• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/23 korrik/2024/

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot e ka pritur ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti delegacionin e kryesuar nga Kris Pavllovski, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare "Rambl", nga Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i koorporatës financiare amerikane "Kantor Ficxherald" dhe nga Devin Nunes, ish-kongresist i kalifornisë dhe drejtor ekzekutiv i koorporatës Tramp për mediume dhe teknologji, kumtuan nga Kabineti presidencial.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje dhe sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska Davkova, realizoi takim me Kris Pavlovski, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë internacionale "Rumble", Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i një nga korporatat financiare udhëheqëse në SHBA  "Cantor Fitzgerald" dhe me Devin Nunes, ish kongresmeni i Kalifornisë dhe drejtor ekzekutiv i tanishëm i korporatës Tramp për media dhe teknologji.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski i shoqëruar nga një pjesë e ministrave është takuar me kryetarin e Fondacionit "Marmara", Republika e Turqisë, Akan Suver, me ekipin e tij, njofton pres shërbimi qeveritar.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër, do të qëndrojë për vizitë pune në Austri.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takime të veçanta me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom dhe përfaqësuesin e Bankës Evropian për Investime në Maqedoninë e Veriut, Bjorn Gabriel.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev sot i ka përgënjeshtruar akuzat e LSDM-së për pronën e dhuruar prej 325.000 eurove.

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot ka pasur takim me Kristofer Geti, prefektin e Lajonsit, Illinois, SHBA, ku shkëmbyen përvoja për realizimin e projekteve inovative në nivel lokal.

Shkup - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë për pronën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, konfirmuan për MIA-n nga Antikorrupsioni.

Shkup - Oda ekonomike dëshiron takim me sindikatat në të cilin do t'i përballë argumentet për "të diel ditë jopune". Siç tha sot kryetari i Odës, Branko Azeski, secili ligj nga karakteri sistemor duhet të analizohet pas gjashtë muajve apo një viti, në mënyrë që të shihet nëse duhet të korrigjohet apo të ndërrohet tërësisht.

Shkup - Firmat do të kërkojnë para që janë me interes më të vogël, kjo është normale, por kështu do të krijojmë vetëm zgjidhje momentale të situatës. Duhet gjithçka të shkojë në pako dhe të sigurohen mjediset për mbështetje të biznesit, por edhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hidhura, për të cilat shprehemi vazhdimisht. Në këtë mënyrë do të krijojmë ambient cilësor afarist, në të cilin shteti do të ketë funksion rregullues, ndërsa biznesi do të zhvillojë garë të barabartë në terren, pa përzierje të saj, theksoi sot kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski, lidhur me 250 milionë eurot hungareze që si mbështetje duhet t'i marrin kompanitë.

Shtip - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov pasdite e ka vizituar komandantin e NJTZ-Shtip, Bllagoj Renxhov, i cili mbrëmë gjatë shuarjes së zjarrit në deponinë e vjetër të Shtipit mes lagjeve Preberg dhe Merite ka marrë fraktura në dy duart.

Bruksel - Vendimi i BE-së me të cilin banorët e Kosovës të cilët posedojnë pasaporta serbe mund të udhëtojnë në vendet anëtare të Unionit pa viza është në pajtim me regjimin për liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave të Kosovës që hyri në fuqi nga 1 janari i këtij viti, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për drejtësi, barazim, dhe sundi të ligjit Kristijan Vigand.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot në Kiev është takuar me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pjetro Parolini, me të cilin ka biseduar për rolin e Vatikanit në arritjen e paqes në Ukrainë.

Pekin - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme   Dmytro Kuleba sot ka mbërritur për një vizitë treditore në Pekin, ku me homologun e tij kinez Vang Ji do të bisedojë  për gjetjen e mënyrave për vendosjen e paqes në Ukrainë.

Abu Dabi - Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbajtur një takim  në Abu Dabi të enjten e kaluar  për të biseduar planet për Gazën pas përfundimit të luftës, deklaruan dy përfaqësues izraelitë për ueb-faqen me ndikim politik amerikan Aksios.

Tel Aviv - Huthët, të cilët gëzojnë mbështetje nga Irani, kërcënuan sot me sulme në portet dhe fushat e naftës izraelite, si dhe me ndërprerje të mëtejshme në trafikun detar, bëjnë të ditur burime në kryeqytetin e Jemenit, Sana, të cituara nga gazeta "Al-Akbar", e afërt me Hezbollahun libanez.

Pekin - Katërmbëdhjetë grupe të ndryshme palestineze u pajtuan t'i ndërpresin ndarjet e tyre dhe ta përforcojnë "unitetin palestinez" me nënshkrimin e Deklaratës nga Pekini sot në Kinë, raportuan mediat ruse.

Kampalë - Forcat e sigurisë së Ugandës arrestuan sot dhjetëra persona të cilët u përpoqën të arrijnë në ndërtesën e parlamentit për të demonstruar kundër korrupsionit në vend.

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR