
18:00 / 9 prill / 2025
Shkup - Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka përcaktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy persona të dyshuar për marrje të ryshfetit për mjekim spitalor të personave. "Gjyqtar i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për përcaktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për marrje të ryshfetit nga neni. 375 faqja lidhur me faqen 2 rë Kodit Penal, kurse lidhur me Spitalin Special për Geriatri në Shkup, ka pranuar propozimin e PTHP NJKOK dhe të dyshuarve M.A. dhe B.A. u përcaktoi masë të paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165, f. 1, p 1, 2 dhe 3, përkatësisht rrezik nga arratisja, ndikim te dëshmitarët dhe dyshim i bazuar se mund ta përsërisin veprën penale", kumtoi Gjykata Themelore Penale në Shkup. Kundër këtyre vendimeve, siç thojnë nga Gjykata, palët kanë të drejtë ankimimi pranë Këshillit penal.
Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski në kazermën e Kumanovës, "Boro Menkov" ka vizituar Komandën për operacione të Armatës së Maqedonisë së Veriut – komandë në përbërje të së cilës funksionojnë të gjitha llojet e gjinive dhe shërbimeve, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë vizitës, ministri u informua për aktivitetet e Komandës, si dhe për planet e ardhshme për zhvillim. Misajllovski tha se ndihet krenar për pjesëtarët të cilët janë pjesë e Komandës dhe njësitet brenda saj, pas çka shtoi se ata janë pasqyrë e vërtetë e profesionalizmit në Armatë dhe për përkushtimin ndaj sigurisë së qytetarëve.
Shkup - Rritja e pagës minimale dhe zbatimi i marrëveshjeve kolektive ishin në fokus të mbledhjes së sotme të sindikatave dhe Qeverisë. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, pas mbledhjes deklaroi se Qeveria nuk ishte kundër rritjes së pagës minimale, por dy sindikatat e tjera që morën pjesë në mbledhje, duke theksuar se kërkonin që dispozitat e marrëveshjes së përgjithshme kolektive në procesin e rritjes së pagave në sektorin publik të shfuqizohen ose të mbyllen. Ndryshe, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSS), Bllagoja Rallpovski, vlerësoi se ajo që kërkon LSM është populizëm, duke theksuar se rritja e pagës minimale në 30.000 denarë do të përfshijë vetëm një pjesë të të punësuarve në vend. Sipas Trendafillov, vetëm LSM në takimin e sotëm i ka theksuar kërkesat e punëtorëve.
Shkup - Çmimet e banesave në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 7,2 për qind në nivel tremujor, ndërsa për 19,4 për qind në vit në nivel vjetor, sipas Indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave shënuan një rritje vjetore prej 4,7 për qind dhe një rënie tremujore prej 0,8 për qind, që ishte rënia e parë minimale tremujore pas një periudhë të gjatë që nga rënia e fundit prej një për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, çmimet e banesave shënuan rritje prej 11,5 për qind në nivel vjetor dhe prej 8,2 për qind në nivel tremujor. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar rritja vjetore ishte tetë për qind, ndërsa tremujore kishte një rënie prej 0,3 për qind, pas së cilës sërish vijoi rritje në tremujorin e katërt në nivel tremujor prej 3,3 për qind dhe në nivel vjetor prej 10,6 për qind.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës firmos memorandum bashkëpunimi me MEN AND MOUNTAIN krijues dhe organizator i projektit “Dielli i Gjelbër”, në kuadër të të cilit çdo vit realizohen shumë aksione mjedisore në nivel vjetor. Siç informon MASH, partneriteti i krijuar nënkupton mbështetje reciproke për aktivitetet për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor dhe veprimet për mbrojtjen e mjedisit. "Një nga ngjarjet më të suksesshme në periudhën e kaluar është fushata e grumbullimit dhe klasifikimit të mbetjeve “Fundjavë e përgjithshme”. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet nga data 9 deri më 11 maj dhe do të mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes përfshirjes më të madhe të shkollave, gjegjësisht nxënësve dhe stafit të shkollave. Sipas memorandumit të nënshkruar, në një periudhë 3 vjeçare, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, do të realizohen edhe disa projekte të tjera në fushën e mjedisit, ekonomisë qarkulluese dhe menaxhimit të mbeturinave në kuadër të aktiviteteve edukative në shkollat fillore dhe të mesme në vend", bën të ditur MASH në kumtesë.
Shkup – Qeveria është e gatshme që deri në mes të muajit të ardhshëm të nënshkruhen marrëveshjet kolektive me të cilat do të mundësohet pagesa në etapa e shtesës së pagës prej 30 për qind për të punësuarit në administratën shtetërore, përveç gjyqësorit. Këtë, siç deklaroi kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve të Jurisprudencës dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOJSHQ), Tërpe Deanovski, e ka kumtuar kryeministri Hristian Mickoski sot në takimin në Qeveri me përfaqësuesit e sindikatave. Sindikata e AOJSHQ në janar mbajti disa protesta duke kërkuar rritje për 30 për qind të shtesës së pagave në organet e administratës shtetërore. Pasi protestat u vunë në qetësi, siç bëri të ditur Deanovski u mbajtën pesë takime dhe është arritur marrëveshje.
Shkup – Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në SHNP Shtip, pas një incidenti në të cilin policë të burgut i ndihmojnë një të burgosuri që të gjejë një top me drogë të transferuar në oborrin e burgut, dhe të gjitha dokumentet sot i kanë parashtruar me kallëzim penal në Prokurori, informoi drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Nga ngjarja në SHNP Shtip, siç informoi Pandovi, sot në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e SHNP Shtip, Dejan Zdravev dhe zëvendësin e tij Gjorgji Hubev, ka edhe një video regjistrim i bërë nga mbikëqyrja me video në burg.
Shkup - Tridhjetë e shtatë kandidatë janë paraqitur në Konkursin publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë, por nëse të gjithë do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, varet nga ajo nëse do t'i plotësojnë kushtet pas përfundimit të përzgjedhjeve administrative, informuan nga Kuvendi për MIA-n. Në Kuvend për nesër është caktuar seancë e Komisionit për çëshjte të zgjedhjeve dhe emërimeve për shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 55/2025).
Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me ekipin e tij, e priti në takim Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Saj z. Sofia Filipidou, të shoqëruar nga zëvendësambasadorja Kristina Vasilatou si dhe gjykatësi Sotirios Tsouvalas. Në këtë takim, siç kumtoi Zyra për informim pranë UT-së, u diskutua për bashkëpunimin akademik ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe universiteteve dhe instituteve kërkimore nga vendi dhe rajoni, si dhe për misionin dhe vizionin e Universitetit të Tetovës dhe rolin që ky institucion luan në zhvillimin arsimor dhe shkencor në vendin tonë dhe më gjerë.
Tiranë - Në Tiranë mbahet Konferencë Rajonale me temë "Avancimi i reformave të kujdesit ndaj fëmijëve – mundësi të bazuara në Kornizën e BE-së për Garancinë për Fëmijët" në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, të udhëhequr nga Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani. Në fjalimin në konferencë, publokoi ai në Fejsbuk, theksoi se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe sigurimi i një të ardhmeje më të ndritur për çdo fëmijë është një nga prioritetet kryesore të Maqedonisë së Veriut.
Bruksel - Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian kanë votuar për vendosjen e tarifave për disa mallra nga SHBA-ja, kumtoi Komisioni Evropian. Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 15 prill. "BE-ja i konsideron tarifat amerikane të paarsyeshme dhe të dëmshme për të dy palët, si dhe për ekonominë globale", thuhet në kumtesë.
Berlin – Blloku konservator gjerman CDU/CSU arriti marrëveshje për koalicion me Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për formimin e qeverisë së ardhshme. Marrëveshja vijoi pas bisedimeve të vështira disa javore pasi Unioni Demokristian i Fridrih Merc dhe Unioni Kristian Social (CSU) fituan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt. Merc (69) do ta zëvendësojë kancelarin e deritanishëm Ollaf Shollc.
Bern - Qeveria zvicerane sot kumtoi se se dëshiron të forcojë kontaktet me SHBA-në për të identifikuar zgjidhje për çështjet që kanë të bëjnë posaçërisht me tregtinë, ekonominë dhe financat. Në kumtesën theksohet se Qeveria ka vendosur të formojë një organ përgjegjës për koordinimin e marrëdhënieve zvicerane-amerikane.
Ankara - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij "ka rol udhëheqës në rendin e ri botëror", duke komentuar zhvillimet në politikën globale në javët e fundit të takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, publikoi gazeta "Jeni Shafak". "Të gjithë aktorët në politikën ndërkombëtare kanë filluar të kërkojnë mundësi të reja. Është e qartë se luftërat tregtare do të kenë efektin e tyre. Nuk do të ishte e tepruar të thuhet se po vjen një kohë dhune, e cila do të prekë të gjithë, pa dallim sa është e madhe apo e vogël", tha Erdogan, duke shtuar se "Turqia, e cila shkëlqen si yll udhëzues, është ndër vendet të cilat orientohen më së miri në situatën aktuale".
Santo Domingo - Të paktën 113 persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 150 janë lënduar pasi është shembur çatia në një klub të natës në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo, njoftuan persona zyrtarë. Mes viktimave janë edhe guvenatori i provincës dhe ish lojtari në Ligën e madhe të bejzbollit, Oktavio Dotel (51). Ai ka ndërruar jetë në rrugë për në spital, pasi është tërhequr nga rrënojat. Incidenti ka ndodhur dje në orët e hershshme të mëngjesit në koncertin e këngëtarit të njohur Rubi Perez në klubin e natës Xhet set. Ai është më të vdekurve në incidentin, deklaroi menaxheri i tij.
Tokio - Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Japonisë është i një rëndësie vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit euroatlantik dhe indo-paqësor, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba në Tokio.“Rusia vazhdon të bëjë luftë kundër Ukrainës, ekonomia e saj është në baza ushtarake dhe nuk ka hequr dorë nga ambiciet e saj për të riformuar sigurinë evropiane. Ndërkohë, Kina po synon një përforcim të madh ushtarak, duke kërkuar të kontrollojë teknologjitë kyçe, infrastrukturën kritike dhe zinxhirët e furnizimit, dhe duke vazhduar aktivitetet destabilizuese në Indo-paqësor. Ne po shohim gjithashtu se trupat dhe armët e Koresë së Veriut po përdoren kundër Ukrainës, në këmbim të mbështetjes së Rusisë për programet ilegale të armëve të Koresë së Veriut”, tha Rute.
Gazë – Armata izraelite sot njoftoi se dje ka kryer 45 sulme ajrore në Rripin e Gazës dhe se disa caqe ishin lokacione për prodhimin e armëve, raketahedhësve, ndërtesa të cilat i shfrytëzojnë grupet militante dhe depo për armë. Në kumtesën e ushtrisë bëhet e ditur se ushtarët e tyre kanë gjetur edhe disa hapje të tuneleve në zonën Tel Sulltan, si dhe avancim në korridorin ndërmjet Rafës dhe Kan Junis.