• e premte, 08 nëntor 2024
MIA FLESH

09:00 / 26 korrik / 2024 

Shkup - Debati për ribalancimin e buxhetit duhet të vazhdojë sot në kuafër të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet pasi dje në ditën e parë të debatit u drejtua ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, deputeti Bekim Sali dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot do ta vizitojnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe do të zhvillojnë takim me zejtarët, të cilët punojnë në Çarshi.

Shkup - Në Shkup sot me ekspozitë dhe projeksione filmike do të shënohet 61-vjetori i tërmetit katastrofik i cili ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën  1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar. Në Muzeun e qytetit të Shkupit në orën  20:30 do të hapet ekspozita "Institucionet kulturore në Shkup pas tërmetit në vitin 1963". Autore e ekspozitës është Zoja Bogdanovska, këshilltare kuratore historiane në Muze.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot do të kryejë inspektim në aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e shtëpisë së shëndetësisë në komunën Ilinden. Nga Minstria e Shëndetësisë informojnë se në inspektimin do të merr pjesë edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski.

Shkup - Në vendkalimin kufitar Tabanoc në mëngjes për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje është prej 30 deri 40 minuta, informoi LAMM. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 28 deri 35 gradë. UV-indeksi do të jetë 8.

Shkup - Për shkak të defekteve në gypat e ujësjellësit në lagjen Maxhari dhe në Butel sot pa ujë do të jenë disa rrugë nga këto lagje. Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" informon se prej orës 07:45 pa ujë janë rrugët "Karll Hron", Karll Libneht", "Temko Popov" dhe "Anri Barbis" në Maxhari, ndërsa prej orës 8 rruga "Brigada e Dytë Maqedonase" dhe "Nikolla Petrov" në Butel. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në sanimin e defekteve. 

Paris - Franca sot ka për qëllim të impresionojë botën me një ceremoni ekstravagante të hapjes së Olimpiadës në Paris, ku rreth 45.000 policë, 10.000 ushtarë dhe 2.000 kompani private sigurie do të kujdesen për sigurinë e parakalimit përgjatë lumit Sena, brigjeve të tij dhe monumenteve përreth. LO mbahet në kohën e rrezikeve të mëdha të sigurisë, gjegjësisht në kohën e tensioneve në rritje gjeopolitike.

Paris - Me shou të veçantë në lumin Sena sonte në orën 19:30 solemnisht do të hapen Lojërat Olimpike Verore të 33-ta në Paris. Në Lojërat do të performojnë 10.500 sportistë nga 206 shtete, të cilët do të garojnë në 32 sporte, ndërsa për herë të parë në histori do të ndahen dekorata olimpike në brejksens.

Berlin - Kancelari gjerman, Olaf Sholc në intervistë për "Sarbriker cajtung" deklaroi se do t'i përkrah kontrollet e rrepta kufitare për kufizimin e migrimit ilegal. "Në përgjithësi, kemi për qëllim të vazhdojmë rreptësisht t'i kontrollojmë kufijtë gjermanë. Dëshirojmë ta kufizojmë migrimin ilegal, siç paralajmërova. Numri duhet të zvogëlohet", tha Sholc.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel, i bëri thirrje Izraelit ta tërheqë vendimin për ndalesën e Agjencisë për Ndihmë dhe Punë të KB-së për refugjatët palestinezë, duke e quajtur atë veprim "marrëzi".

Rio de Zhenerio - Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë (G7) sipas gjitha gjasave deri në tetor do të ketë marrëveshje kornizë për hua prej 50 miliardë dollarë për Ukrainën, e mbështetur nga pasuri të sekuestruara ruse, deklaroi komisioneri ekonomik evropian Paolo Xhentiloni.

Pekin - Kryeministrja italianeXhorxha Meloni po arrin sot në Kinë për një vizitë zyrtare pesëditore që do të zgjasë deri më 31 korrik, kumtoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të atij vendi aziatik, Mao Ning. Kjo është vizita e parë e Melonit në vendin aziatik që nga marrja e pushtetit në 2022.

Uashington - Kryetari i Shtatmadhorisë së bashkuar amerikane, gjeneral Çarlls K. Braun deklaroi se Izraeli ende nuk ka shpërndarë një numër të madh të planeve të tij për Rripin e Gazës për "ditën e përfundimit të luftës" me lëvizjen islamike palestineze Hamas. Deklarata e tij vijoi pas paraqitjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu para Kongresit amerikan, në të cilin ai i theksoi vetëm kornizat e paqarta të Gazës së "deradikalizuar" të pasluftës.

Uashington - Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp, ka refuzuar të caktojë debat me kundërshtaren e tij më të mundshme demokrate Kamala Harris, sepse ajo nuk është emëruar zyrtarisht për kandidate të partisë së saj, kumtoi mbrëmë fushata e tij.

Uashington - Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Tramp mbrëmë theksoi se SHBA-ka do ta “fshijë Iranin nga faqja e dheut” nëse e vrasin zyrtarë iranianë. Tramp e tha këtë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përmendi një kërcënim të tillë.

Uashington - Rezultatet nga anketa më e re e Nju Jork Tajms dhe Kolexhit Siena tregojnë përparësi prej dy për qind për ish presidentin amerikan dhe kandidatin republikan Donald Tramp. Sipas anketës për Trampin janë deklaruar 48 për qind e të anketuarve, përderisa nënpresidentja demokrate e SHBA-së, Kamalla Harris ka mbështetje prej 46 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR