MIA Flesh
- Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e Vitit të Ri për MIA-n thekson se është i gatshëm në çdo kohë të bisedojë me cilindo aktor politik që ka ndonjë ide që çon në pajtim kombëtar për interesat strategjike të shtetit. Mickoski thekson se është mirë që ideja e një strategjie të përbashkët, të cilën ai vetë e bëri thirrje, dhe më pas partneri i koalicionit “ZNAM” (E DI) përmes Platformës së propozuar, por edhe lideri i opozitës Venko Filipçe duke propozuar një strategji ndërpartiake, është gjithnjë e më e pranishme dhe e vendosur në publik. Ai deri më tani nuk ka komunikuar konkretisht me Filipçen për këtë temë, por, siç ka treguar, kanë takime të shpeshta dhe shkëmbejnë dënime, si dhe me politikanë të tjerë në Kuvend derisa janë duke u mbajtur pyetjet parlamentare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:08, 2 janar, 2025
12:00/2 janar/2025
Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e Vitit të Ri për MIA-n thekson se është i gatshëm në çdo kohë të bisedojë me cilindo aktor politik që ka ndonjë ide që çon në pajtim kombëtar për interesat strategjike të shtetit. Mickoski thekson se është mirë që ideja e një strategjie të përbashkët, të cilën ai vetë e bëri thirrje, dhe më pas partneri i koalicionit “ZNAM” (E DI) përmes Platformës së propozuar, por edhe lideri i opozitës Venko Filipçe duke propozuar një strategji ndërpartiake, është gjithnjë e më e pranishme dhe e vendosur në publik. Ai deri më tani nuk ka komunikuar konkretisht me Filipçen për këtë temë, por, siç ka treguar, kanë takime të shpeshta dhe shkëmbejnë dënime, si dhe me politikanë të tjerë në Kuvend derisa janë duke u mbajtur pyetjet parlamentare.
Shkup - Procesi i inkuadrimit në Bashkimin Evropian më mënyrën e këtillë të vendim-marrjes ballkanizohej, në vend se ne të evropianizohemi, thotë në intervistën e fundvitit për MIA-n kryeministri Hristian Mickoski, i cili theksoi se asnjë politikan nga Brukseli apo bota nuk ka thënë "jo", kur ua prezantojnë argumentet rreth ndryshimeve kushtetuese. Thotë se duhet të punojmë së bashku me partnerët evropianë, por prioritet është zgjidhja e detyrave vendore. Për atë se garanca nuk kanë as vendet e tjera kandidate, të cilat mund të hasin në pengea edhe pasi t'i përfundojnë negociatat për shkak të mënyrës së vendim-marrjes në BE, Mickoski thekson se kjo është në rregull nëse ato pengesa vendosen për shkak të problemeve reale.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në intervistën e fundvitit për MIA-n zbulon se janë në negociata përfunduese me një kompani nga një vend-anëtar shumë i fuqishëm i Bashkimit Evropian për investim mes 350-360 milionë eurove në pjesën e teknologjisë avancuese, përkatësisht në pjesësn e prodhimit të baterive. Paralajmëron se viti 2025 do të jetë kryesisht cilësor në pjesën e tërheqjes së investimeve të huaja.
Shkup - Këshilli Gjyqësor nesër në seancë do ta zgjedhë kryetarin e ri, pasi ish kryetarja Vesna Dameva para një muaji dha dorëheqje të parevokueshme, ndërsa zgjedhja u shty deri në kompletimin e përbërjes me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj nga radhët e gjyqtarëve. Personi i parë i Këshillit Gjyqësor dhe zëvendësi i tij zgjidhen nga anëtarët me të drejtë vote, pasi Gjykata Kushtetuese në mars të vitit 2023 hoqi kufizimin që ata të zgjidheshin vetëm nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi. Kryetari i Këshillit zgjidhet me të paktën tetë vota nga anëtarët e Këshillit me të drejtë vote.
Shkup - Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Shkup së bashku me ekipet hetimore të MPB-së mbrëmë kryen eksspertizë në vendin e ngjarjes që ndodhi në rreth rrotullimin e Shkupit dhe në të cilin jetën e humbi një grua. "Shkaqet dhe rrethanat e sakta nën të cilat ndodhi ngjarja po konfirmohen, por sipas njohurive fillestare, viktima është grua, e cila ose ka lëvizur në këmbë nëpër autostradë ose ka rënë nga mbikalimi në rrugë. Në atë moment, në kushte të natës të dukshmërisë së ulur në rrugë, në të është ndeshur automobili i cili ka lëvizur në rreth rrotullim. Shoferi i automjetit i është nënshtruar testit për alkool menjëherë pas fatkeqësissë, me ç'rast nuk është konstatuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit", ceket në kumtesën e PPRMV-së.
Shkup - Fluturimi Shkup - Stamboll sot në mëngjes do të realizohet me vonesë. Sipas faqes së internetit të TAV Maqedoni, aeroplani "Pegazus" që duhej të ulet në Shkup në orën 9:55, është shtyrë për në orën 12:05, ndërsa është prolonguar edhe kthimi për në Stamboll nga ora 10:50 në orën 13: 00. Për një orë është shtyrë edhe fluturimi Stamboll - Shkup - Stamboll i kompanisë AJET HAVAYOLLARI. Fillimisht ishte planifikuar për në orën 11:25, aeroplani në Shkup duhet të ulet në orën 12.25, ndërsa në vend të orës 12.45 pritet të kthehet në Stamboll në orën 13.45.
Shkup - Në tremujorin e tretë të vitit 2024 është vërejtur rritje e konsiderueshme vjetore e numrit dhe vlerës së transaksioneve pagesore të qytetarëve në tregti. Transaksionet me kartela, të lëshuara nga ofruesit vendorë të shërbimeve pagesore, janë rritur për 10,2 për qind për numrë dhe për 13,6 për qind për vlerë, kumtoi Banka popullore. Kjo rritje, vlerëson Banka, më së shumti i referohet rritjes së lartë vjetore të numrit të pagesave në e-tregtinë në vend, e cila paraqet 29,2 për qind, si dhe rritjes prej 8,8 për qind të pagesave përmes pajisjeve terminale. Sipas BP-së, është vërejtur edhe rritje vjetore në numrin e pagesave të qytetarëve me urdhër-pagesa. Numri i transaksioneve pagesore është rritur për 9,9 për qind, ndërsa vlera e transaksioneve të realizuara është rritur për 22,2 për qind.
Shkup - Policia mëngjesin e sotëm rreth orës 2 në Tetovë ka privuar nga liria E.Z. (24) dhe A.O. (24), të dy nga fshati Gërçec, Shkup, të cilët ishin të kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1 për arratisje nga INK Burgu Shkup. Siç informon MPB, E.Z. është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa A.O. me tre vjet burgim. Personat do t'i dorëzohen institucionit ndëshkues-korrektues kompetent.
Bruksel - Me fillimin e Vitit të Ri hyri në fuqi Marrëveshja për partneritet strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Japonisë, që paraqet marrëveshjen e parë bilaterale kornizë për bashkëpunim të përgjithshëm të BE-së dhe vendeve të saj anëtare me këtë shtet aziatik lindor. Siç kumtoi Këshilli i BE-së, kjo Marrëveshje paraqet kthesë për angazhimin e ardhshëm mes dy palëve dhe do të sigurojë bashkëpunim më të afërt politik dhe ekonomik për një sërë çështjes bulaterale, rajonale dhe multilaterale. Në marrëdhëniet bilaterale, Marrëveshja do ta përforcojë bashkëpunimin në sferën e sigurisë, në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve serioze ndërkombëtare, si dhe në përballjen me përhapjen e armëve për shkatërrim në masë.
Berlin - Lideri i opozitës konservatore gjermane, Fridrih Merc e mbështeti tentimin e ri për të negociuar për marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në, lajmëroi DPA. Në intervistë për agjencinë gjermane, Merc tha se ekonomia gjermane do të përballet me sfida nën kryesimin e presidentit të ri amerikan, Donalld Tramp, por se përgjigja duhet të jetë kthimi i konkurrencës së Gjermanisë dhe Evropës, dhe jo imponim të tarifave. "Na nevojitet agjendë pozitive me SHBA-në, e cila do të jetë në dobi edhe për konsumatorët amerikanë edhe për ata evropianë. Nisma e re evropiano-amerikane për tregti të lirë mund ta parandalojë imponimin e doganave", tha Merc, i cili është favorit për kancelar të ri mes trashëguesve të Olaf Sholcit", transmetojnë mediumet britanike.
Nju-Orleans - Numri i të vdekurve pas sulmit të djeshëm në Nju-Orleans u rrit në 15, ndërsa së paku 35 persona janë të lënduar, lajmëroi sot Si-En-En. Shtetasi amerikan, Shmsud Din Bahar Xhabar (42) është i dyshuar se pik-apin e tij e kahëzoi drejt një trme njerëzish në rrugë dhe vrau kalimtarë. Ai u vra në këmbimin e zjarrit me policinë dje rreth orës 03:15 sipas kohës lokale, në një pjesë të Nju-Orleansit ku mbaheshin disa festime të fundvitit. FBI kumtoi se në automjetin e tij ishte gjetur një flamur i Shtetit islamik.
Nju Jork - Të paktën 11 persona janë plagosur nga të shtënat para një klubi nate në lagjen Kuins të Nju Jorkut, raporton Si-En-Bi-Si (CNBC). Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 sipas orës lokale. Policia e Nju Jorkut (NYPD) nuk ka dhënë ende detaje rreth incidentit. Gjendja e të plagosurve tani për tani nuk dihet.
Bern - Në Zvicër dje ka hyrë në fuqi ligji që ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike, i njohur si “ndalimi i burkës”, ndërsa shkelja e tij mund të dënohet me gjobë deri në 1000 franga zvicerane (1.064 euro), njoftoi Suisinfo (Swissinfo). Nisma kundër mbajtjes së burkës u miratua nga 51.2 për qind e votuesve zviceranë në mars të vitit 2021 dhe përjashtimet nga ligji do të përfshinin mbulimin e fytyrës për arsye sigurie, të motit ose shëndetit dhe gjithashtu do të lejohej për arsye artistike dhe argëtuese si dhe për reklamim. Që nga 1 janari, hynë në fuqi rregullat e reja që harmonizojnë të drejtën ndërkombëtare të trashëgimisë zvicerane me Rregulloren Evropiane të Trashëgimisë.
Tegusigalpa - Presidentja e Hondurasit, Ksiomara Kastro kërcënoi sot se do të mbyllë bazat ushtarake amerikane në vendin e saj nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, zbaton kërcënimin e tij për të dëbuar në masë qytetarët e tij pas marrjes së detyrës. "Përballë qëndrimit armiqësor të dëbimit masiv" të hondurasve, “ne duhet të konsiderojmë një ndryshim në politikat tona të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën ushtarake, në të cilën ata kanë mbajtur baza ushtarake në territorin tonë pa paguar asnjë cent për dekada. Në këtë rast (bazat ushtarake) do të humbasin çdo arsye për të ekzistuar në Honduras”, tha Kastro për radion dhe televizionin kombëtar.
Shkup - Temperatura më e ulët prej -7 gradë sot në mëngjes është matur në Berovë, ndërsa më e larta prej 1 gradë Celsius në Krushevë. DPHM informon se, -6 gradë Celsius janë matir në Shkup Petrovec, Manastir, Strumicë, Tetovë, -5 Shtip, Veles, -4 Shkup "Zajçev Rid", Demir Kapi, Kavadar, Prilep, Kriva Pallankë, -3 Gjevgjeli, -2 Hanet e Mavrovës, Pretor, -1 Ohër, Vinicë, 0 Kodër e Diellit, 1 Krushevë. Sot në mëngjes shtresë e borës prej 47 cm është matur nël Hanet e Mavrovës, ndërsa 44 cm në Kodër të Diellit.
Kiev - Komandanti Suprem i Armatës ukrainase, gjenerali Oleksander Sirski, përmblodhi zhvillimin e situatës në frontin në rajonin kufitar rus të Kurskut pas vizitës së forcave ukrainase atje, njoftoi DPA. Në një postim në Telegram, Sirski tha se që nga fillimi i ofensivës ukrainase në rajonin e Kurskut, armata ruse ka humbur më shumë se 34.000 ushtarë të vrarë ose të plagosur në përpjekjet për të zmbrapsur forcat ukrainase. "Falë përpjekjeve heroike të ushtrisë ukrainase, armiku u detyrua të mbante një numër të madh ushtarës në territorin e tij dhe të lëvizte rezervat nga drejtime të tjera", ka shkruar Sirski.
Gazë - Popullata në Gazë është pakësuar për gjashtë për qind prej fillimit të luftës me Izraelin, para pothuajse 15 muajve, sepse rreth 100.000 palestinezë e braktisën enklavën, përderisa mbi 55.000 besohet se i humbën jetët, tregojnë të dhënat e Byrosë qendrore paletineze për statistika (PCBS). Rreth 45.500 palestinezë, prej të cilëve më shumë se gjysma janë gra dhe fëmijë, janë vrarë prej fillimit të luftës, por edhe 11.000 konsiderohen të zhdukur, kumtoi PCBS, duke iu referuar të dhënave nga Ministria palestineze e Shëndetësisë. Gjatë luftës popullata në Gazë është pakësuar për rreth 160.000, në 2,1 milionë banorë, kumtoi PCBS, transmetojnë mediumet britanike.
Brentford - Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për mediat pas suksesit 3-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e parë të vitit të ri në Premierligë. "Topçinjtë" bënë një kthesë dhe morën tre pikë. "Një fitore e rëndësishme. Brentford ka një ekip shumë të mirë, ata janë të stërvitur mirë dhe luajnë mirë në terrenin vendor. Kur pëson një gol të hershëm, është një mal për t'u ngjitur, por ne u shpërblyem në fund. Disa lojtarë nuk po ndiheshin shumë mirë. Duhej të bënim disa ndryshime, por çfarëdo që të vendosim në fushë është gati. Itan Nuaneri, i cili ka ardhur, është vetëm 17 vjeç, por ka bërë një punë të shkëlqyer", tha Arteta.