• e mërkurë, 06 nëntor 2024
MIA Flesh

09:00/6 nëntor/2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot do ta vizitojë Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit - MASIT. Pas vizitës, siç është paralajmëruar, kryeministri Mickoski do të japë dellaratë për media. MASIT e prezanton IKT industrinë maqedonase dhe i promovon dhe përfaqëson interesat e biznesit të IKT kompanive me qëllim avancimin dhe zhvillimin e IKT industrisë dhe mjedisit të biznesit.

Shkup - Këshilli gjyqësor sot duhet të zgjedhë gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Gostivar dhe atë të Apelit në Shtip, si dhe kryetarët e Gjykatës së lartë administrative, Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës Themelore në Strugë. Në seancën e sotme të 504-të e cila duhet të fillojë në orën 10 në ambientet e Këshillit gjyqësor, Këshilli duhet të vendosë edhe për plotësimet dhe ndryshimet në Komisionin për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve pas konkursit për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës dhe plotësimet dhe ndryshimet në Komisionet për inspektim dhe vlerësim të gjykatësve - kandidatëve pas shpalljeve të publikuara.

Shkup - Këshilli qendror i LSDM-së ka marrë vendim se më 24 nëntor të vitit 2024 do të mbahet Kongresi i 30-të i partisë, në të cilën do të zgjedhet Këshilli i ri qendror dhe do të bisedohet për politikat e ardhshme të partisë. Siç informoi LSDM-ja, konform vendimit të Këshillit  qendror, në Kongresin e 30-të do të propozohen ndryshime të Statutit të LSDM-së me vendosje të edhe një sekretari organizues dhe me precizimin e parimeve të barazisë gjinore për zgjedhje të zëvendëskryetarit të LSDM-së. "Vendosja e dy sekretarëve organizues është për shkak të nevojës së përforcimit dhe përmirësimit të punës operative të partisë, theksohet në komunikatë.

Shkup - Paradite do të mbajë mot i ftohtë me mjegull të dobët nëpër lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri 19 gradë. Në Shkup mëngjesi është i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me pak vranësira. Temperatura minimale do të ulet deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë 17 gradë.

Budapest - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot bëri të ditur se kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet në SHBA, Donald Tramp është "rrugës së një fitoreje të bukur", transmetojnë mediat britanike.  Orban në prag të zgjedhjeve e mbështeti Trampin, duke thënë se deri në fund të vitit kushtet në botë do të jenë më ndryshe dhe se këto ndryshime do të pasojnë pas fitores së Donald Trampit.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se konfrontimet e para të ushtrisë ukrainase me ushtarët e Koresë së Veriut kanë hapur rrugën për paqëndrueshmëri të mëtejshme në botë. "Betejat e para me ushtarët e Koresë së Veriut hapën një kapitull të ri të destabilitetit në botë", tha lideri ukrainas në fjalimin e mbrëmshëm. Përplasja mes forcave të Ukrainës dhe Koresë së Veriut u konfirmua edhe nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov në një intervistë për televizionin e Koresë së Jugut.

Bejrut - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në një sulm ajror izraelit mbi qytetin Barja, në jug të Bejrutit, njoftoi dje Ministria libaneze e Shëndetësisë pas sulmit në rajonin bregdetar Barja, 20 kilometra në jug të Bejrutit. Mes tyre ka qenë edhe një funksionar i hezbollahut, i cili ka qenë në banesë. Ndërtesa është shembur. Burimet libaneze të sigurisë kanë thënë se funksionarët e Hezbollahut, i cili është vrarë, ka qenë i ngarkuar që t'u ndajë para ithtarëve të lëvizjes, të cilët janë të shpërngulur për shkak të luftimeve.

Uashington - Partia Republikane ka marrë shumicën në Senat, njoftojnë medikat amerikane, pasi që ka fituar vende në Ohajo dhe në Virxhininë Perëndimore. Republikanët do ta komntrollojnë Dhomën e Sipërme të Kongresit për herë të patë pas katër viteve. Nëse fiton Donald Tramp, ata do të jenë në pozitë që t'i konfrmojnë gjykatësit e tyre në Gjykatën Supreme, gjykatat federale dhe funksionarët e emëruar në Kabinet.

Uashington - Amerikanët po zgjedhin president për të 60-tën herë në histori, ndërsa gjithë bota është në pritje të rezultatit që do të ndikojë në një numër të madh të konflikteve globale dhe krizave. Në të njëjtën kohë zgjidhet edhe përbërja e re e Kongresit dhe një e treta e Senatit. Rezultatet kryesisht janë në përputhje me pritjet. Trampi mbajti kontrollin e shteteve republikane tradicionale, ndërsa Harisi fitoi bastionet e demokratëve.

Uashington – Amerikanët zgjedhin presidentin për të 60-tën herë në histori, përbërje të re të Kongresit dhe një të tretën e Senatit. Rezultatet kryesisht janë konform pritshmërive. Në bazë të parashikimeve aktuale të Si-En-En-it, ish presidenti Donald Tramp ka 246 vota elektorale, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Haris ka 187 vota elektorale. Si-En-En ka projektuar se Trampi do t'i fitojë shtetet kryesore të Karolinës së Veriut dhe Xhorxhias.

Uashington - Ish presidenti Donald Tramp do të fitojë në shtetin e Pensilvanisë, vlerëson Si-En-En. Në Pensilvani në pyetje janë 19 vota zgjedhore. Nevojiten të paktën 270 vota elektorale për fitore të zgjedhjeve presidenciale. Presidenti Xho Bajden, i lindur në Skrenton, të Pensilvanisë, në vitin 2020 fitoi në këtë shtet me pak më shumë se 80.000 vota. Në vitin 2016, Trampi u bë republikani i parë i cili e fitoi Pensilvaninë pas Xhorxh H.V. Bush në vitin 1988, me pak më shumë se 44.000 vota.

Uashington - Zëvendëspresidentja Kamala Haris sot nuk do t'u drejtohet mbështetësve, por pritet që të flasë nesër, tha bashkëkryesuesi në fushatën e saj, ndërsa vazhdojnë të arrijnë rezultatet e zgjedhjeve nga i gjithë vendi. "Kemi ende vota për t'u numëruar. Ende kemi vende në të cilat ende po votohet", deklaroi Sedrik Riçmond. Deklarata e tij erdhi pasi Si-En-En projektoi se ish presidenti Donald Tramp do të fitojë në dy nga shtetet kryesore: Karolina e Veriut dhe Xhorxhia.

Palm Biç - Kandidati presidencial republikan Donald Tramp do t'u drejtohet së shpejti mbështetësve të tij në Palm Biç. Sipas projeksioneve të deritanishme, Tramp ka 246 vota elektorale, ndërsa kandidatja Demokratike, Kamala Harris ka 187. Nevojiten së paku 270 vota elektorale për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Lisbonë - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur rreth disfatës së mbrëmshme ndaj Sportingut (1:4) në kuadër të xhiros së 4-të të Ligës së kampionëve. "Është vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi. Filluam mirë, kishim një pjesë të parë shumë të mirë. Por në futboll duhet të shënosh gola. Nuk duhet të ankohemi. Kundërshtari fitoi me meritë", ka thënë Guardiola për ueb faqen e UEFA-s.

 

QËNDRONI TË LIDHUR