• e shtunë, 04 janar 2025
MIA Flesh

15:00/31 dhjetor/2024

Shkup - Të dashur bashkëqytetarë, bashkëudhëtarë në rrugëtimin e përbashkët maqedonas, në ndarjen tonë të së mirës dhe të keqes, sot është ajo ditë, e gjetur, me superlativat e merituara - dita më e gjatë, më e lumtur, më e bukur, dita kur lëmë diçka si një kujtim të së kaluarës dhe ta marrim me vete shpresën për një vit më të mirë, thuhet në urimin e dërguar sot nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e Vitit të Ri. Vitin që kalon, thekson ajo, ishim dëshmitarë të shumë humbjeve dhe rënieve, por edhe të sukseseve, humanizmit, ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë. Viti i Ri, thekson në urim Siljanovska Davkova, është një moment të bëhen shumë gjëra në atmosferë të këndshme, por edhe një moment të kujtohemi se disa njerëz të guximshëm kujdesen për mirëqenien tonë. Viti i Ri, shton, gjithmonë zgjon optimizëm, shpresë dhe lind mundësi të reja.

Shkup - Tërheqja e sërishme e autobusëve të NQP Shkup në garazhe, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski nuk ka të bëjë me mungesën e naftës, por problemi është administrativ. Ai ka apeluar deri te drejtuesit e NQP-së dhe Qytetit të Shkupit që të tejkalojnë, siç tha ai, mosmarrëveshjet e ndërsjella që të mund qytetarët e Shkupit të përdorin transportin publik. "Unë këtë e mësova para pak minutash. Një kërkesë të tillë nga Qyteti i Shkupit nuk ka. Nga sa mund të marr si informacion është se drejtuesit e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik nuk vijnë në punë. Problemi është administrativ, nuk është problemi se nuk ka naftë, por është problem administrativ. Dhe i bëj thirrje udhëheqësisë së NQP-së dhe drejtuesve të Qytetit të Shkupit që t'i tejkalojnë mosmarrëveshjet e ndërsjella në mënyrë që banorët e Shkupit të përdorin transportin publik, sepse këtu nuk bëhet fjalë, me sa jam i informuar, për mungesë të naftës, por thjesht diçka tjetër është problemi. Vallë nuk është nënshkruar kontratë, apo është diçka tjetër... le të emërohet një person të ri, apo le të bëjnë diçka sepse kjo tashmë i kalon të gjitha kufijtë e një sjelljeje që nuk duhet kështu të ndodhë", ka thënë kryeministri Mickoski.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me video-fjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi qytetarëve Vitin e Ri 2025. Në urimin e tij spikeri Gashi thekson se viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore, ndërsa viti 25 "na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar". "Kur jemi në prag të ndërrimit të viteve, ndjej se është një moment i përsosur për të reflektuar mbi atë që kemi kaluar, si dhe për t’i hapur rrugën një viti të ri me mundësi të reja. Viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore. Kuvendi ynë, pas rrotacionit politik këtë vit, ka pasur përbërje dhe dinamikë të re. Kemi demonstruar angazhim serioz në ngritje të transparencës dhe në diplomaci parlamentare", thotë kryetari i Kuvendit.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski, sot në Ministrinë e Mbrojtjes në takimin para fundvitit me të punësuarit, kanë ndarë mirënjohje për pjesëtarët e pensionuar, oficerët dhe nënoficerët e Armatës për angazhimin e tyre profesional, arritjet dhe kontributin në reformat e Armatës. Në takimin, kumtuan nga MM-ja, solemnisht në gradën kolonel janë avancuar dy oficerë të Armatës. Ministri Misajllovski iu falënderua të punësuarve në Ministri dhe Armatë për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në punë dhe i porositi se edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojnë së bashku të punojnë për mbrojtje edhe më të mirë dhe Armatë më të fuqishme.

Shkup - Në ditën fundit të vitit realizova takim pune me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski ku biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për përmirësimin e të njëjtit në të ardhmen, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk. "Kemi rënë dakord të punojmë së bashku në të gjitha fushat ku kemi interes të përbashkët, të gjitha me qëllim për të ndërtuar një forcë moderne policore dhe një ushtri moderne siç i ka hije një shteti modern evropian", ka shkruar Toshkovski dhe falënderoi ministrin për, siç thekson, angazhimin e tij të vazhdueshëm me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në interes të qytetarëve të Maqedonisë. 

Shkup - Me rastin e fillimit të vitit të ri 2025, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi festën. “Me fillimin e vitit të ri, le të bashkohemi me shpresë dhe vendosmëri, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Uroj që ky vit të sjellë përparim, paqe dhe mirëqenie për kombin dhe popullin tonë. Gëzuar Vitin e Ri juve dhe të dashurve tuaj! 

Shkup - Në vitin 2023, amvisëritë kanë gjeneruar gjithsej 878.303 tonë mbeturina komunale, nga të cilat janë grumbulluar 70 për qind ose 621.686 tonë. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, mesatarisht çdo banor krijonte 503 kilogramë mbeturina komunale. Edhe pse përqindja e mbetjeve komunale të grumbulluara ka ardhur në rritje në tre vitet e fundit, ajo është e parëndësishme dhe mbetet në 70 për qind të totalit të mbetjeve komunale të krijuara në vend. Në vitin 2023 janë grumbulluar 70,78 për qind, në vitin 2022 gjithsej 70,68 për qind dhe në vitin 2021 gjithsej 70,54 për qind e totalit të mbetjeve komunale të krijuara në vend.

Shkup - Transporti falas i autobusëve për studentët në Shkup do të vazhdojë dhe në vitin 2025, pasi Qeveria sot në seancë ka vendosur t'i transferojë 120 milionë denarë Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik NQP - Shkup, të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. "Qeveria paraprake tre vjet nuk ka siguruar mjete për këtë dedikim dhe nuk ka marrë vendim të tillë. Prej këtu edhe mosbesimi, të cilin studentët e kanë pasur ndaj pushtetit ekzekutiv. I bindi se duhet të jetë të qetë, pasi Qeveria e re i plotëson premtimet dhe obligimet ndaj qytetarëve, e pikërisht ky vendim i yni është konfirmim për këtë", tha kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Shkup - Gjatë javës së 52-të të vitit 2024 - nga 23 deri 29 dhjetor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka 221 raste të paraqitjeve në grupe për të sëmurë nga gripi - sëmundje të ngjashme me gripin - 59,0 për qind në krahasim me javën paraprake, kumtuan pasdite nga Instituti për shëndet publik (ISHP). Lidhur me shpërndarjen e moshës, 119 persona janë të moshës 15 deri 64 vjeç. Pesëdhjetë janë fëmijë nga mosha pesë deri 14 vjeç dhe 38 janë deri katër vjeçarë. Katërmbëdhjetë janë persona të moshës mbi 65 vjeç. "Të sëmurët janë paraqitur nga 16 QSHP/NJR, Dibër - 43, Shkup - 38, Gostivar - 36, Kumanovë - 23, Kavadar - 20, Tetovë - 12, Radovish - 11, ndërsa në Ohër, Shtip, Strugë, Makedonski Brod, Kërçovë, Prilep, Manastir, Resnjë dhe Negotinë, numri i të sëmurëve është dhjetë ose më pak. Në 11 njësitë raportuese që kanë paraqitur raste gjatë kësaj jave, është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, në katër - sezonal, ndërsa në Dibër - aktivitet mesatar, sqaron ISHP.

Shkup - Vitin e kaluar në vend kanë emigruar gjithsej 3.176 persona, nga të cilët 2.654 janë të huaj, ndërsa janë shpërngulur 2.377 persona, prej të cilëve 2.034 janë shtetas të Maqedonisë, tregojnë të dhënat statistikore vjetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS). Shumica e të huajve janë nga Evropa – 2527, nga të cilët 2049 janë nga Turqia. Me Evropën, ne kemi një bilanc pozitiv të migracionit në vitin 2023. Nga vendet evropiane në vend emigruan gjithsej 2953 persona, ndërsa janë shpërngulur 2127 qytetarë. Më së shumti të shpërngulur kemi nga Turqia - 2083, pasuar nga Kosova - 177, Serbia - 121 dhe Gjermania - 99 persona. Nga vendi më së shumti në Evropë kanë shkuar në Gjermani - 749, Turqi - 284, Zvicër - 237, Itali - 136 dhe Slloveni - 124.

Ohër - Orët e fundit të vitit 2024 që po kalon Ohri po i kalon në shenjën e përgatitjeve të fundit për pritje sa më të mirë të mysafirëve që do ta kalojnë këtu natën e Vitit të Ri. Qyteti është zbukuruar në mënyrë solemne, posaçërisht rajoni qendror i qytetit, Sheshi dhe keji i Liqenit të Ohrit, ku që prej dje është vërejtur lëvizje festive, para së gjithash për shkak të mysafirëve të cilë me automjete dhe autobusë të shumtë arrijnë këtu për t'i kaluar këto ditë festive.

Shkup - Nga janari deri më 20 dhjetor të këtij viti është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRrSH). Pjesëmarrja e pagesës elektronike është rreth 33 për qind.

Shkup - Moti sonte në natën e Vitit të Ri do të jetë stabil, i thatë dhe kryesisht i qetë. Mot i tillë, sipas DPHM na pret edhe në ditët e para të vitit të ri, deri te premten. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulta, ndërsa nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Nga dita e shtunë, nga perëndimi do të fillojnë të reshura, të cilat në male do të jenë të borës, ndërsa në pjesët e tjera të reshura të shiut, të cilat do të kalojnë në të reshura të përkohshme të borës. Nga dita e shtunë në mëngjes dhe pastaj gjatë ditës, posaçërisht përgjatë Varadarit, do të fryjë erë e përforcuar, kryesisht nga veriu.

Varshavë - Agjencia evropiane për roje kufitare dhe bregdetare (Fronteks) e ka angazhuar kompaninë Erbas Erborn sollushëns (ADAC) dhe Industrinë e hapësirës ajrore të Izraelit (IAI) për detyrat e mbikëqyrjes së rrugëve detare nga ajri me dronë të tipit Heron.  Bëhet fjalë për marrëveshjen katërvjeçare e cila fillon të zbatohet në fillim të vitit 2025, njoftoi portali Rrjeti ballkanik i sigurisë, raporton Beta. Programi do të koncentrohet në rajonin e Mesdheut dhe qëllimi është rritja e sigurisë kufitare dhe përpjekjet e shpëtimit për emigrantët që përdorin anije të pasigurta për të kaluar territorin e Bashkimit Evropian.

Kiev - Të paktën një person është plagosur në sulmin ajror rus në Kiev, ku janë shkaktuar më pak dëme, ndërsa sulmet në rajonin Sumi kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, njoftuan autoritetet ukrainase.  Në sulmet në Kiev është lënduar një grua, ndërsa janë dëmtuar tre ndërtesa dhe tre automjete.  Forcat ruse hodhën gjithsej 13 raketa në qytetin Shostka, në pjesën veriore të Sumit, ndërsa kanë dëmtuar 12 ndërtesa banimi, dy objekte arsimore, një klinikë, si dhe është dëmtuar një pjesë e infrastrukturës. 

Gazë - Dhjetëra pacientë dhe të plagosur janë evakuuar për kurim jashtë Rripit të Gazës, të shkatërruar nga lufta. Herët në mëngjes, 45 pacientë e kanë braktisur Spitalin evropian në qytetin jugor Kan Junis dhe kanë hyrë në postbllokun Kerem Shalom në Izrael, prej ku do të largohen në Emiratet e Bashkuara Arabe, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze. Ministria e Shëndetësisë pohon se disa mijë palestinezë në Gazë kanë nevojë për trajtim mjekësor në vendet e huaja. Izraeli i kontrollon të gjitha pikat për hyrje dhe dalje, pasi e ka ndërmarrë qytetin jugor Rafah në maj.

Uashington - Viti i ri 2025 arriti në Zelandë të Re, ndërsa në Ouklend është pritur me fishekzjarr, me të cilin u është shprehur respekt fiseve autoktone, njofton Bi-Bi-Si. Viti i ri në Australinë fqinje do të arrijë diçka më vonë, ndërsa në portin në Sidnei do të pritet me fishekzjarri tradicional, ku do të marrin pjesë rreth një milion njerëz. Në pritjen do të paraqitet këngëtari britanik, Robi Uiliams.

QËNDRONI TË LIDHUR