• e martë, 30 korrik 2024
MIA Flesh

09:00/30 korrik/2024

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Në seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet vazhdon për të dytën ditë debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit. Dje, në ditën e parë të debatit të amendamenteve, nuk u pranua amendamenti i dorëzuar nga LSDM, me të cilin kërkohej 200 milionë euro për rritjen e pagave dhe kompensimeve në përputhje me obligimet e rregulloreve ligjore dhe marrëveshjeve kolektive të nënshkruara.

Shkup - Kryetarja e Grupit për Miqësi nga Parlamenti i Australisë, Kasandra Fernando, sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Siç thuhet në faqen e Kuvendit, ajo do të realizojë takim me nënkryetaren e Kuvendit, Vesna Bendevska.  Fernando, gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë dhe me Parlamentin e Zelandës së Re, Lupço Prenxhov, dhe me anëtarët.

Shkup - Ndërprerje të furnizimit me ujë sot do të kenë një pjesë e konsumatorëve në Karposh, nga Novo Maalo, komuna Qendër dhe nga fshati Nikishtan, komuna e Gjorçe Petrovit. Siç informuan nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup për shkak të lidhjes së rrjetit të ri të ujësjellësit f 125 mm në rr. "Bllazho Todorovski" nr 9 në Qendër, sot nga ora 07:30 deri në përfundimin e punëve pa ujë do të mbesin konsumatorët  e Novo Maalo, ndërtesat e reja pranë QT Xhambo.

Shkup - Në VK Tabanoc për hyrje dhe VK Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet rritje e frekuencës të automjeteve, por në orët e hershme të mëngjesit nuk vërehen pritje më të gjata. E njejta edhe në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Strumicë - Mbrëmë është djegur platforma e vëzhgimit të Ujëvarës së Smolarit, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe pyllin përreth në malin Bellasicë, njoftuan nga Njësiti territorial zjarrfikës i Strumicës. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë pyllin e afërt në lindje drejt Bellasicës.

Shkup - Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë mesatare, ndërsa kryesisht përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë. UV=9. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.

Split - Një zjarrfikës është lënduar në Kroaci gjatë shuarjes së zjarrit në një ambient ​​të hapur në vendin Kashtel Shucurac, në rrethinën e gjerë të Splitit. Siç raportojnë mediat lokale, zjarri ka rënë mbrëmë pas orës  2 pranë fabrikës së hekurit, duke djegur bar, bimësi të ulët dhe fara lulekuqe.

Londër - Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid LAmi mbrëmë u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që ta braktisin Libanin dhe të mos udhëtojnë në atë shtet në kushte të tensioneve të rritura në Lindjen e Afërt, njofton DPA. Lami tha se "situata po zhvillohet shpejt", ndërsa përfaqësuesit e Forin Ofisit punojnë "24 orë" që të ndihmojnë që qytetarët britanikë të jenë të sigurt. MPJ-ja britanike ka paralajmëruar se ngjarjet në rajon mund të përshkallëzohen në një "njoftim të shkurtër" dhe të çojnë në ndërprerje serioze në transportin e udhëtarëve që shkojnë drejt Libanit.

Limë - Qeveria e Perusë urdhëroi diplomatët venezuelianë që të largohen nga vendi brenda 72 orëve pasi komisioni zgjedhor i Venezuelës shpalli presidentin aktual Nikolas Maduro fitues të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Ministri i Jashtëm Havier Gonzalez-Olaeçea, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të Si-En-En nëse Peruja do të ndërpresë lidhjet me Venezuelën, tha se nuk ishte dëshira e tyre, por se ata nuk mund ta përjashtonin mundësinë.

Jerusalem - Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Izrael Kac, i bëri thirrje NATO-s ta largojë Turqinë nga Aleanca, pas deklaratës kontraverse të presidentit të saj Rexhep Taip Erdogan. "Në dritën e retorikës së rrezikshme të presidentit turk Erdogan dhe kërcënimeve për të sulmuar Izraelin, ministri i Punëve të Jashtme Izrael Kac ka urdhëruar diplomatët menjëherë të kontaktojnë me të gjithë anëtarët e NATO-s, duke bërë thirrje për dënim të Turqisë dhe duke kërkuar përjashtimin e saj nga Aleanca", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Uashington - Qeveria e presidentit amerikan Xho Bajden e akuzon Venezuelën për manipulim zgjedhor dhe represion dhe tha se pretendimi i Karakasit se presidenti Nikolas Maduro kishte fituar një mandat të tretë është privuar nga "çdo kredibilitet". Përfaqësuesit e administratës së Bajdenit, të cilët biseduan me gazetarët lidhur me votimin me kusht që të mbeten anonim, nuk njoftuan masa të reja ndëshkuese, por e lanë derën hapur për sanksione të mëtejshme, duke theksuar se politikën e tyre të sanksioneve do ta përshtatin me aktivitetet e ndërmarra nga qeveria Maduro.

Uashington- Donald Tramp e quajti ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris "turp", pasi që krijuesit e saj u kritikuan për shkak se, siç thanë shou ka shkuar tepër larg."Unë jam shumë transparent, por kam menduar se atë që e kanë bërë është shumë turp", deklaroi Tramp për Foks njuz. Komentet e tij pasuan pas gjykimit nga grupet katolike dhe ipeshkve francezë për skenën e ceremonisë, ku morën pjesën kërcimtare dhe dixhej në poza që i ngjanin rrëfimeve të Darkës sekrete, edhe pse krijuesit thanë se ky nuk ka qenë qëllimi që ta prezantojë ambientin religjioz, njoftuan mediat amerikane.

 

QËNDRONI TË LIDHUR