• e mërkurë, 31 korrik 2024
MIA Flesh

09:00/ 31 korrik/2024

Shkup - Dita e tretë e debatit të amendamentit në Komisionin për financim dhe buxhet për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024. Konform Rregullores, debati i amendamentit duhet të përfundojë për gjashtë ditë. Për ribalancin e Buxhetit janë parashtruar 58 amendamente, por gjatë debatit një pjesë e tyre janë tërhequr nga propozuesit. Komisioni deri më tani nuk ka pranuar asnjë amendament të ri.

Shkup - Një delegacioni i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla sot do të qëndrojë për vizitë  pune zyrtare   në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Siç njoftoi MPB, për delegacionin e Kosovës do të organizohet pritje zyrtare në ambientet e MPB-së.

Shkup - Ministria e Administratës Publike sot e organizon panel diskutimin e parë nga fushata nën moton "Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore". Siç është njoftuar, fjalime hyrëse do të kenë ministri i Administratës Publike Goran Minçev, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN) Neda Maleska Saçmaroska dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Methju Loson.

Shkup - Aksi rrugor f. Piravë - f. Josivo në Vallandovë është në ndërprerje, kumtoi LAMM.  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Karakteristike për periudhën e verës, në VK  për hyrje dhe VK Bogorodicë për dalje nga vendi, vërehet frekuentim i madh i automjeteve, por gjithashtu edhe në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata.

Shkup - Konkursi për pranimin e studentëve në konvikte në të gjithë vendin, të cilët janë regjistruar në studime deridiplomike nga viti i dytë deri në të gjashtin ose janë absolventë në vitin akademik 2024/2025, përfundon sot në mesnatë. Nga 15 korriku, kur u hap  konkursi, deri dje pasdite në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë mbërritur mbi 2100  aplikime elektronike. Studentët që aplikojnë në konkurs plotësojnë një aplikim elektronik dhe e ngjesin dokumentacionin adekuat në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk   Në konkurs janë shënuar dokumentet e nevojshme për aplikim dhe mënyra e regjistrimit.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 19, ndërsa maksimalja nga 31 deri 38 gradë. UV=8. Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë.

Beograd - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi mbrëmë se me miratim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Millosh Vuçeviq, MPB-ja sot do të dërgojë dy helikopterë të Njësitit të helikopterëve që t'u ofrojë ndihmë pjesëtarëve të Sektorit për gjendje të jashtëzakonshme gjatë shuarjes së zjarrit që është përhapur nga Maqedonia e Veriut në vendin Kozjak afë Bujanocit, në afërsi të manastirt Prohor Pçinjski, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Teheran - Organizata militante palestineze Hamas, këtë mëngjes ka njoftuar se lideri i saj, Ismail Hania është vrarë, në "një sulm cionist" mbi rezidencën e tij në Teheran, njofton DPA. Në një deklaratë në Teheran, Hamasi e vajton vdekjen e Hanias, "si rezulat i aksionit tardhtar cionist mbi rezidencën e tij në Teheran".

Tel-Aviv - Ushtria izraeilte mbrëmë vonë ka njoftuar se forcat e aviacionit izraelit në një paralagje të Bejrutit e kanë vrarë komandantin kryesor ushtarak të Hezbollahut dhe shef i njësitit të tij strategjik, Fuad Shukr, i njohur si "Sajid Muhsan". Fuad ka qenë dora e djathtë e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hasan Nasrala dhe këshilltari i tij për operacione ushtarake, theksohet në kumtesën e IDF-së.

Gazë - Hamasi do të bëjë luftë të hapur për të çliruar Jerusalemin, për të cilën është gati të paguajë çmimin, deklaroi sot zëdhënësi i grupit palestinez Samu Abi Zuhri pas vrasjes së liderit të tij Ismail Hania në Teheran. Abu Zuhri e përshkroi vrasjen e Hanias si një "përshkallëzim serioz" dhe theksoi se autorët nuk do t'i arrijnë qëllimet e tyre, raportuan mediat britanike.

Bejrut - Kryeministri libanez Naxhib Mikati e cilësoi si "agresion të dukshëm" dhe dënoi shprehimisht sulmin ajror izraelit në jug të Bejrutit, i cili kishte në shënjestër një zyrtar të Hezbollahut, i cili, tha ai, i shpëtoi vdekjes. Pas sulmit, koordinatorja speciale e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Zhanin Henis-Plashar, shprehu shqetësimin e saj për një sulm izraelit në një periferi të dendur jugore të Bejrutit, në të cilën pati viktima, dhe bëri thirrje për qëndrueshmëri nga Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollahu.

Orlando - Në ndeshjen kontrolluese mes dy gjigantëve të futbollit evropian, të luajtur sonte në stadiumin "Orlando Citrus Boul" në SHBA, Barcelona e mposhti Mançester Sitin me rezultat 4:1 në penallti. Pjesa kryesore e ndeshjes përfundoi në barazim 2:2. Golat për katalanasit i shënuan Pablo Tore dhe Pau Delgado. Niko O'Rajli dhe Xhek Grilish shënuan për ekipi e  Anglisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR