• e enjte, 01 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 31 korrik / 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi se MPB-ja do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj secilit person, i cili me qëllim ka shkaktuar zjarre dhe e ka rrezikuar sigurinë dhe jetët e qytetarëve tanë.

Shkup - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi sot ka realizuar takim me Kler Harasti, drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe Lindore, në të cilën është bërë fjalë për angazhimin e deritanishëm të kësaj organizate në Maqedoninë e Veriut, për rolin e saj gjatë miratimit të politikave sociale për mbështetjen gjatë formimit të Këshillit ekonomiko-social në vitin 2010, si dhe për implementimin e një sërë poltikave në tregun e punës.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov e tërheq vendimin për dhënien e pëlqimit për rritje të dhjetëfishtë të tarifës së noterit, të cilin e kishte sjellë paraardhësi i tij Krenar Lloga para se të largohej nga detyra, informoii sot në konferencë për shtyp pas brifingut me gazetarët.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,   Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut,   Denion Meidani. "Ahmeti përgëzoi ambasadorin Meidani për detyrën e re dhe e siguroi që marrëdhëniet vëllazërore midis tij dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në vend do të vijojë si gjithmonë. Ai e  njoftoi Ambasadorin Meidani për situatën aktuale politike në vend dhe pasojat që mund të sjell vendimi për të suspenduar dhe mosrespektuar vullnetin e popullit shqiptar të shprehur në zgjedhje demokratike më 8 maj", njoftojnë nga BDI.

Shkup - Deri në fund të ditës do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 30 deri në 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. Moti në Shkup do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë nga drejtim i ndryshëm. Temperatura do të jetë deri në 36 gradë.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov deklaroi sot se ka nënshkruar kërkesë për ekstradimin e Adil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale "terrorizëm". Siç sqaroi, këto dy kërkesa janë dorëzuar në Ministrinë e Kosovës dhe pritet përgjigje.

Shkup - Një shkëndijë nga një aparat saldimi është shkaku i zjarrit që ka rënë pasditen e djeshme në qendrën tregtare “Blis” në Manastir. Në faqen e saj në Fejsbuk, nga qendra tregtare njoftuan se zjarri ka rënë gjatë vendosjes së fasadës dekorative në anën lindore të ndërtesës, si pasojë e një shkëndije nga një pajisje saldimi e përdorur gjatë montimit të kllapave, një panel fasadë ka marrë flakë.

Shkup - Çdo koment i kolegëve të Vlenit është i parëndësishëm. Ne si ministra duhet t'i respektojmë ligjet, shpresoj se synimi i tyre është të respektohen ligjet, tha ministri i Administratës Publike Goran Minçev lidhur me mosmarrëveshjet me koalicionin Vlen për aplikimin e mjetit digjital Balancues për punësimin e bashkësive etnike në sektorin publik.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit janë shënuar gjithsej 66 zjarre në ambient të hapur dhe pyje. Nga numri i përgjithshëm i zjarreve, 51 janë shuar plotësisht, tre zjarre janë vënë nën kontroll dhe aktualisht aktive janë 12 zjarre.

Shkup - Edicioni i 45-të jubilar i manifestimit "Vera e Shkupit" do të mbyllet solemnisht sonte në Suli an me koncertin e Orkestrës së Dhomës të Rinisë Muzikore të Maqedonisë "Sasha Nikollovski - Gjumar", nën dirigjimin e Ivan Eminoviqit.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, strategjia e shtetit serb ishte fshehja e krimit nëpërmjet të fshehjes së kufomave. “Kjo strategji është ende aktive. Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd, dikur bashkëpunëtorë dhe sot politikanë në krye të shtetit serb, refuzojnë të hapin arkivat për të zbuluar vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti në Fejsbuk.

Tiranë - Zjarri i madh në resortin e famshëm shqiptar Shëngjin është vënë nën kontroll, por pas apokalipsit të djeshëm plazhet janë boshatisur.  Autoritetet lokale apeluan se nuk ka vend për panik. 

Beograd - Helikopterë të MPB-së Serbi për momentin janë duke shuar zjarrin që po digjet në malin kozjak mbi manastirit Prohor Pçinjski. Kompleksi i manastirit është i sigurt nga zjarri, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Gjenevë - Zyra për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR) sot publikoi raportin që pretendon se të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite torturohen dhe keqtrajtohen. Në raport thuhet se në burgjet izraelite ka më shumë se 9.400 të burgosur, disa prej të cilëve mbahen në fshehtësi, pa qasje te avokatët dhe pa respektim të të drejtave të tyre ligjore, dhe se shumë prej tyre janë subjekt i goditjeve elektrike, ndalimit  për të fjetur dhe formave të tjera të torturës dhe keqtrajtimit.

Hina/Indeks - Lideri i Hamasit, Ismail Hanija, u vra sot në Iran, njoftuan në deklarata të veçanta grupi militant palestinez Hamas dhe Garda Revolucionare iraniane elitare. Fraksioni islamik thotë se vajton vdekjen e Hanijas, i cili u vra në një "sulm tradhtar sionist në rezidencën e tij në Teheran".

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant sot deklaroi se Tel Avivi nuk dëshiron luftë, por do të jetë i përgatitur për të gjitha mundësitë. Këtë mesazh ai ua ka dërguar gjatë vizitës së sotme ushtarëve që ushtrojnë lëshimin e sistemit raketor me rreze të gjatë “Arouv” (Arrow), shkruan “Tajms of Izrael”.

Bejrut - Lideri suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot premtoi se do të hakmerret ndaj Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania. Hamnei tha se Izraeli duhet ë përgatitet për "dënim të ashpër" sepse lideri i Hamasit ishte vrarë në sulmin ajror izraelit në rezidencën e tij në Teheran herët këtë mëngjes.

Teheran - Ceremonia e varrimit të liderit të vrarë politik të Hamasit, Ismail Hania, pritet të mbahet nesër në Teheran, pas së cilës lideri palestinez do të varroset në Katar, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve. Garda Revolucionare e Iranit  këtë mëngjes kumtoi se Hanie dhe truproja e tij u vranë në Teheran, ku lideri i Hamasit po merrte pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masud Pezeshkian.

Kajro - Ushtria sudaneze bëri të ditur sot se komandanti i saj suprem, gjenerali Abdel-Fatah Burhan, javën e kaluar  i mbijetoi sulmit me dron   gjatë një ceremonie ushtarake ku humbën jetën pesë persona.  Në kumtesën e ushtrisë sudaneze theksohet se dy sulmi me dy dronë ka ndodhur në Gebejt, një qytet në Sudanin lindor, pasi ka përfunduar ceremonia ku mori pjesë Burhan, por shtoi se ai nuk është lënduar.

Kiev - Forcat ruse gjatë natës kanë kryer sulmin më të madh mbi Kiev këtë vit, ndërsa mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzoi më shumë se 40 dronë mbi kryeqytet, ndërsa në të gjithë Ukrainën u rrëzuan rreth 89 dronë dhe një raketë. Deri tani nuk ka informacione për viktima dhe dëme, shkruan Kiev Indipendent. 

QËNDRONI TË LIDHUR