• e mërkurë, 24 korrik 2024
MIA FLESH

09:00 / 24 korrik / 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Austri, ku do të realizojë takim biletarel me ministrin e Punëve Evropiane dhe të Jashtme, Aleksandar Shalenberg.

Shkup  - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot do të mbajë seancën e tetë. Në rend të ditës së seancës, siç informojnë ngs KSHPK-ja, janë propozim procesverbalet nga seanca e gjashtë dhe e shtatë e Komisionit, si dhe veprimet për raste konkrete.

Shkup - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga vendi pritet rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Shkup  - Situata e krizës me zjarret në ambient të hapur, të cilët kanë kapluar pjesë nga vendi, do të shqyrtohet në seancën e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin me sistemin për Menaxhimin me Kriza, që do të mbahet mëngjesin e sotëm në Qendrën për Menaxhim me Krizat.

Shkup - Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe erë të fortë dhe kushte për breshër. Përgjatë Vardarit do të fryë herë pas herë erë e përforcuar nga veriu në veriperëndim. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë. UV=7.

Tiranë - Një tërmet me intensitet prej 4,4 gradë sipas shkallës Rihter, mëngjesin e sotëm, rreth orës tre me orën lokale, ka goditur Shqipërinë. Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 37 kilometra nga Durrësi.

Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron mbrëmë deklaroi se pas përfundimit të Lojërave Olimpike në Paris do të emërojë kryeministrin e ri, ndërsa më pas do të formohet edhe qeveria e re. Ai hodhi poshtë mundësinë që të jap dorëheqje para përfundimit të mandatit të tij.

Ramallah - Sipas kumtesës së qeverisë së Administratës palestineze në Bregun Perëndimor, projeksioni është që për shkak të konfliktit në Gazë, deficiti buxhetor të rritet për 172 për qind në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023, ndërsa të ardhurat do të ulen për 21 për qind.

Katmandu - Në aeroportin në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu sot në mëngjes u rrëzua një aeroplan gjatë fluturimit.  Në aeroplan ka pasur 19 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Gazë - Për vetëm një ditë 150.000 persona janë zhvendosur nga qyteti Kan Junis në Rripin e Gazës, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i KB-së Stefan Dizharik. Ai theksoi se urdhrat e armatës izraelite për palestinezët që t'i lëshojnë qytetet menjëherë para se të fillojnë me sulmet sjellin rreziqe për jetët e civilëve dhe thellë i dëmtojnë jetët e njerëzve.

Uashington  - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken paralajmëroi se SHBA-ja po organizon bisedime për t'i dhënë fund konfliktit në Sudan midis armatës sudaneze dhe Forcave paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF).

Uashington - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të enjten në Shtëpinë e Bardhë do të ketë takim me presidentin amerikan Xhozef Bajden, i cili u shërua nga Kovid-19. Këtë mbrëmë e bënë të ditur nga kabineti i Netanjahut dhe nga Shtëpia e Bardhë. Takimi i Netanjahut me kandidatin presidencial të Partisë Republikane, ish presidentin amerikan Donald Tramp, fillimisht ishte paralajmëruar për sot, pastaj të enjten, ndërsa tani është caktuar për të premten në Florida në rezidencën e Trampit në Mar a-Lago.

Uashington - Senatori amerikan Bob Menendez dha dorëheqje pasi që paraprakisht mbrëmë komiteti etik i Senatit amerikan e ka bërë hapin e parë për revizion që mund të sjell deri te përjashtimi i tij nga Senati. Dorëheqja e Menendezit do të hyjë në fuqi më 20 gusht.

Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, në një bisedë telefonike me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, konfirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën, njoftoi Pentagoni. "Gjatë bisedës telefonike, ministri konfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Ukrainën në lidhje me agresionin rus", deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Pentagonit, Pet Rajder.

QËNDRONI TË LIDHUR