentore atje. Përfundimit i projektit Enti shëndetësor me veprimtari të zgjeruar në Kërçovë, gjegjësisht Spitali atje, Edhe normalisht rikonstruksioni i Spitalit Klinik në Tetovë", tha Mickoski

Shkup - Në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup sot janë lëshuar në përdorim gjashtë salla operacioni të cilat janë pjesë e projektit për rikonstruimin e gjithsej 10 sallave për operacione në vlerë të përgjithshme prej 282 milionë denarë. Sallat e rinovuara janë në Repartin për Traumatologji pranë klinikës TOARILUC, dy në Klinikën për Urologji dhe dy në Klinikën për Kirurgjinë e Fëmijëve. "Do të fitojmë një bllok operativ me standarde botërore ashtu që mjekët tanë specializantë të rinj të cilët i dërgojmë për trajnim në vende të huaja do të mund të punojnë në kushtet e njejta në të cilat punojnë mjekët botëror. Kjo do të thotë se po ngjitemi në hartën botërore të sistemit shëndetësor, me metoda, pajisje dhe salla të reja operacioni", deklaroi drejtori i TOARILUC, Igor Merxhanovski.

Shkup - Çmimi maksimal me pakicë i karburantit dizel do të rritet për 2,5 deri në 3 denarë për litër nga mesnata e sonte, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të ulet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë(KRRE). Me vendimin kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,41 për qind. Çmimi maksimal me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet për 2,5 denarë dhe do të arrijë në 98 denarë, çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri  (EL-1) rritet për 3 denarë për litër dhe do të jetë 95,5 denarë. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për gjysmë denari dhe do të arrijë në 83,5 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon dhe mbetet 85,5 denarë për litër.

Shkup - Në Shkup sot u mbajt një marshim proteste studentore në të cilën studentët shqiptarë protestuan kundër moszbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës. Marshimi filloi nga sheshi "Karposhovo vostanie", vazhdoi përmes Urës së Gurit dhe përfundoi para Ministrisë së Drejtësisë. Studentët kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, duke këmbëngulur në respektimin e dispozitave ligjore dhe sigurimin e barazisë.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se prej sot, fillon pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin mars të këtij viti. "Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile", saktësojnë nga Ministria. 

Shkup - Aleksandri është kthyer nga Shkupi për të punuar në Koçan, sepse ishte mik me Mihajllon, djalin e Dejan Jovanovit - Deko, dëshmoi Nasko Karadakovski, babai i të ndjerit Aleksandar Karadakovski në vazhdimin e sotëm të gjykimit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan i cili po mbahet në sallën e gjyqit në "Idrizovë".Dëshmitari paraqiti pretendime para Gjykatës për angazhimin e punës së djalit të tij në kafenenë "Klasik" dhe kafiterinë MMM SHNJPKNJ Koçan duke thënë se Aleksandri ishte i regjistruar si menaxher pa sigurim shëndetësor adekuat, gjë që shkaktoi shqetësim edhe para ngjarjes tragjike. Ai tha se kishte mësuar se djali i tij ishte emëruar si menaxher kur Aleksandri ishte lënduar dhe kishte mësuar se nuk kishte sigurim shëndetësor.

Strugë - Kryetari i komunës së Strugës ka marrë padi penale për “kryerje të pakujdesshme të detyrës”, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacionit, ai ka emëruar ushtrues të detyrës drejtor të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” një person me arsim të pamjaftueshëm dhe certifikatë të njohjes së gjuhës angleze, si dhe që nuk përmbushte disa kushte të Ligjit për Ndërmarrjet Publike. "Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ngriti kallëzim penal kundër Kryetarit të Komunës së Strugës M.K. (65) nga fshati Bixhevë, Strugë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kryerje e pakujdesshme e detyrës". Më 18 nëntor 2025, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ai mori vendim për emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor të NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Strugë, me të cilin emëroi M.J. nga Struga, pavarësisht se e dinte se i njëjti nuk kishte arsimim të përshtatshëm dhe certifikatë të përshtatshme për njohuri të gjuhës angleze dhe nuk plotësonte disa kërkesa të Ligjit për Ndërmarrjet Publike", informoi MPB.

Bruksel - Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian për nesër në Bruksel ka caktuar takim të Grupit punues për zgjerim dhe vende që bisedojnë për qasjen në BE, ku do të diskutohet për propozimin e Komisionit Evropian për shpenzimet shtesë për roaming për Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht zgjerimin e regjimit "Roaming si në shtëpi" (Roam Like at Home). Pas përfundimit të suksessshëm të bisedimeve, qytetet nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të paraqiten, të dërgojnë SMS-mesazhe dhe të përdorin të dhëna në Evropë me çmime të njejta si në vend, ndërsa qyetarët e BE-së do të kenë benificione të njejta kur udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor. 

Teheran - Irani i formulon pozicionet dhe kërkesat e tij si përgjigje e propozimeve të paradokohshme për armëpushim të transmetuara përmes ndërmjetësve, deklari sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagai, duke shtuar se bisedimet "janë jokompati bile me ultimatum dhe kërcënime për kryerje të krimeve ushtarake". Ai theksoi se Irani ka një sërë kërkesash të bazuara në interesat e tyre kombëtare, të cilët tashmë janë përcjellë përmes ndërmjetësve, ndërsa kërkesat e publikuara nga SHBA-ja, siç është plani prej 15 pikave, janë hedhur poshtë si të tepruara.

Teheran – Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të “një armëpushimi të përkohshëm”, tha një zyrtar i lartë iranian për Rojtersin, duke shtuar se Teherani beson se Uashingtoni nuk është gati për armëpushim të përhershëm. Zyrtari konfirmoi se Irani ka marrë propozim për një armëpushim urgjent dhe i shqyrton ato, por shton se Teherani nuk pranon të ushtrohet presion për të mos rënë dakord me afatet dhe për të marrë një vendim.

Jerusalem - Të paktën shtatë persona u vranë pasi Izraeli rifilloi sulmet e tij në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit, ndërsa shkëmbimi i zjarrit midis Izraelit dhe milicisë pro-iraniane Hezbollah vazhdoi të sot, njoftoi DPA. Ushtria izraelite kumtoi se për momentin po godet objektiva të lidhura me milicinë shiite Hezbollah në Bejrut. Banorët raportuan të paktën tre shpërthime të fuqishme, ndërsa tym i zi i dendur ngrihej mbi periferitë jugore të njohura si Dahija. Ushtria izraelite më herët u kishte bërë thirrje banorëve të evakuonin pjesë të periferive jugore të Bejrutit. Fillimisht, nuk kishte civilë në zonë, por kohë pas kohe disa janë kthyer për të kontrolluar shtëpitë e tyre.

Kiev - Në sulmin rus të mbrëmshëm ndaj një ndërtese banimi në Odesa, e kanë humbur jetën tre persona, mes të cilëve edhe një nënë me vajzën e saj dyvjeçare, ndërsa ka frikë se nën rrënoja ka njerëz të bllokuar, njoftoi në Telegram shefi i administratës ushtarale të Odesës, Oleh Kiper. Ai shtoi se në sulm janë plagosur 15 persona, mes të cilëve edhe një grua shtatzëne dhe dy fëmijë.

QËNDRONI TË LIDHUR