MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Sportit Borko Ristovski, sot në mesditë do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive "25 Maji" në Radovish. Siç njoftuan nga Ministria e Sportit, rikonstruksioni i plotë i brendshëm i sallës sportive në Radovish, e cila ka përfunduar para afatit të paraparë, është një nga investimet kapitale të Ministrisë së Sportit në infrastrukturën sportive.
- Post By Sara Ademi
- 08:54, 3 janar, 2025
09:00/ 3 janar/ 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Sportit Borko Ristovski, sot në mesditë do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive "25 Maji" në Radovish. Siç njoftuan nga Ministria e Sportit, rikonstruksioni i plotë i brendshëm i sallës sportive në Radovish, e cila ka përfunduar para afatit të paraparë, është një nga investimet kapitale të Ministrisë së Sportit në infrastrukturën sportive.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të realizojë takim me përfaqëuses të Trupit nacional studentor, Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme dhe Forumit për ndryshime arsimore. Takimi do të mbahet në Qendrën kulturore studentore Shkup. Pas takimit është paralajmëruar deklaratë për mediume e ministres Janevska.
Shkup - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve. Në rend dite të Komisionit, si pikë e parë është debati publik për konstatim të Propozim - vendimit për zgjehdje të zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte automjetin "Audi" që dje ra në ujërat e lumit Vardarit pasi doli nga rruga për në fshatin Rashçe. Aksidenti është raportuar dje në orën 16:00 në SPB Shkup. MPB bën me dije se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.
Shkup - Këshilli gjyqësor sot në mbledhje do të zgjehdë kryetar të ri. Kryetari i Këshillit zgjedhet me së paku tetë vita nga anëtarët e Këshillit me të drejtë vote. Këshilli është i përbërë nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë anëtarë i zgjedhin gjykatësit nga radhët e tyre, pesë i zgjedhë Kuvendi prej të cilëve dy me propozim të presidentit të shtetit. Sipas funkisonit, anëtarë të Këshillit janë kryetari i Gjykatës supreme dhe ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.
Shkup - Në Drejtorinë Doganore sot do të prezantohen rezultatet e rastit në të cilin është zbuluar dhe parandaluar krim i organizuar. Rezultatet në konferencë për shtyp në hapësirat e Drejtorisë Doganore do t'i prezantojë drejtori Boban Nikollovski.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. NP "Rrugët e Maqedonisë" njoftoi se për shkak të mjegullës dukshmëria është zvogëluar në afërsi të Negotinës deri në 70 metra dhe në Demir Kapi 80 metra, si dhe në rrugën Katllanovë - Veles 90 metra.
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski vlerësoi se paparashikueshmëria e Donald Trampit, i cili duhet ta marrë funksionin në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, mund të ndihmojë të përfundohet lufta në Ukrainë. "Trampi mund të jetë vendimtar (...) në këtë luftë. Ai mund të na ndihmojë ta ndalim Putinin. Ai është shumë i fuqishëm dhe i paparashikueshëm", tha Zelenski në intervistën televizive, duke vlerësuar se presidenti i ri amerikan "me të vërtetë dëshiron ta përfundojë luftën".
Kiev - Rusia ka mobilizuar nga 140.000 deri në 180.000 të burgosur që kanë luftuar në luftën kundër Ukrainës, njofton Ukrinform, duke cituar Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës. Sipas të dhënave të saj, që nga nëntori i vitit të kaluar, në kolonitë ruse të ndëshkimit kanë vuajtur rreth 300-350 mijë njerëz.
Karakas - Autoritetet në Venezuelë kanë ofruar një shpërblim prej 100.000 dollarësh për informacione që çojnë në arrestimin e liderit të opozitës Edmundo Gonzales Urutia, i cili pretendon se mposhti presidentin Nikollas Maduro në zgjedhje, pas së cilës shkoi në ekzil në Spanjë.
Doha - Izraeli dhe Hamasi planifikojnë të dërgojnë negociatorë në Katar dhe t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë. Shteti i Gjirit, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin, po ndërmjetëson në bisedimet ,sepse Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas refuzojnë të bisedojnë drejtpërdrejt.
Seul - Hetuesit e Koresë së Jugut kanë dështuar në ekzekutimin e urdhrit për arrestimin e presidentit të suspenduar Jun Suk Jeol, njoftoi sot Zyra për Hetimin e Korrupsionit të Zyrtarëve të Lartë, transmetuan mediat amerikane. Hetuesit u larguan nga rezidenca pas gjashtë orësh negociatash.
Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga jugu. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat malore. Gjatë natës së shtunë, reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende do të jenë më të bollshme (20 l/m2). Nga DPHM bëjnë me dije se për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë me erë të fortë veriore, reshjet do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe në disa nga ato më të ulëta. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë.