• e shtunë, 04 janar 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 2 janar/ 2025

Shkup - Shkupi është sot në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë me indeks të lartë të ndotjes prej 176, sipas të dhënave të fundit të platformës për matjen e cilësisë së ajrit “Aj-Kju-Er”.

Shkup - Nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme janë në pushim dimëror dhe do të kthehen në mësim më 20 janar. Viti akademik 2024-2025 do të përfundojë tradicionalisht më 10 qershor. Nuk do të zgjatet si vitin e kaluar sepse nuk do të ketë pushim pranveror që u vendos vitin e kaluar. Për këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në këtë vit shkollor ka anketuar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e klasave më të larta, dhe siç informoi shumica janë shprehur se nuk duan pushim pranveror.

Shkup - Në pikat pagesore në vend gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 62.662.988 automjete, ndërsa pagesa ka qenë 99,2 për qind.

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi  i automatizuar për monitorim të cilësisë së ajrit  dhe sipas parashikimit të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), pragu i alarmit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).

Cetinje - Tetëdhjetë plumba janë gjetur në xhepat e Ace Martinoviqit nga Cetinje, i cili dyshohet se dje në këtë qytet malazez ka vrarë 12 bashkëqytetarë dhe ka plagosur katër tjerë.

Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova deklaroi se SHBA, Bashkimi Evropian (BE) dhe "regjimi kukull në Kiev" janë përgjegjës për ndërprerjen e tranzitit të gazit rus përmes Ukrainës dhe se ata sakrifikuan mirëqenien e qytetarëve të tyre për të mbështetur financiarisht ekonominë amerikane.

Romë - Italia sot kërkoi lirimin urgjent të gazetares italiane Sesilia Salla, e cila është paraburgosur në Iran më 19 dhjetor, u kumtua pas takimit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Rikardo Gvarilja, me ambasadorin iranian në Romë.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se vendi i tij po përgatitet të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, transmetuan mediat ukrainase.

Odesa - Në Odesa dhe në rajon është lëshuar paralajmërim për sulm me raketa nga Deti i Zi, bëri të ditur në Telegram kryetari i qytetit, Genadij Truhanov.

Berlin - Lëndimet dhe vdekjet nga fishekzjarrët e fuqishëm në Gjermani gjatë festave të Vitit të Ri kanë rindezur debatin rreth kufizimeve të reja apo edhe ndalimit të mundshëm të fishekzjarreve në të gjithë vendin, njoftoi DPA.

Nju-Jork – Dhjetë persona janë plagosur në të shtënat jashtë një klubi nate në Nju-Jork, teksa prisnin të hynin në një festë private, njoftoi policia.

Barcelona  - Nuk kanë fund problemet për Dani Olmon, për të cilat ai nuk është aspak fajtor. Ai ende nuk është regjistruar për paraqitje në Barcelonë dhe kjo sjell problem shtesë. Duke qenë se nuk është i regjistruar për paraqitje në klub, Olmo nuk mund të luajë as për reprezentacionin spanjoll.

QËNDRONI TË LIDHUR