• e mërkurë, 31 korrik 2024
MIA Flesh

18:00 / 30 korrik / 2024

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti konferencë tematike për shtyp, duke iu referuar qëllimeve të përcaktuara sipas të cilave Ministria për Çështje Evropiane do të veprojë gjatë mandatit të tij. Ai iu referua disa çështjeve të rëndësishme, siç janë përdorimi i fondeve të BE-së përmes IPA fondeve, "respektivisht, sfidat me të cilat ballafaqohemi, rreziqet ndaj të cilave jemi të ekspozuar dhe masat që po marrim për të përmirësuar aftësinë tonë për të përdorur këto resurse kryesore financiare”.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani sot i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë për përdorimin e mjeteve në dispozicion përmes Bashkimit Evropian, me fokus përdorimin e fondeve IPA II dhe IPA III. Siç kumtoi SÇE, në seancën qeveritare ministri Murtezani prezantoi raportin për shfrytëzimin e IPA fondeve, përmes të cilit demonstron kapacitetin e dobët të institucioneve para së gjithash për shkak të mungesës së personelit cilësor.

Shkup - Mendime për proceset politike në vend dhe në rajon dhe hapat në lidhje me eurointegrimin, kanë shkëmbyer sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe Daniell Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup.  Siç informojnë nga prs shërbimi i Kuvendit, në takim ishte e pranishme edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.  

Shkup - Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, realizoi takim me Kasandra Fernando, kryetare e Grupit për Miqësi me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Australisë. Në takim mori pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur deputeten australiane Kasandra Fernando, kryesuese me Grupin për miqësi në Parlamentin e Australisë, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes vendit tonë dhe Australisë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel parlamentar.

Shkup - Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre. Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM. Politikë ditore nga “balancuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe. Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata duhet të mësojnë qëndrimin e VLEN-it

Shkup - Nuk kam ndërmend të provokoj asnjë nga partnerët tanë të koalicionit. Do të përsëris, vetëm zbatojmë ligje, ndërsa një nga parimet në të cilat është dakorduar ky koalicion është edhe respektimi i ligjeve. Unë vetëm zbatoj ligje. Në Ligjet për të punësuarit në sektorin publik qartë shkruan se mjeti balancues zbatohet vetëm për qytetarët të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ajo është popullata rezidente në bazë të të dhënave nga regjistrimi i fundit. Shpresoj se kolegët nga VLEN do të mbushen mend, do t'i kushtojnë më shumë vëmendje leximit të ligjeve ekzistuese dhe do të përkushtohen në zbatimin e këtyre ligjeve, ndërsa nuk do të merren me tema politike ditore, deklaroi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Shkup - Në kuadër të ditës së dytë të debatit rreth amendamenteve dhe ditës së pestë të debatit për ribalancin e buxhetit për vitin 2024, Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sot shqyrtoi dhe nuk miratoi gjithsej tetë amendamente të dorëzuara nga deputetët e opozita. Debati rreth amendamenteve do të vazhdojë në orën 16.

Shkup - Drejtori i Inspektoratit Shtetërot të Mjedisit Jetësor, Sreten Stojkovski informoi sot se analizat nga mbikëqyrja inspektuese treguan se uji në Liqenin e Velesit "Mlladost" është i keq, ndërsa për avarinë në Centralin e biogazit në Gradsko pritet të dorëzohet te personi juridik.

Shkup - Më 14 korrik Qeveria e ka miratuar draft versionin me elementet shoqëruese të Agjendës reformuese dhe e njëjta është dërguar deri te Komisioni Evropoian në konsultim të brendshëm. Deri më 31 korrik duhet të marrim komente kthyese që të mund pastaj Qeveria në bazë të atyre komenteve ta miratojë versionin e fundit të Agjendës reformuese, deklaroi sot në konferencë për shtyp, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Shkup - Së shpejti do të rikthehen shërbimet për caktimin elektronik dhe marrjen e dokumenteve përmes portalit uslugi.gov.mk, paralajmëroi ministri për Transformim digjital Stefan Andonovski. Ai nuk konkretizoi se kur, por pret që të jetë në 100 ditët e para të mandatit. Dorëzimi elektronik i kërkesave për dokumente në MPB ka një periudhë të caktuar që është ndërprerë dhe ai tashmë ka pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për t'ua kthyer këtë shërbim qytetarëve.

Shkup - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) kumtoi se deri në këtë moment nuk ka marrë asnjë notifikim përmes Sistemit për ushqim të sigurt dhe ushqim në BE (RASSF), se në tregun e Maqedonisë janë plasuar produkte te pasigurta, kuba të pulës dhe viçit nga kompania kroate "Podravka" nga Koprivnica. "AUV do ta ndjek situatën dhe nëse merr njoftim menjëherë do t'i zbatojë masat e nevojshme dhe do ta informojë opinionin", theksojnë nga AUV për MIA-n.

Shkup - Dita e Republikës, 2 Gushti 2024 (e premte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut konform Ligjit për festat në RMV, kumtoi sot Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Shkup - Mbi 2100 aplikime elektronike kanë mbërritur deri më sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga studentë nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë të studimeve deridiplomike dhe nga absolventë për akomodim në ndonjë nga konviktet e studentëve në shtet në vitin shkollor 2024/2025. 

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov përmes një video deklarate kumtoi se sot është aktivizuar përsëri mekanizmi i BE-së për mbrojtje dhe shpëtim dhe është kërkuar ndihmë nga aeroplanët.

Shkup - Doganierët kanë parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 413 copëve me rroba, 100 puro, 69 pako cigare, kumtuan sot nga Drejtoria e doganës. Gjatë javës së kaluar, përveç konfiskimit të 30.000 eurove në vendkalimin kufitar "Bogorodicë", orëve të dorës në Aeroportin e Shkupit, 6.800 euro në vendkalimin kufitar "Tabanoc", për të cilat tashmë kemi informuar, doganierët kanë parandaluar përpjekjet për kontrabandim të cigareve, purove dhe rrobave, thonë nga Drejtoria e doganës.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e Rinisë i njofton qytetarët se po vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2023/2024. Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht: për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik, për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik, për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual.

Kumanovë - Një banor 75-vjeçar i fshatit Kokoshinjë të Kumanovës ndërroi jetë pasi dje zjarri e kaploi shtëpinë e tij, informoi sot MPB. Bashkëshorten e tij nga shtëpia e kishte nxjerrë nipi i tyre.  Në informacionin e MPB-së bëhet e ditur se në orën 18:42 në SPB Kumanovë ishte denoncuar se rreth orës 14:00 ishte shkaktuar zjarr në barë të thatë në fshatin Kshanjë, të Kumanovës, i cili ishte përhapur dhe e kishte kapluar edhe fshatin Kokoshinjë, me çka ishte kapluar edhe shtëpia e S.P. (75) dhe T.P. (73).

Koçan - Zjarri pyjor tek fshati Gllavovicë në malet e Osogovës është ende aktiv, ndërsa në terren në tre ditët e fundit janë zjarrfikësit e Njësisë territoriale kundër zjarreve dhe Shoqatës vullnetare të zjarrfikësve nga Koçani të cilët kanë intervenuar në lokalizimin dhe shuarjen.

Sveti Nikollë - Pesë personat nga fshati Strojmenci i Sveti Nikollës, të cilët kanë mbetur të bllokuar në zjarr, me ndihmën e helikopterit tashmë po nxiren, deklaroi për MIA-n kryetari i Sveti Nikollës, Dejan Vlladev.

Dibër - Vendkalimi kufitar Strezemir - Restelicë në kufirin Maqedoni e Veriut - Kosovë, është i hapur për kalim të qytetarëve nga të dyja vendet, që është vendim pasues i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për këtë kalim në periudhën e verës. Vendkalimi, gjendet në Llukovë në trekëndëshin kufitar Maqedoni e Veriut -Shqipëri - Kosovë, më saktë në vijën e përbashkët kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Dojran - Zjarri i madh i cili shpërtheu mbi Dojranin e Vjetër në deponinë në vendin e quajtur Karaç dhe përfshiu dy shtëpi vështirë të vihet nën kontroll dhe nuk mund të stabilizohet për shkak të erës së fuqishme. Kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov thotë se përkundër përpjekjeve të mëdha të zjarrfikësve dhe helikopterit, zjarri i ndihmuar nga era po merr hov përsëri në vendet ku është shuar.

Moskë - Kremlini i ka hedhur posht si absurde pohimet e SHBA-së se Rusia po tenton të involvohet në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor. "Këto akuza janë absurde. Me vendosmëri i hedhim posht", kumtoi Kremlini. Përfaqësues të agjencive zbuluese amerikane pohojnë se Rusia do të tentojë të ndikojë në zgjedhjet dhe se Moska ka angazhuar kompani, të cilat mund të ndikojnë në mendimin publik.

Kiev - Qeveria e Ukrainës e ka ftuar ministrin për Punë të Jashtme të Kinës Vang Ji për të vizituar Kievin, ndërsa Pekini ka thënë se "ka interes" për propozimin, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. "Jemi të gatshëm të mirëpresim ministrin Vang Ji në Ukrainë, për të parë nga afër pasojat e agresionit rus në vendin tonë dhe për të zhvilluar negociata të thella dypalëshe me të për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare", deklaroi zëdhënësi i Ukrainës së MPJ-së.

Nju Delhi - Të paktën 93 persona humbën jetën sot nga rrëshqitjet e dheut në shtetin indian Keralla, njoftuan mediat lokale. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të mëdha, ndërsa viktima janë kryesisht punëtorë në plantacionet e çajit dhe familjet e tyre. 

QËNDRONI TË LIDHUR