MIA Flesh
- - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sivjet, 2 Gushtin - Ditën e Republikës do ta shënojë në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince, ku do të mbajë fjalim, e pastaj, siç paralajmëroi, së bashku me kolegun e saj serb, Aleksandar Vuçiq do ta vizitojnë manastirin Prohor Pçinski. Siljanovska Davkova në fillim të javës ka realizuar bisedë me telefon me Vuçiqin dhe, siç informuan nga kabineti i saj, është dakorduar që dy presidentët në Ilinden së bashku ta vizitojnë manastirin Shën Prohor Pçinski dhe ta shënojnë 80-të vjetorin nga Mbledhja e parë e Kuvendit antifashist të çlirimit kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM).Kryeministri Hristijan Mickoski do ta shënojë Ilindenin në Krushevë, ku do të bajë fjalim, ndërsa kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të jetë në Shkup, respektivisht do të marrë pjesë në manifestimin e rastit në Kala, ku do të mbajë fjalim.
- Post By Fitore Curri
- 11:40, 26 korrik, 2024
You need to login to view this page