• e mërkurë, 06 nëntor 2024
MIA FLESH

15:00 / 6 nëntor / 2024

Shkup - Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale nesër fillon me ndarjen e vauçerëve me vlerë për amvisërive për blerjen dhe vendosjen e inverterëve. Siç kumtoi, masa vlen për realizimin e qëllimeve të Qeverisë për mbështetje të standardit jetësor të qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Shkup - Deri të shtunën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësrave të ulëta, të cilat nëpër disa lugina do të qëndrojnë edhe gjatë ditës, njofton DPHM.  Nga e diela dhe në ditët në vijim, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë, ndërsa të hënën vende-vende priten reshje të përkohshme.

Shkup - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 504-të zgjodhi Jetmir Hamzain dhe Abdulla Azarin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit - Gostivar për sferën civile dhe Suzana Milevska, Anita Jovanovska dhe Ljupço Spirovskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit - Shtip për sferën civile. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli informoi se pesë kandidatët në listën e kandidatëve për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit - Gostivar i plotësojnë kushtet në pajtim me ligjin. I pari në listën e kandidatëve me 72,6 pikë është gjyqtari Jetmir Hamzai nga GJTH - Gostivar, i dyti është gjyqtari Abdullah Azari nga GJTH - Tetovë me 70,5 pikë, i treti është gjyqtari Ilir Iseni nga GJTH - Dibër me 70,49 pikë, e katërta e renditur është Aleksandra Palashevska me 64,2 pikë, e pesta është Jehona Sadiku me 58,9 pikë.

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp. "Uroj z.Donald Tramp për rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale! Jam tejet optimist se z.Tramp do të jetë një president që do të mbrojë dinjitetin e amerikanëve dhe do ta mbaj Amerikën si një aleat të paqes dhe së mirës!", thuhet në urimin e Taravarit

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe hapi konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtëritshme, MARES. Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si një pikë kthese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe individualisht për vendet e rajonit, për shkak të mundësisë që ofron për të realizuar një transformim të madh të rajonin në mënyrë të koordinuar.

Shkup - Me Ligjin e ri për energjetikë, rregullatorit i ndahen ingerenca serioze në procesin e ndërlidhjes tegtare me vendet fqinje me qëllim të konkurrencës së rritur, çmimeve më të ulëta, investimeve më të mëdha, deklaroi sot kryetari i Komsioni rregullator të energjetikës, Marko Bislimovski. Ai foli në panelin "Burime të rinovushme: Kontrolli strategjik i implementimit të burimeve të rinovueshme të energjisë", i cili është pjesë e konferencës të organizuar nga Shoqata maqedonase për burime të rinovueshme të energjisë (MARES).

Shkup – Reformat në administratën publike janë me prioritet më të lartë të Qeverisë në kuadër të agjendës të cilën e kemi miratuar bashkë me BE-në dhe do të miratohen me pjesëmarrje edhe të sektorit civil, me qëllim të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit, thotë zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

Shkup -  Angazhimet për fermerët vazhdojnë me përdorimin e fondeve nga fondet e BE-së, me ç’rast Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpalli Thirrjen Publike nr. 02/2024 për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare për masën 7 të Programit IPARD 2021-2027. Mbështetja financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve” është 14,000,000.00 euro ose 862,890,000.00 denarë.

Shkup - Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup gjatë ditës së djeshme, realizuan aktivitete për largimin e 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair dhe Gjorçe Petrov të Shkupit. "Është larguar deponia e egër e gjerë e vendosur pranë SHFK "Hasan Prishtina" në lagjen Serovë, ndërsa është intervenuar edhe në rrugën "Sllavej Pllanina" – në afërsi të Teqes së Shkupit si dhe në bulevardin "Nikolla Karev" (Ruga e Plastikave), ku janë ngritur gjithsej 40 metra kub mbetje kryesisht të vëllimshme dhe ndërtimi", njoftoi NP "Higjiena Komunale" - Shkup. 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pasdite u përgjigj pozitivisht në pyetjen nëse do të ketë paga më të larta në arsim. "Po, nga ky muaj duhet paga në arsimin fillor dhe të mesëm të jetë më e lartë për pesë për qind. Mendoj tani në atë të nëntorit për tetor që është paguar", sqaroi kryeministri, pas vizitës në Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimeve - MASIT.

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Kështu u përgjigj ai sot në pyetjen e gazetarëve pasi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare me deklaratat e tyre kërkon politikanë nga opozita. 

Strugë - Është shuar plotësisht zjarri që këtë mëngjes para orës 10 ka shpërthyer në konstruksionin e çatisë së bezistenit në Strugë, konfirmoi për MIA-n komandanti i Njësitit territorial zjarrfikës Strugë, Feti Mazari. Për shkak të kompaktësisë në bërthamën e vjetës të qytetit në qendër të Srugës ka pasur për rrezik nga përfshirja e objekteve tjera, por, intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve, sipas tij, ka parandaluar dëmin më të madh.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në publikimin në Iks njoftoi se "sapo e uroi" kandidatin republikan Donald Tramp për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. "Udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë çelësi për ruajtjen e fuqisë së Aleancës sonë. Me padurim pres përsëri të punojë me të në promovimin e paqes përmes forcimit, nëpërmjet NATO-s", theksoi Rute në njoftim. Kur mori postin e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s më 1 tetor të këtij viti, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me pritjet e tij nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Rute u përgjigj se nuk shqetësohej për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se i njeh të dy kandidatët mirë dhe ka përvojë në bashkëpunimin me ta.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nuk e ka ndërmend t’ia urojë republikanit Donald Tramp fitoren për zgjedhjet presidenciale, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Nuk jam në dijeni të ndonjë plani të presidentit për ta uruar Trampin", ka thënë Peskovi menjëherë pasi Trampi shpalli fitoren ndaj kundërshtares së tij nga radhët e demokratëve, Kamala Haris. “Të mos harrojmë se flasim për një vend armik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe tërthorazi në luftën kundër vendit tonë”, theksoi ai.

Teheran - Zëvendëskomandanti i korpusit iranian të gardës revolucionare (IRGC) Ali Fadavi sot tha se Teherani është i gatshëm për konfrontim me Izraelin, duke mos e përjashtuar mundësinë për një sulm parandalues të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Fadavi tha se është i mundur një sulm parandalues për të penguar përgjigjen e Iranit ndaj sulmit të fundit izraelit në territorin iranian, publikuan sot mediat iraniane.

Bejrut - Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 30 trupa të pajetë nga rënojat e një ndërtese në qytetin Barja në Liban, e cila u shkatërrua në sulmin izraelit, kumtoi sot Shërbimi libanez për mbrojtje civile. Nuk është e njohur nëse ka të mbijetuar ose trupa, të cilat ende janë të ngujuar nën gërmadhat pas sulmit të mbrëmshëm izraelit, i cili është kryer pa paralajmërim. Ushtria izraelite nuk u prononcua për sulmin. Pesëmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën pasi forcat izraelite kanë sulmuar një ndërtesë në Barja, njoftoi televizioni Al Majadin.

Uashington - Dollari amerikan dukshëm u përforcua pasi u bë e qartë se Donald Trampi do të zgjidhet për president të SHBA-së, ndërsa bitkoini arriti vlerë rekorde, në kushte kur investitorët presin lehtësime tatimore potenciale, rritje të tarifave dhe rritje të inflacionit në mandatin e tij të dytë, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Uashington - Qytetarët amerikanë ende e presin fjalimin e kandidates presidenciale të demokratëve, Kamalla Haris pas humbjes në zgjedhje, ndërsa nga ekipi i saj përqëndrohen në natën e zgjedhjeve. Sipas Si-En-En, burime të afërta të fushatës së Harisit kanë theksuar se nevojitet kohë dhe hapësirë që të procesuohet humbja. "Ju lutemi t'i jepni kohë fushatës së Kamalla Harisit që t'i definojë forcat dhe dobësitë e saj", thuhet në deklaratë.

Uashington – Kongresistja demokrate Rashida Tlaib e fitoi kundër kandidatin e saj republikan në zgjedhjet për rrethin e 12 të kongresit në Miçigen, duke siguruar mandatin e katërt si gruaja e vetme palestineze – amerikane në Kongresin amerikan. Tlaib është shpallur fituese pas 18 për qind të votave të numëruara. Ajo fitoi 77 për qind të votave, duke e fituar Xhejms Huper nga Partia Republikane i cili fitoi vetëm 19 për qind të votave

Uashington - Pas fitores zgjedhore në shtetin federal Viskosin, kandidati presidencial republikan Donald Tramp edhe zyrtarisht ka fituar në garën zgjedhore me kandidaten demokratike Kamala Harris, njoftuan mediat amerikane. Tramp ka fituar 10 vota elektronike në Viskonsin, që i jep gjithsej 277 vota elektronike, transmeton CNN

QËNDRONI TË LIDHUR