• e hënë, 06 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 3 janar/ 2025

Shkup - Gjykatësi Aleksandar Kambovski është kryetar i ri i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli sot në mbledhjen e 510-të, me 13 vota e zgjodhi kambovskin, i cili vjen nga Apeli Manastir dhe u zgjodh anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar. Pas zgjedhjes për kryetar, Kambovski u falënderua për besimin e treguar dhe porositi se do të punojë që ta arsyetojë atë.

Shkup - Prokuroria themelore publike Shkup e përfundoi procedurën pë sigurim të dëshmive dhe parashtroi aktakuzë kundër gjithsej dhjetë personave të dyshuar se morën pjesë në veprime të kontrabandimit të automobilave luksoz, si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe të tjera, kumtoi Prokuroria shtetërore publike.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se ka kryer hetim në Rashçe në vendin ku mbrëmë një veturë me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e Vardarit. "Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje ka kryer ekspertizë në vendngjarje në afërsi të Rashçes, ku një automobil me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e Vardarit. Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terren të paarritshëm, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave për të përcaktuar shkaqet e aksidentit", theksojnë nga PPRMV.

Shkup - Platforma për matje të cilësisë së ajrit "Aj-kju-er" tregon se Shkupi sot paradite është në vendin e 10-të të listës botërore të qyteteve më të ndotura. Me indeks të ndotjes prej 187 ajri në Shkup është në kategorinë e "ajrit jo të shëndoshë". I pari në listë është Lahori në Pakistan, pas çka vijnë Delhi në Indi dhe Vuhani në Kinë.

Shkup - Mëngjesi i sotëm është më i ftohti në Berovë, -7 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, 45 centimetra. Sipas DPHM-së,deri në orën 08:30 janë matur  -6 gradë në Shkup Petrovec, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, -4 në Manastir, Veles, Kumanovë, Kodra e Diellit, -3 në Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Kavadar, Kriva Pallankë , -2 Lazaropole, -1 Gjevgjeli, Prilep, 0 Ohër, Pretor, 1 Vinicë, Dibër, Hanet e Mavrovës, si dhe 2 gradë në Krushevë.

 Shkup - NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup njoftoi se sot për shkak të defektit në rrugë F-250mm në rrugën "Xhon Kenedi"  2/2 në lagjen Çair, do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët  e një pjese të së njëjtës rrugë (numrat çift). Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:15 deri në riparimin e defektit.

Sarajevë  - Përfaqësuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Kristian Shmit dje i hodhi poshtë konkludimet e miratuara nga Parlamenti i Republikës Sërpska në dhjetor të vitit 2024, duke tentuar në atë mënyrë ta kontestojë legjitimitetin e trupave në nivel të BeH-së dhe ta sjellë në pikëpyetje vazhdimin e gjykimit të Millorad Dodikut.

 Ankara - Në Turqi në një operacion të madh kundër grupit "Shteti Islamik" janë arrestuar  42 anëtarë të tij, raportuan mediat turke. Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, bëri të ditur se në operacionin, i cili u krye në territorin e 17 (nga gjithsej 81) qarqe në vend, përfshirë Adananë, Ankaranë, Stambollin dhe Edrenenë janë arrestuar gjithsej 42 persona.

Kiev - Sulmi i dronëve rusë ka shkaktuar zjarr herët në mëngjes sot në kryeqytetin e Ukrainës, njofton Ukrinform, duke cituar autoritetet lokale. Prefekti i komunës së Kievit, Vitalij Kliçko, shkroi në Telegram se mbetjet e dronëve shkaktuan një zjarr në rajonin Darnicki.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e vlerësoi operacionin Kursk si përparësi të dukshme në përpjekjet diplomatike të Kievit, posaçërisht mes vendeve nga jugu global, kumtoi Ukrinform. "Kursku është atu shumë e fuqishme në çfarëdo lloj negociatash, posaçërisht me vendet të cilat janë të rëndësishme për ne, posaçërisht ato nga jugu globaë. Asnjëherë nuk kam pritur se (operacioni) do të japë efekt aq të rëndësishëm, sepse ato vende konsideronin se Rusia është e pamposhtme", tha Zelenski në intervistë për programin televiziv "Risi të bashkuara", ku mori pjesë edhe bashkëshortja e tij, Olena.

Paris - Anëtarët e qeverisë së re të kryeministrit francez Fransoa Bajru sot do të takohen me presidentin Emanuel Makron në Pallatin e Eliseut, njofton BFM. Përfaqësuesit francezë së bashku me Bajrun do të hanë mëngjes me Makronit në orën 10:00, pas së cilës kryeministri do të paraqesë propozimin e ri të buxhetit.

Gjenevë - Më shumë se 115.000 sirianë janë kthyer në vend pas rënies së presidentit Bashar al Asad, njoftoi sot Agjencia e KB-së për Refugjatë (UNHCR). "Sirianët janë kthyer nga vendet si Turqia, Jordania dhe Libani", theksohet në kumtesë.

Las Vegas - Burri i cili ishte në automobilin që shpërtheu para hotelit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp në Las Vegas, kreu vetëvrasje duke qëlluar veten në kokë para shpërthimit, njoftuan zyrtarët e policisë amerikane.

Las Vegas - Shefi ekzekutiv i "Tesla"-s, Elon Mask, ka njoftuar se do të shqyrtojë ngritjen e padive kundër mediave për mbulimin e tyre të shpërthimit të kamionit kibernetik që të mërkurën ndodhi para hotelit "Tramp" në Las Vegas. Aktivisti konservator Robi Starbak në Platformën X ndau një artikull të "Biznis Insajder" duke e përshkruar incidentin si një "shpërthim kamioni kibernetik".

 Damask - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berboc, së bashku me homologun e saj francez, Zhan-Noel Baro, sot  qëndron për një vizitë njëditore në Siri. Gjatë vizitës, Berboku do të takohet me liderin e qeverisë së re siriane, Ahmed al Shara."Udhëtimi im sot, së bashku me homologun tim francez dhe në emër të BE-së, është një  sinjal i qartë për sirianët: është i mundur një fillim i ri politik  midis Evropës dhe Sirisë, midis Gjermanisë dhe Sirisë", theksoi Berboku në një kumtesë të lëshuar përpara nisjes së saj për në  Damask.

Phenian - Koreja e veriut me rastin e impiçmentit të presidentit të Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol, vlerësoi sot se në Kore të Jugut po sundon "paraliza politike dhe kaosi social". "Në Korenë e Jugut marionetë, është lëshuar urdhër-arrest për presidentin, që i paralizoi punët shtetërore dhe plotësisht e thelloi kaosin shoqëror dhe politik", kumtoi agjencia verikoreane e lajmeve.

Seul - Gjykata kushtetuese e Koresë së Jugut e caktoi për më 14 janar fillimin e procesit gjyqësor lidhur me impiçmentin e presidentit Jun Suk Jeol, kumtoi sot gjykata. Gjykata theksoi se Jun duhet të marrë pjesë në seancën e parë, përderisa seanca e dytë është caktuar për më 16 janar, në rast se Jun refuzon të paraqitet në seancën e parë.

QËNDRONI TË LIDHUR