• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00 / 29 korrik / 2024 

Shkup - Komisioni për financim dhe buxhet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e filloi debatin e amandamentit për ribalancin e Buxhetit, pasi të shtunën e ka përfunduar debatin e përgjithshëm, i cili ka zgjatur tre ditë. Nga 58 amandamentet e parashtruara, sot paradite Komisioni nuk e ka pranuar amandamentin e parashtruar nga më shumë deputetë të Lidhjes Socialdemokrate, me të cilin kërkohej rritje e mjeteve për paga dhe për kompensime të pagave.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot ka realizuar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuara në vend, Methju Loson, në të cilin ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Ambasada britanike në procesin dhe realizimin e fushatës dhe nismave të drejtuara ndaj angazhimeve urgjente dhe reformave në administratën publike. 

Shkup - Deri në orën 14 sot në territorin e vendit kishte gjithsej 20 zjarre, prej të cilave tetë janë aktive, dhjetë janë shuar dhe dy janë nën kontroll. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov përmes një video deklarate ka bërë të ditur se situata ndryshon nga minuta në minutë.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, me të cilën ka biseduar për mundësitë e thellimit të shkëmbimit tregtar mes të dy vendeve. 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media në lidhje me informacionet nga "Punëtori i zëshëm i tekstillit" se në periudhën e kaluar është evidentuar shkelje e të drejtave punëtore dhe mosrespektim i Ligjit për e diel ditë jopune, tha se nëse ka me të vërtetë indikacione të tilla, duhet parë provat dhe të reagohet.

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski sot në takim me kryetarët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor ka hapur të gjitha çështjet prioritare me të cilat ballafaqohen autoritetet lokale. Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, ministri Perinski theksoi se më e rëndësishmja është prioritizimi i nevojave të qytetarëve dhe me projekte të mira do të afrohet drejt zgjidhjes së tyre efektive.

Shkup - ASHAM gjithmonë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët, të cilët i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në të, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare ose  përkatësie tjetër. Për partitë politike dhe ndikimet e tyre asnjëherë nuk ka pasur vend në të, njoftoi sot pasdite Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë si reagim për paralajmërimin, siç bëhet e ditur, "nga disa parti politike për themelimin e akademisë së shqiptarëve në Maqedoni". 

Shkup - Spitali klinik i Shtipit duhet sa më parë të vazhdojë procesin e ndërtimit. Kjo është pjesë e programit të VMRO-DPMNE-së si parti politike dhe këtu nuk ka dilemë. Jemi angazhuar që përfundimisht ta përfundojmë edhe projektin për spitalin në Kërçovë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në kazermën "Janë Sandanski" në Shtip, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të vazhdojë ndërtimi i spitalit në Shtip.

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot ka relizuar takim me Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në të cilin është biseduar për fillimin e procedurave për ndërtimin e hapësirave të reja në INP Idrizovë.

Shkup - Komisioni kuvendor për shëndetësi sot i hodhi poshtë katër amendamentet e opozitës për propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për shëndetësi, në seancën për drejtorët organizativë, të njohur edhe si ekonomik, në institucionet mjekësore të vendit. Mbështetësit e ndryshimeve ligjore ishin pro ndryshimit të ligjit, heqjes së drejtorëve organizativë, gjë që do të centralizonte përgjegjësinë dhe do të ulte kostot.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot realizoi takim me Antje Vandelt, drejtoreshe e AHK Maqedoni e Veriut. Për interesimin e kompanive gjermane në Maqedoninë e Veriut, për sfidat aktuale me të cilat përballen kompanitë gjermane dhe vendore, si disponueshmëria dhe edukimi i punëtorëve të kualifikuar, mundësitë e të rinjve për të bërë një jetë cilësore dhe perspektivat për ndërtimin e karrierës në vendlindje, janë pjesë e temave të diskutuara në takimin Mickoski dhe Vandelt.

Shkup - Nuk ka pasur udhëtarë në autobusin e NQP-së Shkup, që u djeg sot në afërsi të komunës së vjetër të Butelit. Jozyrtarisht, zjarri në autobusin LAZ i prodhimit ukrainas është shkaktuar nga instalimi jo i rregullt, por kjo duhet të konfirmohet nga hetimi.

Shtip - Kryeministri Hristijan Mickoski beson se Bullgaria për nevoja të brendshme politike po e politizon paralajmërimin e Qeverisë për ridedikimin e mjeteve për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, e cila bazohet, thotë, në problem inxhinierik, sepse nga ana bullgare nuk ekziston një projekt i qartë.

Shtip - Çdo reformë e Këshillit Gjyqësor dhe çdo reformë e sistemit gjyqësor në përgjithësi duhet të bëhet me shumë kujdes, të shqyrtohen me kujdes dhe të merren vendime të mençura, tha sot ambasadorja amerikane Anxhela Ageler duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarë se si duhet të zbatohen reformat në këtë sferë.

Shtip - Për modelin e reformave gjyqësore të cilin e propozuam, jemi të gatshëm që të bisedojmë dhe të dëgjojmë edhe model tjetër, por nuk mundemi më si gjeneratë të jetojmë në shtet në të cilin sistemi gjyqësor ka besim te qytetarët prej dy për qind, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski. 

Ohër - Me vendim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, lokacioni "Duvalo", i njohur ndryshe si vullkani në Kosel, është shpallur raritet natyror. Bëhet fjalë për një fenomen unik tektonik, në afërsi të fshatit Kosel afër Ohrit, nga i cili del një erë specifike, që popullata vendase e quan “vullkan”. Lokaliteti ndodhet shtatë kilometra në veri të Ohrit, në një lartësi prej 750 metrave dhe një sipërfaqe prej 0,49 hektarësh.

Romë - Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani deklaroi se ka biseduar me kolegun izraelit dhe libanez, Izrael Kac dhe Bu Habib, me qëllim që të parandalohet një luftë e re në Lindjen e Afërt. "Është e mundur të ndërpritet spiralja e dhunës" ka shkruar Tajani në Iks. Tensionet midis Izraelit dhe lëvizjes proiraniane Hezbollah u përshkallëzuan pas sulmit me raketa në rrafshnaltën e Golanit, të pushtuar nga Izraeli më 27 korrik, me ç'rats u vrarë 12 fëmijë dhe adoleshentë.

Berlin - Tërmet me magnitudë prej 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit ka nodhur në territorin shtetit ishull Tonga, kumtoi qendra gjermane për hulumtime gjoeshkencore. Në kumtesë thuhet se tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash, njoftojnë mediat britanike. Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo dëme materiale.

Berlin - Gjermania sot ju bëri thirrje qytetarëve të saj që menjëherë të largohen nga Libani, duke bërë të ditur se komunikacioni ajror mund të ndërpritet për shkak të frikës nga reagimi ushtarak izraelit pas sulmit vdekjeprurës me raketa të grupit militant libanez Hezbollah në Rrafshnaltën e Golanit. 

Bejrut - Të paktën dy persona janë vrarë në sulmet e sotme izraelite me dron ndaj Libanit jugor, njofton agjencioni shtetëror libanez (NNA). Pas sulmit, më shumë persona janë plagosur, mes të cilëve dhe një fëmijë. Armata izraelite ende nuk e ka komentuar sulmin

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot e ka vizituar pikën komanduese të avancuar të ushtrisë në zonën Vovçansk, në rajonin verilindor Harkov. Kjo zonë ka qenë objektivi i ofensivës ruse që nga 10 maji, të cilës forcat ukrainase po i rezistojnë.

Pekin - Presidenti kinez Si Xhinping sot në Pekin u takua me kryeministren italiane, Xhorxha Meloni, pas çka u bëri thirrje të dy vendeve të rishqyrtojnë marrëdhëniet e ndërsjella në një perspektivë afatgjate dhe të punojnë së bashku për çështjet ndërkombëtare.

Londër - Policia britanike arrestoi një burrë pasi goditi me thikë disa persona në Sautport, në afërsti të Liverpulit.  Ende nuk dihet numri i sakt i të lënduarve. Policia kumtoi se nuk ka kërcënim më të gjerë për opinionin, por u ka thënë qytetarëve që të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden sot do t'i propozojë reforma të rëndësishme Gjykatës Supreme, duke përfshirë edhe kufizime të mandatit për gjykatësit dhe kod të detyrueshëm të sjelljes për nëntë gjykatësit, njoftuan mediat britanike. Megjithatë, për shkak të ndarjes së madhe në Kongres, të vogla janë mundësitë të kalojnë ndryshimet. 

QËNDRONI TË LIDHUR