• e martë, 30 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/30 korrik/2024

Shkup - Janë emëruar anëtarët e rinj të Bordit mbikëqyrës dhe drejtues të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike SHA MEPSO. Burim Latifi u emërua drejtor i ri, ndërsa zëvendësdrejtor Aleksandar Paunoski. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot informoi se si aksionar i vetëm në SHA MEPSO ka emëruar Jovan Llazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovska, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismail për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës.

Shkup - Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Sreten Stojkovski sot në një konferencë për media do të informojë për punën aktuale të inspektoratit dhe do të prezantojë raportin gjashtëmujor për periudhën janar-qershor të vitit 2024. Siç njoftuan nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, konferenca për shtyp do të mbahet në ambientet e Inspektoratit, Pallati Emanuel Çuçkov (në objektin e Entit Shtetëror për Revizion).

Shkup - Pagesa e parave të "TVSH-ja ime" për tremujorin e dytë nuk do të fillojë para se të miratohet ribalanci i Buxhetit për vitin 2024, sepse në buxhetin aktual të DAP-it nuk janë parashikuar mjete për pagesë. Për këtë është e domosdoshme të ketë ribalanc para se të fillojë pagesa e parave për tremujorin e dytë, porositi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Elena Petrova.

Shkup - Në Shkup sot rreth orës 07:15 në rrugën “Otokar Kershovani”, nëpunës policorë nga ekipi operativ për kërkim e kanë privuar nga liria A.B. (30) nga Shkupi, njofton MPB. Ai kërkohej me urdhër arrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e 10 muaj për veprën penale “grabitje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.

Pehçevë - Shuhet zjarri i mbi fshatin Negrevë të Pehçevës, ku dje pasdite digjej pylli me pisha.Në shuarje janë përfshirë Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve nga Pehçeva, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Berova, popullata lokale dhe punëtorët e Shërbimit Rajonal Pyjorë "Ravna Reka" - Pehçevë.

Shkup - Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej 10 gradë është matur në Llazaropole dhe në Kodrën e Diellit. Pasojnë Kriva Pallanka dhe Hanet e Mavrovës me 12 gradë, 14 në Krushevë, 15 Berovë, 16 Tetovë, Kumanovë, 17 Pretor, Manastir, 18 Shkup-Petrovec, Ohër, Dibër, 19 Shtip, Strumicë, 20 Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Vinicë, Veles, 22 në Demir Kapi, Kavadar dhe Dojran dhe 25 në Gjevgjeli. Moti sot, siç njofton DPHM-ja, do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesën lindore të vendit me erë të fortë nga drejtimi verior (mbi 60km/orë). Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri 38 gradë. UV=9.

Tiranë - Situata me zjarrin në vendin e njohur turistik të Shqipërisë, Shëngjin, i cili ka filluar tash e sa ditë, është përkeqësua gjatë natës, për shkak të përhpajes të shkaktuar nga era."Edhe pas ndërhyrjes me helikopter, ishte e pamundur izolimi i plotë i zjarreve, ku për shkak të erës së fortë gjatë natës, zjarri u riaktivizua në disa zona të malit mbi malin Shëngjin", raportojnë mediat.

Bruksel - Bashkimi Evropian mirëpret vendosmërinë e popullit të Venezuelës që në mënyrë paqësore dhe në numër të madh t'i ushtrojë të drejtat e tyre zgjedhore në zgjedhjet presidenciale dhe thekson se vullneti i tyre duhet respektuar, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Zhozep Borrell në reagim ndaj zhvillimeve në Venezuelë pas zgjedhjeve të së dielës.

Tel-Aviv - Ushtria izraelite ka njoftuar se trazirat e krahut të djathtë në bazën ushtarake Sde Tejman në jug dje pasdite dhe në bazën Beit Lid në pjesën qendrore të vendit dëmtuan drejtpërdrejt sigurinë e Izraelit dhe i kanë anuluar diskutimet për hakmarrje kundër Hezbollahut libanez. Hakmarrja kundër Hezbollahut pro-iranian po përgatitet për sulmin me raketa të së shtunës në qytetin e Druzisë, Maxhal Shams në Golan, ku janë vrarë 12 fëmijë.

Nju-Delhi - Të paktën 56 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, e kanë humbur jetën sot në rrëshqitjen e dheut në shtetin jugor indian Kerala, ndërsa 101 persona kanë shpëtuar. Përfaqësuesit zyrtarë besojnë se qindra janë bllokuar, ndërsa shteti e angazhoi edhe armatën në operacionin e kërkim-shpëtimit, me dy helikopterë, shkruan "Hindustan Tajms".

Karakas - Në Venezuelë sot pritet që të mbahen protesta të ithtarëve të partisë në pushtet dhe opozitës pas fitores së kontestuar zgjedhore të presidentit Nikolas Maduro. Opozita pretendon se rezultatet aktuale të votimit tregojnë se kandidati i tyre ka fituar  bindshëm. Përfaqësuesit e zgjedhjeve deklaruan se Maduro fitoi një mandat të tretë me 51 për qind të votave, duke e lejuar atë të zgjasë një çerek shekulli të sundimit socialist për gjashtë vjet të tjerë.

Kalari - Zjarri që shpërtheu dje pasdite në Sardenjë shtrihet në shtatë kilometra dhe që nga mëngjesi i sotëm është shuar nga katër kanadezë, dy aeroplanë “Super Puma” dhe tre helikopterë. Zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Los Anxhelos - Bikini i artë i veshur nga aktorja Keri Fisher si princesha Leia në filmin "Kthimi i Xhedit" nga seriali Lufta e yjeve" nga tivi 1983, është shitur për 175.000 dollarë. Kostumi, ndoshta një nga rekuizitat më të famshëm në këta filma, u shit në ankand këtë fundjavë në "Heritixh" me qendër në Dallas.

Paris - Agjencia franceze meteorologjike ka lëshuar paralajmërim për paralajmërim dhe zonat përreth për stuhi të mundshme dhe temperatura maksimale prej 35 gradë Celsius që priten sot në qytet, në të cilin mbahen Lojërat olimpike.Agjencia publikoi "nivel të verdhë të rrezikut" - e dyta nga katër nivelet - për kryeqytetin sepse vala e të nxehtit sjell temperatura të larta edhe në vendet tjera olimpike nëpër Francë.

Paris - Fituesi i Grem slim për të njëzet e nëntën herë Rafael Nadal është përgjigjur pyetjes për pensionim."Këtë pyetje ma bëjnë shpesh kohëve të fundit. Çdo ditë po përpiqem të jap maksimumin tim. Kur do të përfundoj kjo garë, do t'i marr vendimet e nevojshme në bazë të asaj se si ndjehem dhe çka dua. Sot nuk e di", tha Nadal në konferencën për shtyp pas humbjes nga Gjokoviq.

Paris - Garuesit nga Japonia fituan gjashtë medalje të arta pas ditës së tretë të garave në Lojërat në Paris dhe janë kryesuesit në renditjen e medalistëve. Nga pesë medalje të arta kanë Franca, Kina, Australia dhe Koreja. SHBA-ja ka tre, ndërsa nga dy të arta deri tani kanë marrë Britania e Madhe, Italia, Kanadaja, Hong-Kongu dhe Gjermania. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR