• e mërkurë, 31 korrik 2024
MIA Flesh

15:00 / 30 korrik / 2024

Shkup – Më 4 shtator fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, njofton Gjykata Themelore Penale Shkup. "Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, informojmë opinionin se seanca kryesore për rastin me K. nr. 1339/24 lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V. Gj. dhe P.Zh nga Velesi, në marrëveshje me palët, është caktuar për datën 04.09.2024 në ora 10:00 në sallën e gjyqit 1", thuhet në njoftimin që është publikuar sot në ueb faqen e Gjykatës Penale.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasadoren e Ukrainës Larisa Dir, ku bashkarisht është shfaqur shpresa se bashkëpunimi ndërmjet dy forcave policore do të intensifikohet në periudhën e ardhshme

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për iniciativën e koalicionit "VLEN" për themelimin e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art tha se është premtim zgjedhor i koalicionit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim Kler Harastin, drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftuan nga kabineti i presidentes. Në takim, siç thuhet në kumtesë, u diskutua për angazhimin e mëparshëm të kësaj organizate me ne, rolin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në zbatimin e politikave sociale, mbështetjen për themelimin e Këshillit Ekonomik dhe Social në vitin 2010, prezantimin e një page minimale, si dhe për zbatimin e një sërë politikash për rritjen e përqindjes së punësimit tek të rinjtë dhe zbatimin e strategjive për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka përshëndetur zbatimin e mjetit digjital Balancues për përpunësim në sektorin publik konform të dhënave të korrigjuara nga Regjistrimi 2021 dhe llogaritë e reja të përqindjeve sipas të cilave merren parasysh vetëm popullata rezidente në vend.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka përshëndetur zbatimin e mjetit digjital Balancues për përpunësim në sektorin publik konform të dhënave të korrigjuara nga Regjistrimi 2021 dhe llogaritë e reja të përqindjeve sipas të cilave merren parasysh vetëm popullata rezidente në vend.

Shkup - Përkundër faktit se fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore shpesh mbesin të pazbuluar dhe të paraportuar në mbarë botën, të dhënat e disponueshme nga Komisioni Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit Ilegal, që përfshijnë dy dekada (2001-2021), tregojnë se fëmijët përbëjnë 70 për qind të viktimave në Maqedoninë e Veriut, citohet në njoftimin e Zyrës së UNICEF-it në Shkup, me rastin e Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, e cila këtë vit u kushtohet fëmijëve viktima të qenieve njerëzore.  

Shkup - Gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit janë shënuar gjithsej 46 vatra të hapura dhe zjarre pyjore. Nga numri i përgjithshëm i zjarreve, 27 janë shuar plotësisht, pesë zjarre të rënda janë vënë nën kontroll dhe aktualisht janë aktive 14 zjarre. Drejtori i Drejtorisë për Menaxhim me Kriza (DMK), Stojançe Angellov, përmes një video deklarate ka bërë të ditur se disa zjarre në vend janë vënë qëllimisht.

Shkup - Zëdhënësi i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Nikolla Memov, sot në reagim ndaj akuzave të "E Majta" për drejtorin e burgut në Prilep Emil Janeski, thotë se kuadrot e propozuar të ZNAM-it për bartës të funksioneve publike janë persona të ndershëm dhe profesionistë që plotësojnë të gjitha normat dhe kriteret ligjore për kryerjen e funksioneve.

Dojran - Një zjarr i madh ka shpërthyer në Dojranin e Vjetër tek deponia, në vendin e quajtur Karaç dhe sipas informacioneve prej aty janë përfshirë tre shtëpi. Janë duke u evakuuar banorët, ndërsa të lënduar nuk ka.  Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov dhe drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza (QMK) Stojançe Angellov.  

Sveti Nikollë - Rreth 40 shtëpi, pjesa më e madhe e të cilave janë të vjetra, por edhe të reja, të cilat janë vendbanime të banorëve në fshatrat Malinë, Nemanjicë dhe Orel dje vonë pasdite u bënë shkrumb nga flakët, të cilat u përhapën shpejt për shkak të erës, janë vlerësimet fillestare të dëmit sipas kryetarit të Komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev.

Jerusalem - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin sot deklaroi se nuk beson se një luftë e gjithanshme nuk është e pashmangshme midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit dhe se Uashingtoni dëshiron që gjërat të zgjidhen në rrugë diplomatike.

Lion - Më shumë se 615 tonë drogë dhe kimikate në një vlerë prej 1.6 miliard dollarë janë sekuestruar në 31 vende si pjesë e një operacioni të koordinuar nga Interpoli. Operacioni u krye në prill dhe maj të këtij viti dhe rezultoi në arrestimin e 206 personave të lidhur me rrjetet e trafikut të drogës dhe kontrabandës në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Evropë.

Los Anxhelos - Zgjedhja e numrit të fëmijëve varet nga marrëveshja e prindërve. Por gjithmonë do të ketë dikush që të pyesë dhe komentojë vendimin e tjetrit... Shumë prej tyre vendosin të kenë dy ose më shumë fëmijë, por disa prindër duan ta japin gjithë dashurinë dhe vëmendjen e tyre tek një fëmijë. Pikërisht fëmijët që kanë vetëm një fëmijë ballafaqohen me pyejtje të papërshtatme nga personat kuriozë. Shkrimtarja Ejmi Klajn, autore e librit “The Trying Game: Get Through Fertility Treatment and Get Pregnant Without Losing Your Mind”, gjë që e bën atë një lloj eksperteje për familjen, për "Hafpost" (HuffPost) zbulon tre fjali që askush nuk duhet t'u thotë prindërve që kanë vetëm të një fëmijë.

Islamabad - Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit, përfshirë 11 anëtarë të një familjeje, thanë sot persona zyrtarë.  Shirat e rrëmbyeshëm të musonit shkaktuan përmbytje në provincën e Kiber Pakhtunva.

Rabat - Franca e ka njohur sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore të diskutueshme, duke ndryshuar pozicionin e saj prej disa dekadash dhe duke u vendosur  në listën e vendeve që mbështesin Marokun.

Barcelonë - Barcelona vazhdon të punojë në blerjen eventuale të mesfushorit të Lajpcigit, Dani Olmo.  Sipas “Mundo Deportivo”, klubi gjerman ka njoftuar katalanasit se janë gati ta lirojnë spanjollin për vetëm 60 milionë euro. Barcelona mund t'ia lejojë vetes vetëm një transfer të madh këtë verë. 

QËNDRONI TË LIDHUR