• e shtunë, 04 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/2 janar/2025

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 31 dhjetor 2024, nëpunësit policor të Njësisë për Tregti të Paligjshme të SPB Shkup në fshatin Hasanbeg e kanë privuar nga liria Xh.A (29) nga fshati Hasanbeg dhe L.A. (33) nga Shkupi, ku tek ata në tezga të improvizuara janë gjetur mbi 13.000 lëndë piroteknike. Siç thuhet në kumtesë, 8598 mjete piroteknike janë gjetur tek Xh.A., në një tezgë të improvizuar dhe tek L.A. 4641 mjete piroteknike.

Shkup  - Moti sot në mëngjes do të jetë i ftoftë, me kushte për dukuri të mjegullës nëpër disa lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. "Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 13 gradë", paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Cetinje  - I dyshuari për masakrën e paprecedentë në qytetin malazez të Cetinjës, Aco Martinoviq, është vetëvrarë pasi ka vrarë të paktën dymbëdhjetë persona, ka njoftuar policia malazeze. Martinoviq, i cili ishte në arrati, policia e gjeti jo larg shtëpisë së tij në Cetinje. "Pasi e rrethoi policia dhe pasi kishte parë se ishte në gjendje të pashpresë, ai qëlloi veten dhe vdiq gjatë transportit për në Qendrën Klinike", tha mbrëmë në një konferencë për media, drejtori i policisë, Llazar Shqepanoviq.

Las Vegas  - Së paku një person ka vdekur, ndërsa shtatë janë lënduar nga shpërthimi i një automjet elektronik "Cybertruck" të kompanisë "Tesla", të njeriut më të pasur në botë, Ilon Mask, që ishte i parkuar para hotelit të presidentit të ri amerikan, Donalld Tramp në Las Vegas, në shtetin federal Nevada. Sherifi i Las Vegasit, Kevin Mekmahill, në konferencë për hstyp deklaroi se zjarri në automjet ishte paraqitur në orën 8:40 sipas kohës lokale. Ekipet për raste urgjente arritën në vendin e ngjarjes dhe e hasën automjetin "Cybertruck" të vitit 2024 tërësisht të kapluar nga zjarri.

Nju-Orleans  - Shamsud-Din Xhabar, 42-vjeçar nga Teksasi, i cili në kamionetën e tij sulmoi një turmë njerëzish në natën e Vitit të Ri në Nju Orleans, duke vrarë 15 persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, ka shërbyer 13 vite në ushtrinë amerikane, përfshirë edhe në Afganistan. Hetuesit e FBI-së dhe pplicia lokale kumtuan se Xhabar nuk ka vepruar i vetëm dhe se po i kërkon bashkëpunëtorët e tij. FBI kumtoi se në kamion ka pasur flamur të Shtetit islamik dhe incidentin e konsiderojnë si sulm të mundshëm terrorist.

Tel Aviv  - Ish ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, i cili shpesh herë ka mbajtur qëndrim të pavarur nga kryeministri Benjamin Netanjahu dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë në qeveri, ka njoftuar se po jep dorëheqje nga parlamenti. Netanjahu e largoi Galantin nga qeveria në nëntor pas disa muajsh mosmarrëveshjesh për drejtimin e luftës kundër Hamasit në Gaza, por ai mbajti vendin e tij si anëtar i zgjedhur i Knesetit.

Teheran  - Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollahu Ali Hamnei, tha dje se bazat amerikane në Siri do të “shkelen nën këmbët e rinisë siriane”. Sot, SHBA po ndërton vazhdimisht baza në Siri. Këto baza padyshim që do të shkelen nën këmbët e rinisë siriane”, tha Hamnei në platformën X. Portali amerikan “Njusvik” (Newsweek) vlerëson se ky paralajmërim potencialisht mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës para inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë mandatit të tij të parë ishin tashmë të diskutueshme. 

Teheran  - Shefi i diplomacisë iraniane, Abaz Aragçi deklaroi se kapacitetet raketore të Iranit janë mbështetje e rëndësishme në diplomacinë me Perëndimin, duke cekur se pa këtë fuqi, asnjë vend nuk do të ishte i gatshëm të negociojë me Iranin për programin e tij bërthamor. Aragçi për agjencinë iraniane Tasnim deklaroi se diplomacia bazohet nl fuqi dhe faktorë për ndërtimin e fuqisë, siç janë aftësitë raketore. "Disa herë kam thënë dhe fuqishëm besoj se po të mos ishin aftësitë tona raketore, askush nuk do të negocionte me ne" tha Aragçi.

QËNDRONI TË LIDHUR