• e diel, 05 janar 2025
MIA Flesh

15:00/3 janar/2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot informoi se ka filluar procedura për më shumë se një mijë vende të reja pune në shëndetësi dhe se kanë mbetur vetëm hapat formal që duhet të përfundojnë. Ai mbetet në qëndrimin se do të ketë reforma strukturore dhe se qytetarët do të marrin shërbimin shëndetësor që u nevojitet.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski sot i pyetur nga gazetarët për një koment të shkurtër në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor, tha se nuk ka asnjë koment dhe asgjë për të shtuar për atë që po ndodh, por mbetet të shihet se si do të funksionojë. "Nuk kam asgjë për të thënë apo shtuar për atë që po ndodh. Të shohim se si do të punojë kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor", tha Mickoski, i cili sot ishte i pranishëm në Radovish, në lëshimin në përdorim  të sallës sportive “25 Maji”.

Shkup- Nëse do të kishte angazhim më serioz dhe të sinqertë në mbrojtjen e interesave nacionale të Maqedonisë së Veriut nga ana e qeverisë së kaluar, sot nuk do të ishim në këtë pozitë në të cilkën ndodhemi. Sepse bashkimi Evropian dhe vendet anëtare kanë ndjenjë përgjegjësie për atë që në vazhdimësi po bëhet ndaj nesh në 30 vitet e fundit, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në intervistë për MKD.mk.

Shkup- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se përmes Inspektoratit kujdestar të tregut në baza ditore ndiqen çmimet e prodiukteve themelore dhe paralajmëron reagim të ashpër nëse, siç tha, konstatojnë se sërish ka paraqitje të padëshiruara. Në përjgigje të pyetjes së gazetarëve, Mickoski sot tha se pret që tregtarët të vazhdojnë t'i ulin çmimet e produkteve, që paraprakisht i rritën në llogari të lirimit të produkteve të përfshira me aksionin "Shporta e fundvitit", pas pka Qeveria paralajmëroi se do t'i ngrijë çmimet.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se mbi 300.000 pensionistë sërish do të kenë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë me pensionin e marsit, pas rritjes prej 2.500 denarë në shtator të vitit të kaluar,  me çfarë do të rrumbullakohet  premtimin e Qeverisë për pensione më të larta për 5.000 denarë.

Shkup- Prokuroria themelore publike Tetovë sot ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një tetovari 65-vjeçar, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale "vrasje", sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 nga Kodi penal, gjatë dhunës familjare.

Shkup- Urgjenca do të punojë 24 orë për festat e Krishtlindjeve, njësia për vizita në shtëpi nga ora 07:00 deri në 21:00, konfirmuan sot nga Instituti i Shëndetit Publik “Shtëpia e Shëndetit” Shkup për MIA-n. "Njoftojmë se Shërbimi për NSHM me trajtim shtëpiak dhe kujdes urgjent stomatologjik në ISHP “Qendra e Shëndetit Shkup” Shkup, gjatë festave të Krishtlindjeve me datën gjashtë dhe shtatë janar, do të punojë me orarin në vijim. Shërbimi i NSHM do të punojë 24 orë dhe njësia e vizitave në shtëpi do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 21:00", informuan nga ky institucion publik shëndetësor.

Tiranë- Gjykata Speciale e Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për kthimin e masës “arrest shtëpie” për liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe i caktoi masën e paraqitjes së detyrueshme dy herë në muaj.

Sarajevë- Në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbërriti ndryshimi i paralajmëruar i motit, duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të reja bore. Në disa pjesë të Bosnja e Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë ka filluar të bie shi, ndërsa në disa vende ka rënë edhe borë, ndërsa shërbimet kompetente kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu, temperatura të ulëta dhe erëra të forta.

Romë- Çmimet e ushqimit janë ulur lehtë në dhjetor të vitit 2024, me ulje dukshëm të sheqerit dhe çmime të qëndrueshme të drithërave, njoftoi sot Organizata  për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO). Indeksi i çmimeve të FAO-s për shportën e produkteve ushqimore bazë në dhjetor mesatarisht ishte 127 pikë   dhe ishte për 0,5 për qind më i ulët se në nëntor, llogariti FAO. Megjithatë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2023, çmimet e ushqimit janë 6,7 për qind më të larta.

Madrid-  Reshjet e rrëmbyeshme sot kapluan pjesë të Spanjës, përfshirë Galicinë, Asturinë, Kantabrinë, Baskinë, Navarën dhe veriun e Kastijës dhe Leonit, ndërsa reshjet pritet të ndalojnë pas fundjavës. Siç lajmëruan mediume spanjolle, reshjet më të rrëmbyeshme janë regjistruar në Galici, ndërsa në disa pjesë të rajonit pritet gjatë ditës sasia e reshjeve të arrijë edhe deri 40 litra në metër katror.

Londër- Agjencia Britanike për Sigurinë Shëndetësore (UKHSA) ka lëshuar paralajmërim për temperaturat e ulëta në të gjithë Anglinë. Paralajmërimi do të jetë në fuqi deri të mërkurën e ardhshme dhe pritet një rritje e numrit të vdekjeve, sidomos tek personat mbi 65 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore ekzistuese, shkruan “Skaj Njuz”.

 

QËNDRONI TË LIDHUR