• e mërkurë, 30 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

Shkup - Progresi dhe realizimi i mëtutjeshëm i fazës së dytë të parkut të erës në Bogdanc, termocentralit fotovoltaik Manastir 2, si dhe fazës së tretë të rivitalizimit të hidrocentraleve të mëdha ishte në fokus të takimit të punës mes ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe Klaus Miler, drejtor i bankës KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë, që u mbajt në kuadër të Bankës Juglindore dhe të Turqisë, në kuadër të ESG Bankës së Evropës Juglindore. Samiti 2025 në Tivar, ku mori pjesë edhe drejtori financiar i SHA EMV Ivan Stojanovski. "Këto projekte jo vetëm që rrisin prodhimin vendas të energjisë, por edhe forcojnë të gjithë sistemin energjetik të shtetit. Partneriteti me KfW Bank është një shtysë e rëndësishme për transformimin drejt energjisë së qëndrueshme", theksoi  Bozhinovska.

Shkup - Edhe një tjetër person i lënduar nga zjarri në Koçan, i cili po mjekohej në Bullgari, sot kthehet në vend, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Jashtë vendit, për momentin janë hospitalizuar 55 pacientë. E pandryshuar mbetet gjendja e pacientëve, të cilët po mjekohen jashtë vendit, duke përfshirë edhe pacientët në gjendje kritike. Në spitalet e vendit aktualisht po mjekohen 10 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit", nga një pacient në Klinikën e Toksikologjisë, Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, Klinikën e Pulmologjisë dhe në Spitalin e Përgjithshëm "8 Shtatori", si dhe dy pacientë në Spitalin privat Sistina.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka iniciuar procedurë kundër gjithsej 43 personave, të cilët përmes veprave të ndryshme të mashtrimit kompjuterik, falsifikimit të dokumenteve dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, kanë marrë pjesë në mashtrime të shumta të qytetarëve me "kredi të shpejta". PTHP Shkup njoftoi se për katër nga të dyshuarit, ndër të cilët edhe një zyrtar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ka filluar hetim për veprat penale – Falsifikim të dokumenteve nga neni 378, Keqpërdorimi i të dhënave personale nga neni 149, mashtrimi kompjuterik nga neni 251-b të Kodit Penal, ndërsa pjesa tjetër përfshihen në procedurën me veprime individuale të ndihmës dhe bashkëkryerjes në secilin nga rastet veç e veç.

Shkup - Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 32 për qind nga buxheti për modernizim të Armatës që është mbi 20 për qind se sa që kërkon NATO, theksoi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski gjatë pjesëmarrjes në stërvitjen "Seven Stars 25", e cila realizohet në kazermën "Alekso Demnievski - Bauman" në Veles ku ndodhet komanda e SEEBRIG. "Kemi më shumë marrëveshje për modernizim. Punojmë për t'i prëfunduar marrëvehsjet për arritje të 'strajkerëve' dhe shpresojmë se do të arrijnë deri në fund të këtij viti siç është marrëvehsja. Gjithashtu, edhe autommjetet e tjera 'JLTL' të cilat duhet të arrijnë këtë vit në pajtim me marrëveshjen me SHBA-në. Këtë vit përfundon marrëveshja me Turqinë dhe duhet të arrihet tërë ajo që është paraparë me marrëveshjen e tyre, arrijnë edhe raketat 'mistral', haubicat 'boran' nga Turqia", deklaroi Misajllovski në përgjigje të gazetarëve.

Shkup - Grupi punues i Këshillit Gjyqësor, Aleksanda Kambovski e ka dorëzuar raportin për rastin me Teodora Ristovskën, e cila është përplasur me veturë në kalimin për këmbësorë në Tetovë, ndërsa i pandehuri Mensur Pajaziti mori dy vite burg. Grupi punues, i përbërë nga tre anëtarë, është dashur ta shqyrtojë lëndën nga dita e parë kur akuza ka hyrë në gjykatë e deri të hënën kur filloi për herë të dytë dhe përfundoi në Gjykatën e Tetovës. "Ka përfunduar puna e grupit punues, është dorëzuar informacion, megjithatë ende nuk kam pasur mundësi ta shoh atë informacion dhe menjëherë do të publikohet dhe lënda do të kthehet në gjykatë. Gjatë ditës presim të dalim me më shumë informacione", delaroi sot Kambovski pas deklaratave solemne të disa kryetarëve të rinj të gjykatave.

Shkup – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral Sashko Lafçiski sot marrin pjesë në stërvitjen “Seven Stars 25” e cila realizohet në kazermën “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles ku është akomoduar edhe Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG, përderisa stërvitjet në teren mbahen në Poligonin e Armatës Krivollak. “Sot patëm mundësi të shohim se si përballen bashkërisht me të gjitha rreziqet, por edhe një simulim se si i trajtojnë ato. Stërvitja vazhdon në Krivollak, ku do të shohim edhe aktivitete në terren. Në këtë stërvitje marrin pjesë drejtpërdrejt mbi 200 persona, të cilët mund të shohim se si ballafaqohen bashkërisht me të gjitha dukuritë e padëshiruara, por edhe si të vendoset paqja më pas, gjë që është shumë e rëndësishme”, deklaroi Misajllovski pas stërvitjes simuluese.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Themelore Koçan, Spiro Borisov sot në deklaratë për mediat theksoi se procedura hetimore është në vijim dhe se po ndërmerren veprime sipas ankesave të gjyqtarëve në procedurë paraprake lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan, që ndodhi më 16 mars, me ç'rast humbën jetën 61 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan. "Në vijim është procedura hetimore. Jemi duke vepruar sipas ankesave të paraqitura kundër vendimeve të gjyqtarëve në procedura paraprake dhe kjo është gjithçka që mund t'ju jap si deklaratë në këtë moment", tha Borisov. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski sot nënshkruan Protokoll të ri për bashkëpunim ndërmjet MPB-së dhe Prokurorisë publike, me çka edhe një herë konfirmohet përkushtimi për forcimin e koordinimit ndërinstitucional për zbulimin dhe dëshmimin  e suksesshëm të  veprave penale dhe zbatimin  efikas të procedurës penale. Siç kumtoi MPB, Toshkovski theksoi se përkushtimi i shtuar për përmirësimin dhe definimin e qartë të sistemit për luftimin e kriminalitetit nënkupton edhe përmirësimin e vazhdueshëm të rregullave të lojës, sipas të cilave institucionet do të mund të bashkëpunojnë, dhe më e rëndësishmja, ta udhëheqin atë luftë në mënyrë efektive.

Shkup - Në Këshillin Gjyqësor deklarata solemne dhanë kryetarët e sapozgjedhur të gjykatave themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe në gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli. Kryetar i Gjykatës Themelore në Koçan është Spiro Borisov, gjykatës në Gjykatën Themelore-Koçan, kryetar i Gjykatës Themelore-Gjevgjeli është zgjedhur Maja Avramova, gjykatëse e Gjykatës Themelore-Gjevgjeli dhe kryetar i Gjykatës Themelore Kavadar është Elizabeta Petkovska, gjykatëse e Gjykatës Themelore-Kavadar.

Shkup - Në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushec, Shkup, në anën kufitare të Kosovës dhe Mqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme. Siç njoftoi sot MPB-ja, në anën kosovare është kontrolluar një furgon "Volksvagen" me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur më shumë se 100 pako me mallra tekstili  dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria.

Shkup - Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot së bashku me zëvendësministren Kaltritina Zekolli Shaqiri ka realizuar takim pune me BNJVL-në. "Fillojmë me përpunimin e një procedure të re të unifikuar për vendosje të pajisjes urbane për të gjitha komunat, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri Nikolloski. Në takin janë shqyrtuar mundësitë për vendosje të riregullimit ligjor të procedurës për vendosje të pajisjes urbane, gjegjësisht mundësisë për përpunimin e një Rregulloreje të re, me të cilin do të rregullohet procedura për vendosje të pajisjes urbane.

Shkup - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme përfundoi shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio televizionit të Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.20255). Sipas votimit të anëtarëve të Komisionit, nga 37 kandidatët që aplikuan, kaluan 24, ndërsa 13 prej aplikantëve iu refuzua kandidatura për mungesë të dokumentacionit të plotë të kërkuar sipas kushteve të Konkursit Publik.

Shkup - Komisioni Kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e filloi seancën për Shqyrtimin e kandidaturave të dorëzuar pas Vendimit për shpalljen e Konkursit Publik për emërim të anëtarëve të Këshillit programor të Radio-Televizionit të Maqedonisë ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 55/2025), por para se të fillojë debati për kandidatin e parë në listë është dhënë pauzë një orëshe. Kryetari i Komisionit Gjorgjija Sajkoski, informon se dy nga kandidatët i kanë tërhequr kandidaturat, ndërsa për 37 kandidatët e mbetur të cilët janë paraqitur në Konkursin publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të RTVM-së, Komisioni duhet të konfirmojë nëse të gjithë do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në varësi të asaj se sa prej tyre i kanë plotësuar kushtet e shpalljes publike.

Shkup - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski dhe anëtarët e këtij trupi punues të Kuvendit, në ditën e dytë të vizitës së saj në vend, takuan kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiq. Siç kumtuan nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim u shkëmbyen mendime për disa aspekte të bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe Republikës së Sllovenisë, me theks në mbështetjen e vazhdueshme sllovene për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe për të gjithë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. "Milloshoski foli për pengesat me të cilat ballafaqohet vendi ynë në rrugën e gjatë drejt arritjes së qëllimit strategjik, duke theksuar zhgënjimin e shkaktuar te qytetarët nga procesi i stërzgjatur i integrimit evropian, si faktor që nxit edhe migrimin", thuhet në kumtesë.

Shkup - Nuk ka persona të lënduar nga zjarri që ndodhi paradite në një makinë në lëvizje në rrugën "Vladimir Nazor" pranë Qendrës Klinike. Zjarri ka përfshirë edhe një automjet tjetër dhe fasadën e një ndërtese. "Në SPB Shkup në orën 09:50 është raportuar se në rrugën "Vladimir Nazor" në Shkup, kashpërthye zjarr në makinën "Citroen Ksara" me targa të Shkupit në lëvizje, i drejtuar nga M.G., nga Shkupi. Nga zjarri është përfshirë edhe një makinë "Fiat Punto" dhe fasadën e një ndërtese. Nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve Shkup zjarri është shuar", njoftuan nga MPB. 

Shkup - Në kuadër të aktiviteteve të djeshme të punonjësve policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike (BSP) në MPB, në lidhje me kontrollet e intensifikuara në komunikacion  për respektimin e rregullave dhe dispozitave të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, janë lëshuar 1001 urdhërpagesa, më së shumti gjatë këtij muaji. Nga MPB-ja njoftojnë që më të shumtat janë kundërvajtjet e parkimit të paligjshëm (241), pasuar nga kundërvajtjet e bazuara në drejtimin e automjetit me shpejtësi të papërshtatur  (279).

Shkup - Aksi rrugor Krushevë - fshati Divjac i Poshtëm- fshati Koçishë është i pasigurt për komunikacion dhe paraqet rrezik për rrjedhën normale të komunikacionit. Nga 04.04.2025 është i mbyllur për çdo lloj trafiku. LAMM informon sot se mund të përdoret rruga rajonale f. Pusta Reka-Krushevë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup - Po vijon periudha e motit të ngrohtë me rritje të temperaturave. Të shtunën do të ketë reshje lokale shiu dhe erë të fortë veriore (mbi 70 km/h), njoftoi DPHM.  Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin në interval prej 2 deri në 9, kurse ajo maksimale ditore do të lëvizin nga 15 deri në 25 gradë.

Kumanovë - Ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën "Bajram Shabani" në Kumanovë nuk e realizon ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe Kanalizime", por një kompani private, kumtuan sot zyrtarë nga ndërmarrja publike, pas një sërë reagimesh të banorëve të Kumanovës se aktivitetet ndërtimore shpeshherë çojnë në ndërprerjen e ujësjellësit në atë pjesë të qytetit. Kumanovanët kanë reaguar se edhe vetë aktivitetet ndërtimore po e pengojnë qarkullimin në këtë rrugë të frekuentuar të Kumanovës. Aktivitetet e ndërtimit janë në vijim. Ekipet tona janë vazhdimisht aty dhe ne jemi çdo ditë prezent në terren që gjërat të shkojnë sa më shpejt dhe me efikasitet dhe të mos ketë probleme në përmasa më të mëdha. Por ne nuk kemi asnjë rol në ndërtimin e kanalizimit atmosferik. Me tender publik është përzgjedhur një kompani private, e cila ka mbikëqyrjen personale për të kontrolluar punimet. Ekipet tona marrin pjesë vetëm në riparimin e defekteve që dalin nga puna në terren e kontraktorit. Gjatë gërmimit ndodhin defekte të caktuara, ne si kompani, e shpesh edhe vetë kontraktori i sanojmë ato", deklaroi drejtori i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, Oliver Stojmanovski.

Strugë - Në seancat e ardhshme të caktuara për në qershor pritet epilog i proceseve gjyqësore kundër kryetarit të komunës së Strugës, Rmaiz merko për emërim të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla në komunë. Me kërkesë të gjykatësit Jordan Jovanov, për shkak të mosparaqitjes në seancat e kaluara, sot në sallë u sollën me asistencë policore dëshmitarët për drejtorët e emëruar në mënyër të paligjshme në shkollat në Radolishtë, Podgorc dhe Llabunishtë.

Tiranë - Pas prototipit të automjetit të parë ushtarak të blinduar “Shota”, të prodhuar vitin e kaluar, Shqipëria brenda këtij viti do të prodhojë edhe automjete tjera të blinduara që do i shërbejnë Forcave të Armatosura, por edhe do të eksportojë. “Ne bashkëpunojmë me kompani të huaja dhe këtë vit besojmë se do të prodhojmë disa automjete “Shota”. Nuk do të jetë thjesht një prototip, por një automjet që vepron në terren”, deklaroi për A2 Arjeta Puca, administratore pronare e kompanisë "TIMAK". Sipas saj, paqja në botë është e brishtë ndaj edhe shtetet e tjera i kanë hedhur sytë te mjetet ushtarake që do të prodhohen në Shqipëri.

Bruksel - Derisa ta finalizojmë miratimin e kundër-masave të BE-së për importin e prodhimeve amerikane, të cilat morën mbështetje të fuqishme nga vendet anëtare, vendosëm t'i pezullojmë për 90 ditë, kumtoi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen. 

Bruksel - Bashkimi Evropian ka shpallur Thirrje për shprehje interesi për të mobilizuar investimet private në Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të mbështes zhvillimin ekonomik të rajonit dhe integrimin e tij në tregun e përbashkët të BE-së, kumtoi sot Komisioni Evropian. Ftesa është publikuar në Samitin Adria 2025 në Mal të Zi mbrëmë, që do të thotë se kompanitë nga BE, Zona Ekonomike Evropiane dhe Ballkani Perëndimor janë të ftuar të dorëzojnë propozime për projekte investuese, ndërsa afati i fundit për aplikim është deri më 21 maj të vitit 2025.

Bruksel - Qendra e përbashkët hulumtuese (JRC) e Komisionit Evropian sot në qytetin belg Hel hapi një Laborator për siguri kufitare, e cila është mendur si rrjet për bashkëpunim të agjencive për zbatimin e ligjeve në BE. Institucioni i ri do t'i lidhë laboratorët e përhershëm të JRC-së, si dhe ato për zbulimin e gjurmëve të eksplozivëve, për siguri ajrore, për narkotikë, për nanobioteknologjinë dhe dronët, me detyrën e zhvillimit dhe testimit të teknologjive të reja për menaxhimin e kufirit dhe ofrimin e trajnimeve për oficerët e sigurisë kufitare. Laboratori i Sigurisë Kufitare është parashikuar të bashkëpunojë edhe me Fronteksin, Europolin, Agjencinë Evropiane të Barnave, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Bruksel - Derisa e finalizojmë miratimin e kontra-masave të BE-së për importin e produkteve amerikane, të cilët kanë marrë mbështetje nga vendet-anëtare, kemi vendosur t'i vëmë në pezullim 90 ditë, njoftoi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Vendimi i këtillë pasoi pasi që presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se "do ta pezullojë" vendosjen e disa tarifave reciproje për importin e mallrave në SHBA nga dhjetëra vende për një periudhë prej 90 ditëve. "E kemi vënë paralajmërimin e Trampit. Dëshirojmë t'i japim shansë bisedimeve. Derisa e finalizojmë miratimin e kontra-masave të BE-së, të cilët kanë marrë mbështetje të fuqishme nga vendet-anëtare tona, do t'i vëmë në pezullim 90 ditë", theksoi Fon der Lajen  në një deklaratë me shkrim.

Bruksel - BE-ja planfikon të akordojë 40 miliardë euro në tre vitet e ardhshme në Ukrainë, bëri të ditur sot komisarja evropiane për zgjerim Marta Kos në takimin në Bruksel kushtuar ekonomis së vendit, e cila është e sulmuar nga forca ruse. Sipas saj, këto fonde do të jenë kryesisht investime private dhe do të sigurohen për rikonstruksion të infrastrukturës së shkatërruar sipas kërkesave evropiane. "Koha është duhur për investim në Ukrainë, nuk bëhet fjalë për qëllime vullnetare, por mpër investime afatgjate", tha Kos.

Singapor - Tregtia globale vazhdon të përballet me ndërprerje serioze edhe krahas pauzës në tarifat "reciproke", tha Debora Elms, drejtoreshë për politikë tregtare në Fondacionin Hinrid në Singapor. "Pauza e tarifave nuk ka të bëjë me të gjitha tarifat. Gjithë bota tani ka tarifa prej 10 për qind, që nuk ishte rast para një jave - plus 25 për qind për çelikun, aluminin dhe produktet e metalit. Plus 25 për qind për automobilat", deklaroi Elms për Al Xhezirën. Ajo, gjithashtu, tha se Trampi vetëm i lënë në pauzë tarifat "reciproke", me përjashtim të Kinës, në vend që plotësisht të tërheqë.

Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh në një postim në rrjetin social "X" ka shkruar se Izraeli duhet të lejojë qasje të papenguar të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, e cila është e bllokuar në pikat e kontrollit. "Izraeli, si forcë okupuese, ka detyrime të qarta sipas të drejtës ndërkombëtare, përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ligjin për të drejtat e njeriut. Pavarësisht kësaj, ndihma humanitare nuk mund të hyjë në Rripin e Gazës. Në ndërkohë, ushqimi, Ilaçet dhe strehimoret po grumbullohen në vendkalime, ndërsa furnizimet jetike janë bllokuar. Është e nevojshme të sigurohet qasje e papenguar e ndihmës humanitare", theksoi Gutereshi. 

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se vendi "e ka armën më të fuqishme në botë", dhe për shkak të kësaj, siç vlerësoi, presidenti kinez Si Xhinping nuk do të lejojë përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy vendeve. Duke folur në Zyrën Ovale, Trampi tha se "nuk është i brengosur" për shkak të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit ekonomik me Kinën, duke bërë thirrje presidentin kinez Si Xhinping "një nga (të paktët) njerëzit shumë të zgjuar në botë", transmeton "Njuzvik". 

QËNDRONI TË LIDHUR