• e enjte, 01 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

15:00 / 11 prill / 2025

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaori se nuk mund ta komentojë punën e dejtorit, i cili është në funksion dy ditë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për emërimin e Petar Bogojevskit si drejtues të Agjencisë nacionale për programe evropiane arsimore dhe mobilitet. Pas reagimit se Bogoevski në opinion ka shrpehur shpesh qëndrime antishqiptare, për shkak të së cilës dje vendimi i Qeverisë për emërimin e tij e ka dënuar Bashkimi Demokratik për Integrim, Janevska sot tha se i ka dëgjuar reagimet dhe se nëse paraqiten probleme do të ndërmerren masa.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot ka takuar dr. Akim Ali, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bën të ditur ministria. Në takim është diskutuar për punën e OBSH-së në vend dhe mundësitë për bashkëpunim, veçanërisht në kuadër të reformave të BE-së që zhvillohen në fushën e administratës publike.

Shkup - Paga minimale duhet të rritet, pasi funksioni i saj parësor është ruajtja e standardit të jetesës për përfituesit e pagave më të ulëta. Si përqindje e pagës mesatare tashmë po i afrohet 60 për qind dhe mendoj se është e përshtatshme, vlerësoi sot Marjan Petreski nga Fajnans tink. "Kur flasim për pagën minimale, duhet t'i kushtojmë vëmendje dy aspekteve - çfarë do të thotë barra shtesë për ekonominë dhe për ata që duhet t'i paguajnë ato paga, apo çfarë do të thotë për Buxhetin nëse ajo barrë i transferohet Buxhetit. Aspekti i dytë është se masa më e madhe e mjeteve në ekonomi mund të shkaktojë çmime, ose inflacion. Aktualisht lëvizjet janë të favorshme, në muajin e fundit kemi një përmirësim në uljen e çmimeve, si në përgjithësi ashtu edhe veçanërisht te ushqimi dhe mendoj se politikat duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme që të mos prishet një trend i tillë, tha Petreski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të forumit ekonomik ""Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit", organizuar nga Finance Think - Instituti për kërkime ekonomike dhe politike, Shkup. 

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale - Shkup vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes me dëshminë e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski. Ai u përgjigj në pyetjet e kryqëzuara të prokurores, përmes të cilës ajo e pyeti për jetën e tij, zhdukjen e Vanjës dhe hetimin për të. Në përgjigjet e tij, Gjorgjevski përsëri konfirmoi se nuk e njeh Lupço Palevskin personalisht, por ka kuptuar për të kur ka qenë aktual objekti Tifani. Ai konfirmoi se ishte i varur nga droga narkotike heroinë, për të cilën, siç tha, e ka konsumuar me hundë.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani i cili është kuadër i Alternativës, deklaroi se brenda koalicionit VLEN janë të përkushtuar maksimalisht që ajo të mbijetojë. "Nga ajo që kanë deklaruar liderët, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të gjithë partnerët t'i mbajmë brenda VLEN-it. Ne absolutisht jemi të hapur, nuk e shohim procesin e bashkëpunimit si një operacion statistikor apo përqindje kush sa merr, por si një shpresë që duhet artikuluar në mënyrë që ndryshimi të vazhdojë. Pritshmëritë tona janë të larta si dhe gatishmëria jonë për të vazhduar edhe më tej së bashku”, tha Murtezani i pyetur sot nga gazetarët lidhur me atë se çfarë pret nga takimi i sontëm i VLEN-it, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Janosh Boka.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot ka qenë për vizitë pune në Resnjë, ku është takuar me kryetarin e komunës dhe me këshilltarët. Në takim, ka njoftuar Tripunovski është diskutuar për situatën që e goditi këtë rajon, përkatësisht për temperaturat e ulëta që ishin ditëve të fundit. "Dua të informoj se që sot, në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Resnjës, do të merret vendim për shpalljen e fatkeqësisë natyrore, do të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve dhe nga e hëna do të shpallet Thirrja Publike në të cilën të gjithë bujqit duhet të paraqesin nëse kanë pësuar dëme nga temperaturat e ulëta gjatë ditëve të kaluara", sqaroi ministri.

Shkup - Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkim është një proces i papërfunduar. Maqedonia duhej të ishte tashmë në BE. Maqedonisë së Veriut i nevojitet BE-ja, por edhe anasjelltas, BE-ja ka nevojë për Maqedoninë e Veriut. Hungaria është miku juaj i sinqertë në atë rrugë", deklaroi ministri hungarez për Çështjet e BE-së, Janosh Boka, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me homologun e tij, ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani. "Ekziston një partneritet i fortë strategjik midis Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut bazuar në vlera të përbashkëta dhe interesa të ndërsjella dhe kjo i përket edhe çështjeve të procesit të integrimit evropian. Gjatë presidencës hungareze të BE-së, ne u përpoqëm dhe ia dolëm ta vendosnim zgjerimin në plan të parë, ndihmuam në miratimin e axhendës së reformave për vendin, si dhe hyrjen e tij në SEPA - zonën e vetme të pagesave në euro, i cili do të jetë gjithashtu një hap i madh përpara për Maqedoninë e Veriut", tha Boka, i cili shfrytëzoi rastin për të shprehur ngushëllime të thella për tragjedinë në Koçan dhe gatishmërinë e Budapestit për të vazhduar të ofrojë çdo ndihmë.

Shkup - Në vendkalimin kufitar "Bllacë - Hani i Elezit" nesër në ora 11:0 do të mbahet ceremonia solemne për lëshimin në përdorim të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare "One Stop Shop". Në ngjarje do të marrin pjesë delegacione të larta qeveritare të Maqedonisë dhe Kosovës, ministra, zëvendëskryeministra, të udhëhequr nga kryeministrat e të dyja shteteve, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, drejtorë të administratave shtetërore, si dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend. 

Shkup - Sot, Ministria e Financave ka paguar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore transhenë e dytë të mjeteve nga huaja hungareze, të destinuar për përkrahjen e kompanive vendase. Siç informuan nga Ministria e Financave transheja e dytë është në vlerë prej 4.557 miliardë denarëve ose 74 milionë euro, e cila po realizohet në bazë të kërkesës së parashtruar nga Banka Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve për projektet që tashmë janë miratuar nga bankat afariste.

Shkup - Për 2,5 denarë lirohet benzina EUROSUPER BS-95, ndërsa për dy denarë benzina EUROSUPER BS-98, dizeli EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) prej sonte në mesnatë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale. Nuk ndryshohet çmimi i Mazutit M-1 NS.

Tetovë - VLEN sot ka takim, ku duhet të definohen dilemat se si koalicioni do të paraqitet në zgjedhjet lokale. Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, deklaroi se në takimin e sotëm të koalicionit VLEN do të konfirmohet se si ai do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kasami është i bindur se VLEN në zgjedhje do të paraqitet së bashku. "Vazhdojnë komunikimet e rregullta në kuadër të koalicionit VLEN, ndërsa sot e kemi takimin e radhës, ku do të vazhdojnë bisedimet lidhur me daljen në zgjedhjet lokale. Opinioni tanimë u njoftua se ka disa opsione, por si do që të jetë, shpresoj se sot do të jetë dita e fundit, respektivisht takimi i fundit, ku do të definohen këto dilema në kuadër të debatit për zgjedhjet lokale. Unë jam i bindur se VLEN edhe në zgjedhjet lokale do të shkojë së bashku dhe atë që e kemi treguar në zgjedhjet parlamentare, do ta tregojmë edhe në zgjedhjet lokale dhe më në fund do të arrijmë t'i fitojmë edhe komunat dhe t'i udhëheqim me sukses, siç jemi ne të bindur se do ta udhëheqim politikën në kuadër të koalicionit qeveritar, e po ashtu edhe në kuadër të komunave ku edhe deri tani po udhëhiqen nga koalicioni", deklaroi Kasami.

Gostivar - Kryetarët e katër partive që janë pjesë e koalicionit Vlen do të mbajnë sonte një takim për të diskutuar për veprimet e mëtejshme të koalicionit, tha sot në Gostivar, kreu i një pjese të Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë Arben Taravari. Pas një vizite pune në spitalin e përgjithshëm "Ferid Murad" në Gostivar, Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, theksoi se kryetarët e Besës, Bilall Kasami, i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe ai vetë si kryetar i pjesës së ASH-së, janë në aksion dhe në komunikim më të mirë që do të jetë zgjidhja më e mirë e mundshme dhe që do të jetë në interesin e të gjithëve.

Gostivar - Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, si përfaqësues i kabinetit qeveritar, dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale, kanë vizituar dy rrugë të cilat kanë nisur të rikonstruohen si pjesë e 13 projekteve të para të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës në qytet. Këto dy rrugë janë rruga ‘Servet Bajrami’, e cila çon për në Banjicë të Poshtme, dhe rruga ‘Nikolla Tesla’, nga gjimnazi deri në fund të rrugës. Sipas kryetarit Limani, këto projekte kapin një vlerë prej rreth 30 milionë denarë dhe synojnë rikonstruimin e plotë të këtyre dy rrugëve, duke siguruar kushte më të mira infrastrukturore për qytetarët e Gostivarit.

Gostivar - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Gostivar deklaroi se nuk ka informata për mungesë të ilaçeve në institucionet mjekësore, as në klinikën onkologjike. Në brifingun e mëngjesit, siç potencoi, nuk është paraqitur problem. "Unë në këtë moment nuk kam informatë se ka mungesë të ndonjë ilaçi në onkologji, në përgjithëi i kemi të gjitha kushtet. Insulinë, dy ditë ka munguar, megjithatë kemi nënshkruar aneks me kompaninë që furnizon dhe kjo është zgjidhur. Në këtë moment, unë sa e di, nuk ka pasur problem dhe sa jam i informuar në brifingun e mëngjesit me ekipin që e kemi në MSH, nuk ka pasur kurrfarë problemi", deklaroi ministri Taravari, pas vizitës së punës në spitalin e përgjithshëm "Ferid Murat" në Gostivar.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Turqi me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit diplomatik të Antalisë është takuar me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Shara. Presidentja Osmani ka shkruar: Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për të cilin thotë se është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë. "Presidenti Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë", theksoi Osmani.

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për Blumberg, ndalet te ndikimi i presidentit amerikan Donald Tramp dhe sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, duke e cilësuar atë si një faktor që e ka detyruar Evropën të veprojë dhe të riorientohet. "Megjithëse Trampi është një figurë e diskutueshme, ai ka një ndikim të rëndësishëm në politikën globale, duke ofruar mundësi për shumë vende. Politika e Trampit ka shkaktuar një reagim nga vendet evropiane, të cilat janë mbyllur shumë në vetvete, duke u përkushtuar gjithnjë e më shumë ndaj interesave të brendshme. Ai është një faktor që e ka detyruar Evropën të veprojë dhe të riorientohet. Edhe pse shumë e kanë kritikuar politikën e tij të ashpër, ajo ka krijuar mundësi për vende të tjera, përfshirë Shqipërinë", ka deklaruar Rama, publikuan mediat shqiptare.

Berlin - Si pjesë e marrëveshjes për Qeverinë e re gjermane, ministritë e Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë do të drejtohen nga ministrat konservatorë të partisë CDU, ndërsa partnerët e tyre të koalicionit socialdemokratë (SPD) do të marrin përsipër portofolin e Financave dhe të Mbrojtjes, shkruan “Politiko”. Portali i Brukselit thekson se Unioni Kristiansocial (CSU) do ta udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e re gjermane, por ende nuk dihet sa ministra do të jenë në krye të këtyre dikastereve. Politiko shkruan se deputeti i CDU-së Johan Uadeful, me siguri do ta zëvendësojë Analena Berbokun në krye të diplomacisë gjermane, duke pasur parasysh lidhjet e tij të gjata me Uashingtonin dhe Brukselin.

Gjenevë - Kombet e Bashkuara sot kanë njoftuar se numër i madh i viktimave në sulmet nizraelite në Rripin e Gaztës janë gra dhe fëmijë, duke i dënuar sulmet e IDF-së ndaj personave të shpërngulur në kampet e refugjatëve. "Mes 18 marsit dhe 9 prillit të vitit 2025, kishte afërisht 224 incidnete të sulmeve izraelite ndaj ndërtesave të banimit dhe tendave për personat e shpërngulur", publikoi Zyra e KB-së për të drejta të njeriut.

Seul - Në qytetin koreanojugor Gvangmeong, në jug të Selit, sot ësht shembë një kantier ndërtimi, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë deri te punëtorët, bënë të ditur autoritetet lokale. Tash për tash nuk dihet se sa punëtorë janë të bllokuar, as nëse ka viktima, transmeton Jonhap. Zyrtarët paraprakisht kanë marrë rapote për rrezik nga shembja për boshtin e ventilimit.

Teheran - Irani sot kumtoi se nesër do t'u japë një "shans të vërtetë" bisedimeve në nivel të lartë me SHBA-në për programin bërthamor, pasi presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua me bombardime nëse bisedat nuk kanë sukses. Trampi para disa ditësh publikoi se Uashingtoni dhe Teherani do të fillojnë bisedimet në Oman, i cili edhe paraprakisht ka ndërmjetësuar mes Perëndimit dhe Iranit.

Jerusalem - Armata izraelite (IDF) filloi të organizojë turne alpiniste për civilët në territorin sirian të pushtuar së fundmi gjatë festës së Pashkëve, raportuan mediat lokale. Turnet të cilët organizohen dy herë në ditë, do të zgjasin shtatë ditë duke filluar nga kjo javë, ndërsa biletat tashmë janë shitur, njoftoi Guardian. 

QËNDRONI TË LIDHUR