• e hënë, 29 korrik 2024
MIA Flesh

09:00/29 korrik/2024

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, zëvendësministrja Elfet Ismaili, gjeneralët e Armatës dhe ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler sot në kazermën "Jane Sandanski" - Shtip do t'i vizitojnë pjesëtarët e Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë. Mickoski, Misajlovski, Ismaili dhe Ageler do të marrin pjesë edhe në prezantimin e gjashtë automjeteve të blinduara të reja JLTV. 

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për Shëndetësi dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Para dy Komisioneve  pika e vetme në rend dite është Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, në lexim të dytë. Anëtarët e Komisioneve duhet të shqyrtojnë katër amendamente.

Shkup - Komisioni parlamentar për financa dhe buxhet sot do të vazhdojë me debat amendamentei rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2024, pasi që të shtunën, pas tre ditëve punë, e përfundoi  debatin e përgjithshëm. Debati rreth amendamenteve, për të cilin janë parashtruar 58 amendamente so të zgjat gjashtë ditë. Gjatë debatit të përgjithshëm në diskutimet e deputetëve nga partitë qeveritare mund të dëgjoheshin akuza se pushteti i kaluar ka lënë një vrimë të madhe buxhetore, e cila, siç thanë megjithatë do të mbulohet me punë. Opozita e akuzoi pushtetin e ri se nuk ka mirëkuptim për nevojat e qytetarëve dhe se kanë premtime të rreme në fushatën parazgjedhore.

Shkup - Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev mbrëmë publikisht i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që së bashku me Prokurorinë Publike të hyjë në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe të fillojnë kontrollet, siç tha ai, “se çfarë krimi është kryer”. Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, Janushev ka treguar disa fotografi të depos së Qeverisë, nga ku, siç thotë, mund të shihet se Qeveria është përdorur si shtab i LSDM-së. 

Shkup - Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Klinikën për gastroenterohepatologji dhe "Qendrës Hepar" - Manastir me rastin e Ditës botërore të luftës kundër hepatitit, fillon fushatën e përbashkët kombëtare për skriningun falas dhe anonim për hepatitin B, hepatitin C dhe HIV, si dhe elastografinë për sëmundjet kronike të mëlçisë. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot do ta vizitojë njësinë mobile në sheshin "Maqedonia" në Shkup nga ku fillon skriningu falas dhe anonim për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mëlçisë.

Shkup - Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot në konferencë shtypi duhet ta kumtojë çmimin e ngrohjes. Nga KRRE për MIA-n thonë se më parë pritet të mbahet mbledhje ku duhet të miratohet një vendim i tillë. KRRE poashtu ka konfirmuar se një pjesë e madhe e kompanive kanë kërkuar rritje të çmimit deri në 50 për qind, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar edhe ulje, si EMV prodhim dhe EMV energjetikë.

Shkup - MPB njofton se në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 111 sanksione,  prej të cilave dyzet e dy gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, dhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shooferë, katër gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave… "Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thekson MPB-ja. 

Shkup - MPB informon se dje me helikopter të Departamentit të njësive të aviacionit të policisë i pajisur me pajisje mjekësore është realizuar transport i suksesshëm deri në Shkup i shtetasit të Maqedonisë i cili po trajtohej në Vjenë të Austrisë. Në helikopter ka qenë edhe ekip mjekësor i SPQ "8 Shtatori". 

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare, sidomos në zonat malore ku do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, mjaft e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja nga 33 deri 40 gradë Celsius. UV=8. 

Ankara - Turqia mund të hyjë në Izrael që t'u ndihmojë palestinezëve siç ka bërë dikur në Libi dhe në Nagorno Karabah, deklaroi mbrëmë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. "Duhet të jemi shumë të fuqishëm për Izraelin që të mos mundet në Palestinë ta bëjë atë që e bën tani", tha presidenti turk në tubimin e partisë qeveritare AKP në qytetin Rize të Detit të Zi, duke i lavdëruar rezultatet nga industria e armëve. "Siç kemi hyrë në Karabah dhe në Libi, mund të bëjmë diçka të tillë edhe me ata", tha Erdogan në fjalimin e transmetuar nga televizioni shtetëror.

Karakas - Nikolas Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale në Venezuela duke siguruar kësisoj mandatin e tretë gjashtëvjeçar me 51,2 për qind të votave, njoftoi Këshilli zgjedhor, pas një fushate me tensione nga pretendimet për frikësimin ndaj opozitës dhe frikën e mashtrimit. Elvis Amoroso, kryetar i Këshillit zgjedhor, lojal ndaj qeverisë, deklaroi se 44.2 për qind e votave i kanë takuar kandidatit të opozitës Edmundo Gonzalez Urutia i cili kryesonte në anketat parazgjedhore. 

Tokio - Uashingtoni është "seriozisht i shqetësuar" se rezultatet nga zgjedhjet  në Venezuelë, me të cilat presidenti Nikolas Maduro është shpallur fitues nuk janë të sakta, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Antonio Blinken."Jemi seriozisht të shqetësuar se rezultati i publikuar nuk e pasqyron vullnetin ose votimin e popullit të Venezuelës", th Blinken, i cili është për vizitë në Japoni. 

Tokio - Ministrat e Punëve të Jashtme të Australisë, Indisë, Japonisë dhe SHBA-së u takuan në Tokio në biseda për sigurinë detare dhe nismat për ndërtimin e mbrojtjes kibernetike. Bisedat, në të cilat morën pjesë ministrja australiane e Punëve të Jashtme Peni Vong, homologu i saj japonez Joko Kamikava, diplomati i lartë indian Subrahmajam Xhaishankar dhe sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, vijuan pas bisedave të mbrëmshme të sigurisë ndërmjet Tokios dhe Uashingtonit, në të cilat aleatët e kualifikuan Kinën si "sfida më e madhe strategjike" me të cilën përballet rajoni.

Paris - Me katër medalje të fituara të arit, Japonia dhe Australia janë lidere në listën e vendeve medaliste në Lojërat olimpike në Paris. Me nga tre medalje ari nga pozicioni i tretë në të gjashtë janë SHBA-ja, Franca, Koreja dhe Kina. Italia, Kazakistani, Belgjika, Gjermania, Hong-Kongu dhe Uzbekistani kanë fituar nga një dekoratë ari.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR