• e premte, 26 korrik 2024
MIA FLESH

18:00/25 korrik/2024

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski sot lidhur me propozimin e sindikatave për të dielën ditë jopune deklaroi se komenti i tij është se duhet të bisedohet dhe se në opinion duhet të dilet pasi që të arrihet ndonjë marrëveshje. Edhe kryeministri Hristian Mickoski, i cili ishte në shënimin e përvjetorit të Odës ekonomike. Tha se ata si Qeveri janë në dispozicion për bisedime me sindikatat, por se gjithashtu duhet të mbahet llogari për të ardhmen e shtetit.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet e ka filluar sot debatin e përgjithshëm rreth Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024, me të cilin të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në vlerë prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në vlerë prej 362,8 miliardë denarëve. Rritja e BPV-së është parashikuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivelin prej 3,5 për qind dhe deficiti buxhetor 4,9 për qind.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski beson se me punësimin e specializantëve privatë do të tejkalohet, siç tha "problemi akut që nënvlerësohet puna e mjekëve të rinj". Në një deklaratë për media pas ndarjes së çmimeve në Odën Ekonomike, Mickoski sot theksoi se me vendimin e Qeverisë për punësimin e 600 specializantëve, do t'u ofrohet punësim në institucionet shëndetësore ku ka nevojë.

 Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)  - Kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev, në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet, në të cilën në rend dite është Ribalanci i buxhetit, i prezantoi pikat kryesore rreth sigurimit të qëndrueshmërisë së buxhetit, supozimet makroekonomike dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike, në këtë rast theksoi se e gjithë rritja modeste prej 2,1 për qind e BPV-së vijnë nga konsumi i vendor.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)-  Astrit Iseni sot edhe zyrtarisht e mori postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. “Për mua është nder dhe privilegj të kryej postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Ne do të mundohemi që të ruajmë rendin dhe qetësinë publike, në mënyrë që qytetarët tanë të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt”, tha zëvendësministri Iseni.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë, Republikën e Kosovës realizoi sot takim pune me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, gjatë së cilës janë shkëmbyer mendime për çështje të rëndësishme që lidhen me thellimin e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve, projektet e ardhshme të lidhjes rajonale.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer, në të cilën fokusi kryesor i bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik, agjenda reformuese e Qeverisë, implementimi i Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, në kontekst të integrimit evropian.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson. Në takim, ministri Toshkovski shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar si për vendin tonë ashtu edhe për Ministrinë në fushën e sigurisë, veçanërisht për donacionin e fundit të dronëve që do të përdoren nga policia kufitare për sigurimin e kufijve tanë.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është parimor dhe i qartë në lidhje me amendamentet kushtetuese dhe këtë e di edhe Evropa dhe e gjithë bota, theksoi lideri i partisë, Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për deklaratën e partnerit të koalicionit VLEN se mbetet afati gjashtëmujor për amendamentet kushtetuese, Mickoski përsëriti se nuk funksionon me ultimatume dhe afate.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor dhe Prokurorisë Publike Silvija Janevska dhe Lubomir Kocevski janë unanimë se nuk duhet të ketë shkurtim të mjeteve të destinuara për pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë, sepse kjo do të ndikojë në autonominë e tyre, cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.

 Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Raporti i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në pjesën për Gjykatën Supreme paraqet inkurajim dhe motivim i madh që të vazhdohet me angazhimet, të cilat  Gjykata Supreme ka për përparimin e transparencës, pavarësisë, efikasitetit dhe zbatimit të standardeve evropiane, deklaroi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka pasur sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, në të cilin është rikonfirmuar fokusi i fuqishëm i Qeverisë në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Gjithashtu u theksua nevoja e realizimit të reformave që do të nënkuptojnë progres për qytetarët, kryesisht në fushën e sigurimit të zhvillimit ekonomik, promovimit të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit të lartë.

Tiranë, 25 korrik 2024 (MIA) - Opozita në Shqipëri sot në mesditë ka mbajtur protestën e radhës  para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në dhjetëra protestat e kaluara, u kërkua që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga funksioni  pas zbardhjes së dosjes "5D".

Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, deklaroi sot zëdhënësi i Aleancës, pas gjetjes së mbetjeve të një droni rus në Rumani në afërsi të kufirit me Ukrainë.Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Kandidati republikan dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi sot se miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i "Tesla"-s, Elon Mask, nuk i ka thënë kurrë se kishte në plan të dhuronte 45 milionë dollarë për fushatën e tij, duke shtuar se nuk pajtohet me asnjë nga propozimet e tij për automjetet elektrike.

Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së, Donald Tramp, bëri thirrje në armëpushim të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe kthim të pengjeve, një ditë para takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

QËNDRONI TË LIDHUR