
12:00/10 prill/2025/
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski ka publikuar në Fejsbuk se dje ka biseduar me telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Hauard Lutnik për partneritetin strategjik maqedono-amerikan dhe ekonomik. Është theksuar se partneriteti strategjk me SHBA-në është prioritet i lartë për Qeverinë, si dhe rëndësia e mbështetjes amerikane për një Ballkan stabil dhe prosperues, e sidomos për çështjet që janë me rëndësi thelbësore për bashkëpunim ekonomik.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot dhe nesër merr pjeës në edicionin e dhjetë të "Forumit ekonomik Delfi", që këtë vit mbahet prej 9 deri më 12 prill në qytetin me të njejtin emër në Greqi.
Athinë - Përmes vendimit të përbashkët ministror të ministrave grek për Migracion dhe Azil dhe Punë të Jashtme, Greqia i karakterizon Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si vende të sigurta për kërkues të mbrojtjes ndërkombëtare të cilët përmes kufijve të këtyre shteteve ilegalisht kanë hyrë në territorin grek, ndërsa e njejta vlen edhe për Turqinë, por për migrantët, të cilët janë nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Stamboll - Dy gazetarë turq, Timur Sojkan nga gazeta "BirGyn" dhe Murat Agirel nga gazeta "Xhumhyriet", janë arrestuar sot në bazë të, siç theksojnë gazetat, akuzave të rreme që dalin nga puna e tyre.
Beograd - Studentët në bllokadë nga 14 fakultete dhe shkolla të larta nga Novi Sadi mbrëmë i kumtuan kriteret për formim të qeverisë eksperte, si dhe cilat do të jenë kufizimet e saj. Ata kumtuan gjashtë kritere, i pari prej të cilëve, siç thonë, është me "rëndësi kyçe" - moslidhja me pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës, lajmëroi korrespodneti i MIA-s nga Beogradi.
Bruksel - Kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot e përshëndeti paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald tramp se i pauzon për 90 ditë "doganat e reja reciproke" për shumicën e vendeve, në mënyrë që të mundësojë negociata, lajmëroi DPA.
Berlin - Kancelari i ri i ardhshëm i Gjermanisë, Fridrih Merc, i karakterizuar shpesh si "njeri nga e kaluara", po ngjall shpresa të mëdha tek aleatët e tij evropianë, të cilët mbështeten fuqimisht në mbështetjen e Gjermanisë, transmetojnë agjencitë e huaja.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se raundi i ardhshëm i negociatave me amerikanët për armëpushim mund të mbahet javën e ardhshme.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, tha se Rusia ka filluar ofensivë të re pranverore, duke tentuar të thyejë mbrojtjen ukrainase në rajonet Harkov dhe Sumi, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdon presioni në lindje të vendit.
Stamboll - Raundi i dytë i negociatave ruso-amerikane filloi në mëngjes në orën 09:00 në Stamboll, njoftuan mediat ruse.
Uashington - Vendimi i befasishëm i presidentit amerikan Donald Tramp që t'i pauzojë tarifat e mëdha që ua imponoi dhjetëra vendeve të mëdha sot i ka rritur bursat globale, madje dhe pasi që e intensifikoi luftën tregtare me Kinën.