• e premte, 03 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/31 dhjetor/2024

Shkup  - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski me një videofjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsuk ka uruar qytetarët e Maqedonisë për Vitin e Ri 2025. Në fjalimin e Mickoskit thuhet se viti i kaluar 2024 ishte vit i sfidave, por edhe i fillimeve të reja, ndërsa viti i ardhshëm 2025 "do të jetë vit i rritjes, rendit dhe integrimit", investimit në ekonomi, infrastrukturë dhe arsim "me fokusin e një jete më të mirë për të gjithë"

Shkup  - Transparensi Interneshënëll-Maqedoni vazhdon ta zbatojë aktivitetin e rregullt mujor për ndjekje të rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptuese kundër korrupsionit "Kthjellët-Turbullt". Dhe për dhjetorin, numri më i madh janë raste "të turbullta" se sa "të kthjellura". Në barometrin e korrupsionit për dhjetor 2024 në ngjarje "të turbullta" janë veçuar rastet e Artan Grubit, ish-zëvendëskryeministrit dhe funksionar i alrtë i BDI-së dhe gjykatësit të Gjykatës së apelit, Enver Bexheti, të cilët "e shpëtuan" Sasho Mijallkovin nga burgu, vendosjen nga Departamenti amerikan i Shtetit në "listën e zezë" të të dyve të cilët sipas kumtesës së DASH-it, ishin të përzier në "korrupsion të konsiderueshëm".

Shkup  - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 29-të vjeçarit, banor i Kumanovës, i cili së bashku me të tjerë për momentin të panjohur, në një kanal pranë rrugës lokale ndërmjet fshatrave Orllancë dhe Nikushtak ka fshehur sasi të madhe të armëve dhe municionit. Prokuroria Publike Shtetërore njoftoi se policia, më 18 dhjetor, pranë rrugës në një shtyllë plastike për sinjalizim me dritë të theksuar me kanaçe, ka gjetur një mitraloz, dhjetëra pushka automatike, kornizë dhe një numër të madh plumbash të cilat janë të ndaluara për qytetarët dhe për posedimin e të cilave personat civil nuk mund të marrin leje.

Shkup - Kryetari i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në fjalimin e fuindvitit, të gjithë qytetarëve ua uroi Vitin e Ri 2025, duke u dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe sukses në vitin e ri. "Viti i ri është kohë e shpresës, fillimeve të reja dhe kohë të kujtojmë tërë atë që ndodhi në vitin që shkoi. Viti 2024 ishte vit i sfidave për LSDM-në, vit në të cilin mësuam shumë dhe në të cilin me vendosmëri hapëm faqe të re. Edhe përkundër të[ gjitha vështirësive ne u përforcuam dhe e trasuam rrugën drejt së ardhmes të mbushur me përkushtim dhe punë për të gjithë ju", thotë Filipçe në urim.

Shkup - Për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme fillon pushimi dimëror i vitit shkollor 2024-2025. Mësimi i gjysmëvjetorit të dytë do të vazhdojë më 20 janar. Viti shkollor 2024-2025 do të përfundojë tradicionalisht më 10 qershor. Nuk do të vazhdohet si vitin e kaluar shkollor, kur për nxënësit e shkollave fillore përfundoi më 17 qershor, sepse nuk do të ketë pushim pranveror i cili u vendos vitin e kaluar nga data (29 prill-6 maj 2024).

Shkup  - Parkimi në Komunën Qendër gjatë festave të fundvitit do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Në pajtim me Vendimin e ndërmarrjes më 1 janar (e mërkurë) të gjitha vend-parkimet me të cilat ekonomizon NP PKQ do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Pagesa e rregullt për parkim dhe për dhënie të kontratave në Drejtorinë e PKQ do të vazhdojë më 2 janar (e enjte) me orar të zakonshëm të punës.

 Shkup  - Më ftohtë mëngjesin e sotëm nështë në Berovë, ku janë matur shtatë gradë nën zero. Siç bën të ditur DPHM, temperatura minus në orën 8.30 janë matur edhe në Manastir -5 gradë, -4 gradë në Strumicë, Tetovë, Shkup-Petrovec dhe Demir Kapi, -3 në Kavadar, Shtip, Prilep dhe Veles, -2 gradë në Shkup- Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallanka, -1 në Ohër dhe Pretor. Në Kodër të Diellit dhe në Gjevgjeli 1 gradë dhe  2 mëngjesin e sotëm janë matur në Krushevë.

 Bruksel  - Vendet anëtare të NATO-s kanë marrë vendim për forcimin e pranisë ushtarake të Aleancës në rajonin e Detit Baltik.  Ky vendim është marrë në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në NATO, kushtuar sigurisë së infrastrukturës kritike në Detin Baltik, pas dëmtimit të kabllove të nëndetëseve që lidhin Estoninë dhe Finlandën më 25 dhjetor.

Berlin  - Kancelari gjerman Olaf Sholc në fjalimin e tij të Vitit të Ri u bëri thirrje qytetarëve të mos lejojnë "pronarët e rrjeteve sociale" të vendosin për zgjedhjet gjermane, pasi drejtori ekzektiv i "X" Ilon Mask, vazhdimisht e mbështet Alternativën e djathtë ekstreme për Parti të Gjermanisë (AfD). Sholc tha se vetëm qytetarët gjermanë kanë fuqi të vendosin "në cilën rrugë do të shkojë Gjermania", pas zgjedhjeve të caktuara më 23 shkurt", shkruan Gardian.

Gjenevë - Pesë vjet pasi u regjistruan rastet e para të sëmundjes së re të mushkërive në qytetin kinez Vuhan, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ende pret bashkëpunim të plotë nga Pekini për të zbardhur origjinën e pandemisë Kovid-19, lajmëroi DPA. "Ky është një imperativ moral dhe shkencor. Vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Kinës të ndajë të dhëna dhe qasje që të mund ta kuptojmë origjinën e Kovid-19. Pa transparencë, ndarje dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve, bota nuk mund të parandalojë dhe në mënyrë adekuate të përgatitet për epidemitë dhe pandemitë e ardhshme", paralajmëroi OBSH.

Budapest  - Kryesimi i Hungarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian ishte i veçantë, aktiv dhe strategjik, deklaroi sot ministri hungarez për çështje evropiane, Janosh Boka.  "Presidenca ishte e veçantë sepse kishim për qëllim të zbatojmë një politikë vendimtare dhe të fortë evropiane", tha Boka në një video-mesazh në Fejsbuk. Ai vlerësoi se presidenca hungareze e Këshillit të BE-së ishte aktive për shkak të serisë së iniciativave të Budapestit, raporton MTI

Moskë - Në mëngjes shpërtheu zjarr në një depo për karburant në rajonin Smolensk, në pjesën perëndimore të Rusisë, pas sulmit me dron të kryer nga forcat ukrainase, njoftoi guvernatori rajonal Vasilij Anohin. Në një postim në Telegram, Anohin sqaroi se pas sulmit ka pasur derdhje të karburantit dhe lubrifikantëve, të cilat më pas janë djegur. Ai shtoi se sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore zmbrapsën sulmin e dronëve ukrainas, transmetojnë mediat ruse.

Seul  - Koreja e Veriut filloi me ndërtimin e fregatës së rëndë 4.000 tonë të pajisur me sistem vertikal për lansim si pjesë e sendërtimit të arsenalit të vet bërthsmor dhe raketor, pohon ushtria e Koresë së Jugut. Kumtesa e ushtrisëjugkoreane erdhi njjë ditë pasi që mediumet shtetërore në Phenian kumtuan fotografi nga lideri verikorean Kim Xhong-Un për vizitë në anije-ndërtimtarinë ku po ndërtohet anija e re ushtarake.

Tel-Aviv - Hamasi palestinez pjesërisht e hodhi poshtë listën e pengjeve për të cilët Izraeli insiston të lirohen në fazën e parë të cilës do marrëveshje për ndërprerje të zjarrit, kumtoi sot radiodifuzeri izraelit publik Kan, duke cituar një burim anonim palestinez. Tajms of Izrael transmeton se Hamasi gjoja është i gatshëm të lirojë 22 nga 34 pengjet e listës, por refuzon t'i lirojë 12 të tjerët. Në vend të kësaj, shtohet, grupi ofroi të lirojë 22 pengje të gjalla dhe të dorëzojë 12 trupa gjatë fazës së parë të marrëvehsjes.

 Pekin - Presidenti kinez Si Xhinping sot bëri thirrje në zbatimin e "politikës makroekonomike proaktive në vitin 2025", në një deklaratë të dhënë gjatë pritjes të Vitit të Ri, njoftuan mediat zyrtare. "Duhet t'i thellojmë reformat, ta zhvillojmë hapjen në një nivel më të lartë, të koordinojmë më mirë zhvillimin dhe sigurinë dhe të zbatojmë politika makroekonomike më aktive dhe efektive", tha Si, raportoi televizioni shtetëror shtetëror CCTV. 

Nju-Jork - Ndryshimet klimatike në vitin 2024 shkaktuan shumë probleme dhe ngrohtësi rekord, njoftuan dje Kombet e Bashkuara, duke i bëri thirrje botës të ndalet me rrugën e shkatërrimit. Viti i ardhshëm do të jetë më i nxehti i regjistruar deri tani, njoftoi Agjencia Meteorologjike e KB-së - SMO (WMO). SMO paralajmëron se njëkohësisht, emisionet e gazrave serrë po thyejnë rekorde të reja dhe plotësisht shkaktojnë ndryshime klimatike.

 Nju-Jork  - Gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat në një dyqan në Nju-Jork, mes të cilëve një vajzë 12-vjeçare dhe nënën e saj, njoftoi sot policia. "Gruaja u qëllua në bark, ndërsa sulmuesi që e mbante si mburojë nuk u lëndua", tha shefi i policisë së Nju-Jorkut, Xhon Çell.  Nuk informacione për gjendjen e të plagosurve, ndërsa Çelli e përshkroi incidentin si një "sulm të pacipë dhe frikacak ndaj njujorkezëve të pafajshëm".

QËNDRONI TË LIDHUR