
12:00/11 prill/2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi takim me drejtoreshën e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Biljana Stefanoska. Në takim, presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi Kabineti i saj, shprehi qëndrimin se turizmi, si një degë, jo vetëm që sjellë të ardhura, por edhe e promovon pasurinë natyrore të Maqedonisë dhe trashëgimin kulturore para botës, si avantazh i joni krahasues.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dje dhe sot mori pjesë në Forumin Ekonomik Delfi që u mbajt në Greqi, ku mbajti panel diskutim me temë: "A është aleanca BE-SHBA përtej riparimit?" Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Mucunski u ndal në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, stabilitetin e rajonit, partneritetin strategjik në kuadër të NATO-s, si dhe bashkëpunimin me SHBA-në dhe lidhjen transatlantike.
Shkup - Komisioni i Etikës pranë Aleancës për Shqiptarët (ASH) në mbledhjen e mbajtur dje e ka shqyrtuar rastin e Muhsin Arifit, kryetar i Degës së Sarajit dhe drejtor i Spitalit të Geriatrisë, i dyshuar për marrje ryshfeti nga autoritetet kompetente. Siç njoftuan sot nga kjo parti, Kodit i Etikës së ASH-së kërkon që përfaqësuesit politikë të kenë standarde të larta të integritetit moral, ligjor dhe profesional, dhe që anëtarët e strukturave drejtuese të veprojnë në përputhje me ligjin, Programin dhe Statutin e Partisë, duke shmangur përfitimet personale financiare ose materiale.
Shkup - Përvoja botërore tregon se ankandet e energjisë janë një mjet i fuqishëm për të përshpejtuar kalimin drejt energjisë së rinovueshme. Kjo temë ishte në fokus të panelit të panelit "Ankandet e energjisë si katalizatorë për vendosjen e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor", në kuadër të Samitit Adria, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku mori pjesë ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Shkup - Propozim-ligji për shërbim gjyqësor është përgatitur dhe publikuar në ENER, deri në qershor të vitit 2025 duhet të miratohet, kumtoi sot Ministria e Drejtësisë. Ndaj, theksojnë se ka filluar hartimi i këtij ligji, i cili përfshin rekomandimet e disa raporteve dhe dokumenteve vendase dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me nevojën për përmirësimin e statusit të shërbimit gjyqësor, të përfshira në Strategjinë për Burimet Njerëzore në Shërbimin Gjyqësor dhe rekomandimet nga Agjenda e Reformës.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dje dhe sot mori pjesë në Forumin Ekonomik Delfi që u mbajt në Greqi, ku mbajti panel diskutim me temë: "A është aleanca BE-SHBA përtej riparimit?" Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Mucunski u ndal në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, stabilitetin e rajonit, partneritetin strategjik në kuadër të NATO-s, si dhe bashkëpunimin me SHBA-në dhe lidhjen transatlantike. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi takim me drejtoreshën e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Biljana Stefanoska. Në takim, presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi Kabineti i saj, shprehi qëndrimin se turizmi, si një degë, jo vetëm që sjellë të ardhura, por edhe e promovon pasurinë natyrore të Maqedonisë dhe trashëgimin kulturore para botës, si avantazh i joni krahasues.
Shkup - Organizata e njohur e aviacionit Skajtraks e renditi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, i operuar nga TAV Maqedoni, filiale e TAV Aeroporte, në mesin e dhjetë aeroporteve më të mira në rajonin e Evropës Lindore, në kuadër të programit të saj të quajtur Çmimet Botërore të Aeroporteve (Skytrax World Airport Awards). Çmimet, të cilat Skajtraks i jep bazuar në votat e pasagjerëve, u shpallën në panairin e aviacionit Passenger Terminal Expo të mbajtur në Madrid, Spanjë, i cili mblodhi së bashku mbi 2000 profesionistë të industrisë së aviacionit nga më shumë se 120 vende të botës.
Shkup - Shfrytëzuesit e rrugëve "Bllagoja Paroviq" dhe "August Cesarec" në komunën Çair do të jenë pa ujë për shkak të defektit në ujësjellësin në rr. "Bllagoja Paroviq" nr.74. Siç njoftojnë nga NP Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup, furnizimi me ujë është ndërprerë prej orës 9 të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në sanimin e defektit.
Shkup - Në mëngjes më ftohtë është në Kriva Pallankë -2 gradë, ndërsa 8 gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli, informon DPHM. Deri në orën 08:00 janë matur edhe -1 gradë në Berovë, Krushevë dhe Lazaropole, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 në Kumanovë, Shtip dhe Pretor, 2 në Ohër, 3 në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Vinicë, 4 në Prilep, Veles, Kavadar dhe Strumicë, si dhe 5 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë dhe Demir Kapi.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit diplomatik të Antalisë. Forumi i këtij viti me temën "Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar", synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.
Athinë - Maqedonia mund të përfitojë nga kjo, ndoshta do të arrijmë t’i bëjmë lidhjet tona me SHBA-në edhe më të forta dhe ndoshta do të arrijmë të pozicionohemi më mirë, pse jo, nëse kemi kushte për të bërë një marrëveshje për tregti të lirë, për të arritur të eksportojmë më shumë në SHBA, ndonjëherë edhe në një krizë, situata të caktuara mund të shfrytëzohen, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë me korrespondenten e MIA-s nga Athina.
Romë - Shtëpia italiane e modës "Prada" sot njoftoi se "ka arritur marrëveshje definitive" me grupin amerikan "Kapri holdings" për marrjen e 100 për qind të brendit të njohur "Versaçe" për 1,25 miliard euro. Bashkimi i dy brendeve të njohura sipas ekspertëve do të krijojë një grup luksoz italian me një qarkullim mbi gjashtë miliardë euro e cila do të jetë në gjendje të konkurrojë me gjigantët industrial si "Luj Viton" dhe "Kering". "Jemi të lumtur të mirëpresim 'Versaçen' në 'Prada grup' dhe të ndërtojmë një kapitull të ri për një brend me të cilën ndajmë një angazhim të fortë ndaj kreativitetit, përpunimit dhe trashëgimisë", deklaroi presidenti dhe drejtori ekzekutiv, Patricio Bertelli.
Stamboll - Policia turke arrestoi 105 persona të dyshuar për përzierje në aktivitetet e grupit terrorist "Shteti Islamik", publikoi ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja në një postim në Iks. Aksioni është zbatuar në 23 qarqe në Turqi, ndërsa të arrestuarit dyshohen edhe për financim të organizatës terroriste dhe propagandë në interes të grupit në rrjetet sociale. Në vitin 2013 Turqia ishte një nga vendet e para që e përfshiu Shtetin Islamik në listën e organizatave terroriste.
Bruksel - Për më shumë se 20 vjet kemi folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse vendet fqinje shpesh "e pengojnë", tha Ministrja austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Klaudia Plakolm, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA. Ajo beson se BE-ja duhet t’u lejojë “kandidatëve të avancuar për anëtarësim”, si Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,
Bruksel - Për më shumë se 20 vjet kemi folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse vendet fqinje shpesh "e pengojnë", tha Ministrja austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Klaudia Plakolm, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA. Ajo beson se BE-ja duhet t’u lejojë “kandidatëve të avancuar për anëtarësim”, si Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të marrin pjesë në programet e Unionit. m”, si Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të marrin pjesë në programet e Unionit.
Paris - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se suspendimi i sanksioneve reciproke amerikane paraqet "një pushim të brishtë" dhe se Evropa duhet të vazhdojë të punojë në kontramasa që të mbrohet. "Së bashku me Komisionin Evropian duhet të tregojmë fuqi: Evropa duhet të vazhdojë të punojë në të gjitja kontramasat e domosdoshme", shkroi Makron në X.
Gaza - IDF lëshoi një paralajmërim evakuimi për palestinezët të cilët jetojnë në disa zona në pjesën lindore të qytetit të Gazës.Në një postim në X, zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, koloneli Aviçij Adrae, pblikoi një hartë të zonës që duhet të evakuohet, e cila i përfshin lagjet Shejaja, Zejtun dhe Tufa. Ai thotë se ushtria së shpejti do të operojë "me fuqi të madhe" atje për ta "shkatërruar infrastrukturën terroriste".
Gaza - Të paktën 10 anëtarë të një familje, mes të cilëve shtatë fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm izraelit mbi Kan Junis, në pjesën jugore të Ripit të Gazës, njoftoi mbrojtja civile palestineze. Sulmi ajror ka ndodhur mbrëmë rreth orës 3.30 sipas orës lokale, deklaroi zëdhënësi i organizatës për ndihmë të parë në territorin palestinez.
Kabul - Autoritetet talebane sot i kanë ekzekutuar publikisht dy burra të dënuar për vrasje në veriperëndim të Afganaistanit, njoftoi Gjykata e Lartë. Autorietete lokale dje u kanë bërë thirrje zyrtarëve dhe qytetarëve të "marrin pjesë në ngjarje", për të cilin është vendosur ndalimi i xhirimit.
Pekin - Kina i ka rritur tarifat për importin amerikan prej 84 në 125 për qind, duke iu kundërpërgjigjur vendimit të mëparshëm të Uashingtonit, kumtoi Komisioni për tarifat e Këshillit shtetëror të Kinës. "Më 10 prill të vitit 2025, qeveria amerikane njoftoi se 'tarifat reciproke për mallrat kineze të eksportuara në SHBA do të rriten për 125 për qind. Futja e tarifave të larta në mënyrë jonormale nga SHBA-ja ndaj Kinës seriozisht shkel rëndë rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare, ligjet themelore ekonomike dhe sensin e shëndoshë dhe është një detyrim krejtësisht i njëanshëm", thuhet në memorandumin shpjegues të vendimit.
Nju Delhi - Rreth 100 persona kanë humbur jetën në tre ditët e fundit në stuhitë e shoqëruara me reshje të dendura të shiut në Indi dhe Nepal, kumtuan zyrtarët, ndërsa shërbimi meteorologjik parashikon se edhe më tej do të ketë reshje të mëdha të shiut që janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit në rajon. Departamenti meteorologjik i Indisë ka lëshuar një paralajmërim për shumë rreziqe në mbarë vendin, me valë të të nxehtit në pjesët perëndimore dhe stuhi në rajonet lindore dhe qendrore.
Nju-Jork - Doganat, të cilat presidenti amrikan Donald Tramp i ka vendosur për pothuajse gjithë botën dhe kontramasat nga vendet tjera mund të kenë "pasoja" katastrofike për vendet në zhvillim, paralajmëroi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara. Tregtia botërore mund të shënojë rënie mes tre dhe shtatë për qind, ndërsa BPV-ja nacionale për 0,7 për qind. Vendet në zhvillim do të ishin më vështirë të prekura, paralajmëroi Qendra Ndërkombëtare Tregtare (ITC).
Uashington - Autoritetet amerikane deri në shtator të këtij viti do ta konfirmojnë arsyen për autizmin, tha sekretarja amerikane për shëndetësi Robert Kenedi Xhunior. "Do ta bëjmë të ditur deri në shtator. Filluam testim masiv dhe hulumtime ku do të përfshihen qindra shkencëtarë nga e gjithë bota", tha Kenedi në takimin e kabinetit të presidentit Donald Tramp. "Deri në shtator do ta kuptojmë që çka e ka shkaktuar epideminë e autizmit dhe do të mund t'i eliminojmë ato ekspozime.
Liverpul - Mohamed Salah ka nlnshkruar kontratë të re me Liverpulin, njoftuan nga klubi. Nga "Enfild" publikuan se internacionalisti egjiptian do të mbetet në klub edhe pas përfundimit tël sezonit aktual, por nuk e mprecizoi kohëzgjatjen e kontratës së re të lojtarit. Sipas burieve të ndryshme, ajo është për një periudhë prej dy viteve.
Napoli - Napoli ka filluar bisedimet për nënshkrimin e lojtarit anësor të Totenhemit, Dejan Kulushevski, bën të ditur "AreaNapoli". Detyrën e ka marrë drejtori sportiv i napolitanëve, Xhovani Mana i cili tashmë ka vendosur negociata me shefat e londinezëve dhe po tenton të arrijë marrëveshje. Tani për tani, negociatat janë në një fazë mjaft të hershme dhe nuk ka ndonjë zhvillim të veçantë në këtë temë. Poashtu nuk është e qartë nëse Totenhemi është i gatshëm të ndahet me suedezin me origjinë nga Maqedonia i cili është një nga lojtarët kryesor të ekipit dhe se çfarë çmimi do t'i vendosnin.