
18:00 / 10 prill / 2025
Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në margjinat e Forumit Ekonomik Delfi në Greqi, ka realizuar takim me homologun grek Jorgos Gerapetritis. Mucunksi potencoi se takimi përfaqëson hap të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike. Në takim, siç qëndron në publikimin në Fejsbuk, ishte theksuar gatishmëria e përbashkët dhe nevoja për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh – përmes dialogut të intensifikuar dhe politik, lidhje me prioritet në infrastrukturë dhe energjetikë, si dhe dinamikë të re në ekonomi, kulturë dhe turizëm.
Shkup - Përpjekje për nxitje të unitetit rajonal, ruajtje të bashkëpunimit të mirë ekonomik dhe mbështetje e fuqishme e integrimev evropiane të Maqedonisë, u theksuan në takimin e sotëm të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiç, e cila ndodhet për vizitë pune në vend. Sllovenia ka qenë dhe do të mbetet përkrahës dhe mik i ynë në rrugën drejt BE-së, sepse aty e kemi vendin, theksoi presidentja Siljanovska-Davkova. Siç theksojnë nga Kabinet i presidentes, ajo shprehu falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që Sllovenia ka dhënë pas ngjarjes tragjike në Koçan, e cila, siç thonë ata, dëshmon për miqësinë e fortë.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se Sektori i Krimit Kompjuterik ndërmori masa aktive lidhur me hetimet dhe përballjen me sulmet ‘"fishing" (phishing), të cilat kanë për qëllim që t’i mashtrojnë qytetarët dhe t’ua marrin të dhënat e tyre personale ose financiare. "Sulmet - Fishing më së shpeshti zbatohen përmes mesazheve të rreme elektronike, ueb-faqeve ose mesazheve në rrjetet sociale, të cilat duken se vijnë nga burimet e besueshme, siç janë bankat, institucionet shtetërore ose kompanitë e njohura. Njëherësh, Ju informojmë se është vërejtur dukuria e dorëzimit të faturave të rreme për pagesën e mjeteve në të holla në adresat elektronike të të punësuarve në personat juridik të cilët janë të autorizuar për të njëjtën, në emër të udhëheqësve të personave juridik, por nga adresat e rreme elektronike", thuhet në kumtesën e MPB-së.
Shkup - Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Kuvendit të Sllovenisë, sot është mbajtur takimi i sekretareve të përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska dhe të Kuvendit të Sllovenisë, Urshulla Zore Tavçar. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, sekretarja e përgjithshme Dimovska, duke i uruar mirëseardhje koleges së saj, përshëndeti përvojat sllovene që kanë ndihmuar shumë punën parlamentare të Kuvendit, veçanërisht përvojat e fundit me hapjen e Dhomës së Mbrojtur në Kuvend, si dhe bashkëpunimin në sferën e kalendarit parlamentar dhe politikave arsimore dhe rinore.
Shkup - Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski, tha se mungesa e një pjese të terapisë për pacientët e onkologjisë është për shkak të ndryshimeve në sistemin e furnizimeve publike, por paralajmëron se para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në dispozicion në sasi stabile. "Për momentin po realizohet furnizimi publik vjetor, ai është hapur të premten e kaluar, për shkak të problemeve teknike në Byronë e furnizimeve publike, gjegjësisht ndryshimi i sistemit u vonua. Tenderi është hapur, presim kontroll nga Byroja për furnizime publike dhe para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në sasi të qëndrueshme për 12 muajt e ardhshëm", tha sot Klekovski, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve se pse deri më 12 mars nuk ka arritur pjesa nga terapia për pacientët onkologjikë.
Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në mbledhjen e sotme e përfundoi Kontrollin e kandidaturave të dorëzuara pas Vendimit për publikimin e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 55/2025). Sipas votimit të anëtarëve të Komisionit, nga 37 kandidatët e paraqitur, kaluan 24, përderisa 13 nga kandidaturat e paraqitura ishin refuzuar për shkak të mospasjes së dokumentacionit komplet i cilë kërkohej sipas kushteve të Konkursit publik.
Shkup - Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë objektiv dhe i bazuar sipas meritave. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend-kandidat që nga viti 2025 dhe besoj se vendi i duhur i vendit duhet të jetë BE-ja. Shpresoj që mosmarrëveshja ekzistuese dypalëshe me Bullgarinë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa Hungaria është në dispozicion për të dy palët për të ndihmuar në këtë, deklaroi sot ministri hungarez për Çështje Evropiane, Janosh Boka, i cili po qëndron për vizitë në Shkup. Ai këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për procesin eurointegrues të vendit, në kuptimin e ndryshimeve kushtetuese dhe kërkesën e Shkupit për garancion se ato janë kushti i fundit, që do të vendosej nga Sofja.
Shkup - Komuna e Çairit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët. Siç informon Komuna, në rrugën Dizhoni 17 është përfunduar me sukses ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash, duke përmirësuar infrastrukturën për 35 amvisëri të kësaj zone.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për arsimin e të rriturve (QARR) sot e kanë prezantuar Strategjinë për arsimim të të rriturve 2025-2030, e cila duhet të mundësojë produktivitet më të madh të popullsisë dhe zhvillim të shoqërisë. Ministrja Vesna Janevska theksoi se strategjia bazohet në konceptin e të mësuarit të përjetshëm, i cili, tha ajo, është shumë i rëndësishëm për aktivizimin e popullatës së papunë të rritur në vend dhe për përvetësimin e shkathtësive që i kërkon koha e re dhe zhvillimi teknologjik. "Por, gjithsesi, edhe për sfidën e proceseve demografike. Për fat të keq, popullsia jonë po plaket, nataliteti është i ulët, dhe ne duhet të ndërmarim masa për të përmirësuar produktivitetin e popullsisë. Statistikat thonë, që është mirë, se që nga mosha 25 deri 64 vjet, 25 për qind e popullsisë është përfshirë në këtë lloj dhe lloje të tjera të edukimit. Por, sigurisht, do të përpiqemi të arrijmë nivelin evropian prej 47 për qind", deklaroi Janevska.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zëvendësministri Gjoko Velkovski dhe një pjesë e Kabinetit kanë mbajtur takim pune me drejtorët e qendrave për punë sociale dhe të institucioneve publike për mbrojtje sociale. Ministri Limani, siç njoftuan nga kabineti i tij, tha se takimet e tilla do të bëhen praktikë e rregullt, por do të organizohen edhe vizita të rregullta nëpër qendra dhe institucione për punë sociale për të shqyrtuar së bashku sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen institucionet e mbrojtjes sociale, për të shkëmbyer përvojat, dhe më e rëndësishmja, theksoi ministri Limani, për të rënë dakord për hapat konkretë për përmirësimin e sistemit.
Tetovë - Në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, u bë promovimi i librit “Studime pedagogjike II” i Prof. Dr. Tahir Zajazit. Ky aktivitet mblodhi bashkë profesorë universitarë, mësimdhënës, studentë, si dhe dashamirë të librit. Në fjalën e tij hyrëse, dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi tha se ky botim shënon një kontribut thelbësor në fushën e pedagogjisë, duke ofruar një analizë dydimensionale që përfshin studime historike dhe reflektime pedagogjike moderne, të cilat sfidojnë dhe zgjerojnë horizontet tona mbi arsimin bashkëkohor.
Bruksel – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me mbështetje të Bashkimit Evropian përgatiti program "Go Digital", në vlerë 377 milionë euro, i dedikuar për digjitalizim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Ballkani Perëndimor me qëllim të nxitjes së inovacioneve dhe rritjes në sektorin privat. Programi do t’i ofrojë këto mjete për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor përmes huave, granteve dhe ndihmës teknike për investime në digjitalizim, automatizim dhe teknologji të gjelbra.
Bruksel - Qëllimi i pezullimit të kundër-tarifave evropiane për importet amerikane që sot e paralajmëroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen është të sigurohet hapësirë maksimale për konsultime me vendet anëtare të BE-së dhe industrinë evropiane, si dhe për bisedime me SHBA-në, kumtoi sot zëdhënësi i KE-së për Siguri Ekonomike, Tregti dhe Dogana, Olof Gill. "Duam të flasim, vlerësojmë pezullimin e paralajmëruar (amerikan) në të ashtuquajturat tarifa reciproke dhe ne si kthim tani po i pezullojmë kundërmasat tona të propozuara", tha Gill.
Santo Domingo - Të paktën 218 persona e kanë humbur jetën pardje gjatë shembjes së çatisë në klubin e natës "Xhet Set" në Santo Domingo, kryeqyteti i Republikës Dominikane, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar shefit të ekipeve për shpëtim. "Për fat të keq, sipas të dhënave të para, jetën e kanë humbur 218 persona", deklaroi gazetari, Huan Manuel Mendez, drejtor i Qendrës për operacione urgjente.
Kanberra – Pas paralajmërimit të javës së kaluar të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për vendosjen e doganave, Zelanda e Re dhe Australia filluan bisedime me shtete të tjera, me qëllim që bashkërisht të përgjigjen ndaj doganave amerikane dhe ta nxisin tregtinë e lirë. Kryeministri i Zelandës së Re, Kristofer Lukson deklaroi se ka biseduar me kryeministrat e Singaporit, Vietnamit dhe Malajzisë, si dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen për bashkëpunimin ndërkombëtar tregtar, për fuqizim të tregtisë së lirë me qëllim të rritjes ekonomike.
Ankarë - Turqia dhe Izraeli kishin "bisedime teknike" me qëllim të parandalimit të një përleshjeje midis trupave të tyre në Siri, deklaroi sot një përfaqësues i paemëruar i Ministrisë turke të Mbrojtjes. Izraeli është i shqetësuar për rritjen e pranisë ushtarake turke në Siri. Turqia gjithashtu mbështet qeverinë e re siriane dhe planifikon të ndërtojë një bazë të përbashkët ushtarake turko-siriane për trajnim. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dy ditë më parë deklaroi se bazat ushtarake turke në Siri paraqesin "rrezik për Izraelin".
Kiev - Bashkimi Evropian sot ka vazhduar regjimin pa viza për transportin e mallrave me Ukrainën deri në fund të vitit, kumtoi kryeministri ukrainas, Denis Shmihal. Marrëveshja, e cila është vazhduar për herë të katërt që nga viti 2022, ndihmon në përshpejtimin e eksportit të Ukrainës në BE, me lehtësimin e kërkesave burokratike dhe duke shmangur vonesat doganore, njofton Kiev Independent.