MIA FLESH
- Shkup- Ndryshimet klimatike më nuk janë kërcënim i largët, por realitet që e jetojmë çdo ditë, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo theksoi se shteti duhet të kalojë nga një qasje reaktive në një qasje parandaluese, me politika të definuara qartë dhe përgjigje institucionale të koordinuara. Njëherit, e theksoi edhe obligimin kushtetues për mbrojtjen e natyrës, por edhe paralajmëroi se pa zbatim të vazhdueshëm të ligjeve dhe strategjive, dokumentet mbesin vetëm në letër.
15:00/ 7 prill/ 2026
Shkup- Ndryshimet klimatike më nuk janë kërcënim i largët, por realitet që e jetojmë çdo ditë, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo theksoi se shteti duhet të kalojë nga një qasje reaktive në një qasje parandaluese, me politika të definuara qartë dhe përgjigje institucionale të koordinuara. Njëherit, e theksoi edhe obligimin kushtetues për mbrojtjen e natyrës, por edhe paralajmëroi se pa zbatim të vazhdueshëm të ligjeve dhe strategjive, dokumentet mbesin vetëm në letër.
Shkup - Me korrigjiimet që i ka bërë Qeveria dhe masat fillestare për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 1 për qind dhe mundësinë për uljen e akcizës është pamundësuar që inflacioni të jetë dyfish më i madh nga ai i marsit, i cili pritet të jetë mes 4,5 dhe 5 për qind, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Shtoi se me vëmendje e analizojnë gjendjen dhe pret që në seancën e ardhshme qeveritare, pas festave të Pashkëve të propozojnë masa të reja, më shumë të targetuara për target grupe të caktuara të qytetarëve dhe për produkte të caktuara. Dhe këto masa, siç theksoi, do të ishin të kombinuara ehd eme uljen e tatimit të vlerës së shtuar, por edhe me kufizimin të marzhës profituese.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një ditë të frytshme gjatë sesionit të dytë të dialogut strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së i cili sot mbahet në Uashington, ndërsa duhet të përfundojë me një deklaratë të përbashkët. Ai pret të promovojë një investim në një strukturë të rëndësishme prodhimi për mineralin e rrallë antimon, ndërsa projekti për Çebrenin dhe Galishtën do t'u prezantohet investitorëve potencialë amerikanë. Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Evropë që ka një dialog të tillë strategjik me këtë administratë amerikane.
Shkup - Katër tryeza të rrumbullakëta me grupe të ndryshme qëllimore do të mbahen në periudhën e ardhshme në kuadër të fushatës "Lobim në Maqedoninë e Veriut", që e zbaton Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korruspionit në bashkëpunim me projektin IPA 2020 "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", informon sot në konferencën për shtyp kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, duke e shënuar fillimin zyrtar të fushatës.
Shkup- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është i kënaqur nga rritja e eksportit në dy muajt e parë të vitit, që sipas tij është inkurajuese, sepse nuk ka ndodhur ulje edhe pse kishte frikë të caktuar.
Shkup - Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare çështje tjetër. Dhe duhet të sillemi në përputhje me rrethanat. Nëse me të vërtetë duhet të sillemi në mënyrë evropiane, atëherë duhet të respektojmë si Kushtetutën ashtu edhe standardet ndërkombëtare, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me kërkesat e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kryeministri poashtu theksoi se në protestën e djeshme janë parë liderë të partive opozitare shqiptare për të cilën janë informuar aleatët e NATO-s.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot duke u përgjigjur në pyetjen e këshilltarëve, theksoi se situata me transportin publik është përmirësuar. Ai ka thënë se për momentin në linjat qarkullojnë 180 autobusë.Sa i përket asaj që posedojmë dhe që është në pronësi të NQP Shkup, nga gjendja e rreth 130 autobusëve tanë që ishin në funksion, tani 90 autobusë po dalin nga garazhet. Pra, e kemi rritur numrin me 50 autobusë funksionalë në periudhën e kaluar ose numri është 180 autobusë që qarkullojnë në linjat që janë në pronësi të NQP Shkup”, ka thënë Gjorgjievski.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot, duke u përgjigjur në pyetjen e një këshilltari, theksoi se ekipet përgjegjëse për organizimin e "Shkupi Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028" po punojnë intensivisht me përgatitjet."Përveç kësaj, intesivisht ekipet të cilat janë të obliguara atje po punojnë rreth koordinimit dhe përgatitjeve. Jemi përpara një procesi në të cilin do të ketë edhe një ribrandim të kryeqytetit tonë, të kafeneve të qytetit. Praktikisht duke filluar i gjithë procesi, por konkretisht me vepra. Jam i kënaqur që partnerët tanë nga Bashkimi Evropian po na ndihmojnë seriozisht në këtë proces. Seriozisht na ndihmojnë edhe përfaqësues të qyteteve nga Evropa që kanë pasur përvojë të tillë me vite", tha Gjorgjievski.
Shkup - Të gjitha marrëveshjet kolektive të nënshkruara në sektorin publik dhe shtetëror kanë filluar të zbatohen, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke shtuar se kjo është edhe rasti me rritjen lineare dhe harmonizimin me pagën minimale për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Shkup- Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski sot realizuaj takim, në të cilin shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen në sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit, si dhe për rolin dhe përgjegjësitë e dy institucioneve në drejtim të përparimit të tyre dhe ndërtimit të një shteti funksional ligjor.
Shkup - Harxhimet për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, shënojnë rritje për 4,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,4 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë. Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, është 0,7 për qind.
Shkup - Çmimet e shërbimeve hotelierike në periudhën janar – mars të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 3,0 për qind, njoftoi Enti shtetëror për statistikë. Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 2,4 për qind.
Shkup - Drejori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov nënshkroi sot Aneks të Marrëveshjes Kolektive me përfaqësuesit e sindikatave përfaqësuese AOJGJSH, SAASH dhe KOSM, të punësuarit në Fond do të përfitojnë rritje të pagave prej pesë për qind me pagën e prillit për këtë vit, ndërsa rritja e njejtë do të zbatohet edhe në vitet e ardhshme 2027 dhe 2028.
Tetovë - Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” - Tetovë, me rastin e patronazhit të saj dhe Ditës Botërore të Shëndetit, organizoi një ngjarje publike në qendër të qytetit.Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, nxënësit kryen kontrolle të sheqerit në gjak dhe ekzaminime të ngjashme mjekësore te kalimtarët e interesuar. Njëherit pati edhe prezantime për drejtimet në shkollë për nxënësit e interesuar nga shkolla fillore.
Prishtinë- U.d presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës (QKRMT), Feride Rushiti.
Stamboll- Dy sulmues janë vrarë në këmbimzjarrin me forcat e sigurisë para ndërtesës së konsullatës izraelite në Stamboll, publikoi televizioni CNN Turk, duke iu referuar policisë në Stamboll.Kjo media thekson se në incident është plagosur edhe i dyshuari iu tretë, ndërsa gjithashtu janë lënduar edhe dy policë.
Paris - Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit "është më serioze se krizat e viteve 1973, 1979 dhe 2022 së bashku", deklaroi Fatih Birol, shef i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për gazetën "Le Figaro".
Hjuston - Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane - NASA ka publikuar imazhe të reja të Hënës të bëra nga astronautët në misionin "Artemis 2". "Ana e afërt" e satelitit tonë natyror (gjysmëhemisfera që shohim nga Toka) është e dukshme në gjysmën e sipërme të diskut hënor. Njihet nga njollat e saj të errëta. Këto janë ortekë të lashtë nga koha kur Hëna ishte aktive vullkanikisht. Krateri i madh që shfaqet nën ortekë, me një qendër të errët - është i ashtuquajturi Pellgu Oriental. Është një krater rreth 960 km i gjerë, i cili shtrihet përgjatë anëve të afërta dhe të largëta, më saktësisht në skajin e Hënës, dhe është pjesërisht i dukshëm nga Toka. Në imazhet e reja kemi një pamje të plotë të kraterit.
Budapest - Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhej Di Uens, mbërriti sot për një vizitë dyditore në Hungari, ndërsa në aeroportin e Budapestit atë dhe bashkëshorten e tij i priti ministri hungarez i Punëve të Jashtme hungarez, Peter Sijarto.Uens gjatë vizitës duhet të bisedojë me kryeministrin hungarez Viktor Orbanin dhe me të të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp, si dhe të marrë pjesë në tubimin "Dita e Miqësisë Hungarezo-Amerikane", raporton "Magjar nemzet". Uensi, në prag të mbërritjes së tij, u tha gazetarëve se mezi pret takimin me "mikun Orban".
Mançester - Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Hari Megvaer, ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Old Trafordi, bën të ditur Pres shërbimi i klubit.Kontrata e re e 33-vjeçarit anglez është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, me opsionin për një sezon shtesë.