15:00/2 janar/2025
Shkup- Në intervistën e Vitit të Ri për MIA-n, kryeministri Hristijan Mickoski thekson se nuk kanë ndërmend ta rrisin as moshën për pension, as rritjen e taksave, që ishte propozim i Këshillit Fiskal, por edhe pjesë e rekomandimeve të Bankës Botërore. Në fokus janë politikat për reduktimin e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal për të mbledhur më shumë para në buxhet.
Shkup- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shpreh ngushëllimet e veta për masakrën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cetinje të Malit të Zi ku mbetën të vrarë 12 persona. "Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Cetinje të Malit të Zi. Ne solidarizohemi me familjet e viktimave dhe popullin e Malit të Zi në këtë kohë të vështirë. Mendimet tona janë me ju", qëndron në postimin e MPJTJ në rrjetin social X.
Shkup- Në Kuvend i pari me punë nesër në Vitin e Ri 2025 do të fillojë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, kryetari i së cilit ka caktuar seancë për nesër në mesditë, ndërsa për 10 janar është caktuar seanca e 29-të në të cilën në rend dite janë pesër interpelanca. Më 10 janar është caktuar seanca e parë plenare e Kuvendit dhe po të njëjtën ditë do të bëhet edhe konstituimi i Klubit të deputetëve në këtë përbërje të Kuvendit.
Shkup- Kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e gjyqësisë është një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi sot. Një sërë skandalesh, akuzash për korrupsion dhe dyshime për përzoerje politike, janë problem serioz i cili e rrënon funksionin themelor të jurisprudencës si organ i pavarur dhe i paanshëm. Duhet të jetë e qartë se drejtësia nuk guxon të jetë nën ndikim të partive politike apo çfarëdo lloj faktorëve të tjerë të jashtëm, thotë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Zagreb- Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, në seancën e parë të Qeverisë së këtij viti njoftoi se pasdite në Ministrinë e Arsimit do të nënshkruhet Protokolli për rritjen e masave të sigurisë në institucionet shkollore dhe një nga masat është punësimi i personave me aftësitë e nevojshme për mbrojtje.
Helsinki- Agjencia Finlandeze e Transportit dhe Komunikimeve ka njoftuar se do të inspektojë cisternën e naftës "Igël Es", e cila dyshohet se i përket "flotës fantom" ruse dhe se ka shkaktuar dëme në një kabllo nënujore në Deti Baltik. "Më 2 janar të vitit 2025, Agjencia Finlandeze e Transportit dhe Komunikimeve (Trafikom) do të nisë një inspektim të cisternës "Igël Es”, tha drejtoresha e Trafikom, Sana Soninen.
Berlin- Shumica e gjermanëve e mbështesin idenë për forca ndërkombëtare paqësore në Ukrainë në rast të armëpushimit, por pa pjesëmarrje të armatës gjermane, tregoi anketa e publikuar sot. Hulumtimi i Institutit YouGov për agjencinë DPA tregoi se 56 për qind e të anketuarve mbështesin dërgimin e forcave në Ukrainë. Por, mbështetja për pjesëmarrje të ushtarëve gjermanë në mision të tillë është shumë më e vogël, ndërsa me të dakordohen vetëm 23 për qind e gjermanëve.
Moskë- Rusia sot njoftoi se ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës që ndihmojnë kompleksin ushtarako-industrial të Kievit. Gjatë 24 orëve të fundit, armata ruse ka kryer sulme ajrore dhe artilerie në objektet energjetike, aeroportet ushtarake dhe zonat ku ka një përqendrim të fuqisë së gjallë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.
Las Vegas- Automjeti "Tesla" që shpërtheu të mërkurën në Las Vegas ishte marrë me qira nga Turo, aplikacioni i njejtë për automjete që u përdor për huazim të kamionetës që mori pjesë në sulmin në Nju-Orleans. Nga ky aplikacion konfirmuan se automjetet e përfshira në të dy incidentet janë huazuar përmes shërbimit të tyre.
Uashington- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale të SHBA-së, duke e quajtur vendin nën udhëheqjen aktuale “katastrofë” në sytë e botës. Në platformën “Truth Social”, Tramp ka akuzuar qeverinë aktuale për politikë kufijsh të hapur, si dhe për liderizëm të dobët dhe joefektiv, gjë që siç tha ai çoi në situatën aktuale.
#