MIA Flesh
- - Qarkullimi i brendshëm i ushqimit me prejardhje nga kafshët dhe jo nga kafshët, prej fillimit të vitit 2024 përfundimisht me nëntorin, ishte mbuluar me rreth 30 000 kontrolle të kryera tek operatorët në kuadër të mbikëqyrjeve të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të realizuara. Si të pasigurta janë asgjësuar rreth pesëdhjetë tonë ushqim, për mënjanim për shkak të paregullsive të konstatuara janë dhënë rreth 2 000 vendime, ndërsa janë shqiptuar edhe përafërsisht 300 gjoba. Analizat e të dhënave për mbikëqyrjet e realizuara në vitin 2024, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) do t'i evaluojë në muajt e parë të vitit. Ato do ta japin numrin e saktë - sa gjithsej kontrolle kanë kryer veterinarët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit në qarkullimin e brendshëm dhe gjatë importit.
- Post By Fitore Curri
- 09:52, 6 janar, 2025
10:00/ 6 janar/ 2025
Shkup - Qarkullimi i brendshëm i ushqimit me prejardhje nga kafshët dhe jo nga kafshët, prej fillimit të vitit 2024 përfundimisht me nëntorin, ishte mbuluar me rreth 30 000 kontrolle të kryera tek operatorët në kuadër të mbikëqyrjeve të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të realizuara. Si të pasigurta janë asgjësuar rreth pesëdhjetë tonë ushqim, për mënjanim për shkak të paregullsive të konstatuara janë dhënë rreth 2 000 vendime, ndërsa janë shqiptuar edhe përafërsisht 300 gjoba. Analizat e të dhënave për mbikëqyrjet e realizuara në vitin 2024, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) do t'i evaluojë në muajt e parë të vitit. Ato do ta japin numrin e saktë - sa gjithsej kontrolle kanë kryer veterinarët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit në qarkullimin e brendshëm dhe gjatë importit.
Shkup - Besimtarët krishterë ortodoksë në vend sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve. Shënimi i Buzmit në Shkup do të fillojë para Tempullit "Shën Klimenti i Ohrit" nën organizimin e Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festën tradicionale të festës së Buzmit". Nën moton "Përcille gëzimin e Krishtlindjes në çdo zemër!", lindjen e Krishtit në mesditë në Shkup dhe qytete të tjera të vendit do të paralajmërojnë fëmijët me kortezhet e Krishtlindjeve, duke kënduar "Zotin e përjetshëm". Në Shkup pritet të formohet kortezhi më i gjatë i Buzmit, ndërsa për fëmijët janë përgatitur më shumë se 3.500 pako.
Shkup - Një tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe në pjesët veriperëndimore të vendit. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 23:12 me epiqendër 24 kilometra në veriperëndim të Shkupit me magnitudë Rihter prej 2.8 ballë
Shkup - Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset sot në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit. Manifestimi i Buzmit do të mbahet në pllajën e Kishës katedrale Shën Kliment i Ohrit, si dhe manifestimi i Krishtlindjeve me trasën e lëvizjes nga godina e komunës së Kisella Vodës nëpër rr. "Petar Dejlan", në të djathtë në rr. Boris Trajkovski", në të majtë nëpër bul "Makedonija", në vazhdim në rr. "Shën Kirili e Metodi" deri para Muzeut të qytetit të Shkupit, pastaj në rr. "Makedonija", në vazhdim deri në sheshin "Makedonija" ku do të mbahet manifestimi qendror. "Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për devijimin e trafikut si dhe masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët ku do të lëvizin kortezhet e Krishtlindjeve dhe përreth objekteve fetare", informojnë nga SPB Shkup.
Shkup – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale, të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri 12 gradë. Në Shkup sot në mëngjes në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të mjegullës dhe do të jetë më ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe kryesisht qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Pritet që temperatura minimale të bie deri në -4, ndërsa ajo maksimale të arrijë deri 7 gradë.
Vjenë - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) informon për shpërthime të forta në afërsi të Zaporozhje AEC. Ky informacion përkon me raportet për një sulm me dron në një qendër trajnimi të lidhur me termocentralin bërthamor të Ukrainës, i cili është nën kontrollin rus që nga marsi 2022 – menjëherë pas fillimit të luftës. “Nuk ka viktima apo dëme në Zaporozhje AEC”, tha drejtori i përgjithshëm i ANEB, Rafael Mariano Grosi. Ai saktëson se qendra e trajnimit ndodhet jashtë perimetrit të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Në rajonin e Zaporozhje AEC shpesh ka bombardime, për të cilat të dyja palët në konflikt e e fajësojnë njëra tjetrën.
Kiev - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski deklaroi se presidenti bjellorus, Aleksandar Llukashenko i ka kërkuar falje menjëherë pas fillimit të luftës, pasi Rusia e ka sulmuar Ukrainën përmes territorit bjellorus, njofton "Ukrinform". "Bisedova me Llukashenkon në telefon në ditët e para të luftës dhe ai kërkoi falje. Më tha: 'Nuk isha unë, Putini ka gjuajtur raketa nga territori im'. Këto janë fjalët e tij, kam edhe dëshmitarë. Ai tha 'Më fal'", deklaroi Zelenski në intervistë për podkasterin amerikan, Leks Fridman. Si përgjigje, Zelenski e ka akuzuar Llukashenkon se është i njëjtë si lideri rus, Vlladimir Putin. "I thash: 'Ti je vrasës i njëjtë'. Ndërsa ai mu përgjigj: 'Më kupto, nuk mund të luftosh kundër rusëve'". Si kompensim, Llukashenko ka propozuar që Ukraina ta sulmojë rafinerinë për naftë në qytetin bjellorus Mozir, në çka Zelenski iu përgjigj: "Çka flet?".
Gazë – Hamasi shprehu gatishmëri të lirojë 34 pengje të cilët i mban në Rripin e Gazës, si “hap i parë” nga marrëveshja për armëpushim me Izraelin. Megjithatë, autoritetet izraelite deklaruan se ende nuk kanë marrë listë nga lëvizja islamike palestineze. Përfaqësuesi i Hamasit deklaroi se grupi prej 34 pengjeve përfshin “gra, njerëz të sëmurë, fëmijë dhe të moshuar” mes pengjeve izraelite. Ai shtoi se Hamasit do t’i nevojitet një javë që të vendosin kontakt me të gjithë kidnapuesit dhe të vërtetojnë cilët nga pengjet janë gjallë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përmes zyrës së tij njoftoi se, në kundërshtim me akuzat, Hamasi ende nuk ka dorëzuar listë me pengje.