• e hënë, 22 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 22 korrik / 2024

Shkup - Aleksandar Pandov, u.d. drejtor i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, sot deklaroi se për ish-prokuroren pseciale, Katica Janeva, e cila po e vuna dënimin me burg, ka pasur paraqitje se nuk është në vendin e punës jashtë burgut dhe të të cilin ka pasur leje dhe gjatë kontrollit është parë se ajo me të vërtetë nuk është atje. Janeva ka të drejtë sërish të kërkojë të punojë jashtë burgut, por Pandov nuk tha nëse kjo do të lejohet, por vetëm se mund të kërkojë.

Shkup - Ministri Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Japonisë, Kazuja Ocuka dhe atasheun e mbrojtjes kolonelin Ivasaki Tomofumi. Në takim, siç njofton Ministria e Mbrojtjes, është biseduar  për marrëdhëniet miqësore me Japoninë, nevojën për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe vendosjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili sot ishte për vizitë në ambulancat e onkologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" deklaroi se ka zgjidhje nga Ministria e cila kaloi si vendim i Qeverisë, të munden edhe në këtë spital të bëhen kontrolle konsultative ambulantore. Ai theksoi se në "8 Shtatori" tashmë janë të punësuar dy onkologë dhe mund të kryhet terapi më e lehtë onkologjike. 

Shkup - U.d. drejtori i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov sot informoi se natën më datë 19 të këtij muaji është bërë një mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Burgun "Shkup" dhe me këtë rast u konstatua se lista me të burgosurit që kanë marrë nga policia nuk korrespondon me gjendjen aktuale që kanë hasur aty.

Shkup - Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup dje nga liria është privuar J.S. (34) nga Shkupi, i cili është kërkuar me urdhërarrest sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup, për shkak të arratisjes nga INK Idrizovë.

Shkup - Deri në fund të vitit është e pamundur që të ketë rritje të pagave të punonjësve shëndetësorë dhe nënshkrim të marrëveshjes së re kolektive siç kërkojnë sindikatat, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Taravari tha se për shkak të deficitit të madh të buxhetit është e pamundur që të ketë rritje të pagave dhe se do të kërkojë mirëkuptim nga sindikatat. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili është pjesë e Koalicionit Vlen, vlerëson se idetë e BDI-së për legalizimin e të a.sh. "Marrëveshjen e majit" dhe ndarjen e shtetit në rajone sipas shembullit të Irlandës së Veriut dhe Belgjikës, i konsideroi joserioze, me qëlim për të fituar pikë politike dhe kërkoi të jenë opozitë konstruktive.

Shkup - Komisioni Rregullator i Energjetikës sot mori vendim që t'i ulë çmimet e benzinave. Nga mesnata për një denar e gjysmë lirohet Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98 dhe Eurodizeli, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar. Ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit për 1,152 den/kg i cili nga mesnata do të shitet me çmim prej 45,757 den/kg/

Shkup - Shpenzimet minimale të një familjeje në korrik kanë qenë 60.570 denarë dhe në krahasim me qershorin janë rritur për 245 denarë, publikoi sot Lidhja e sindikatës së Maqedonisë. Sipas metodologjisë së re të llogaritjes së shportës sindikale, me banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet rriten në 75.945 denarë.

Kumanovë/Strumicë  - Për hyrje nga pika kufitare Tabanoc dhe për dalje nga pika kufitare Bogorodicë pritet rreth një orë, kumtuan sot Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n . Nga MPB-ja potencojnë e dije se janë krijuar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve. Këtë fundjavë në Tabanoc kanë hyrë mbi 26.000 udhëtarë, ndërsa nga Bogorodicë kanë dalë mbi 22.000 udhëtarë.

Tiranë - Vit pas viti, punësimi i pensionistëve po vjen në rritje në Shqipëri, si nevojë për të mbuluar hendekun e lënë bosh në tregun e punës nga të rinjtë. "Sipas të dhënave nga anketa e fuqisë punëtore të Institutit Shtetëror të Statistikave (INSTAT), në vitin 2023 ishin të punësuar mbi 16 për qind e personave mbi 65 vjeç, ose 82.000. Shkalla e punësimit të të rriturve në pension është rritur gjatë dekadës së fundit, nga 8,6 për qind në vitin 2015 në 16,3 për qind në 2023", bëhet e ditur në analizën e revistës "Monitor" të titulluar "Shpresa për të vjetër". Të rinjtë janë zëvendësuar me pensionistë, 16 për qind e personave mbi 65 vjeç punojnë”.

Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron gjatë vizitës së sotme në Fshatin olimpik tha se Parisi është i gatshëm të bëhet nikoqir i Lojërave olimpike. "Jemi të gatshëm dhe do të jemi të gatshëm gjatë Lojërave", potencoi Makron.

Bruksel - Këshilli i Bashkimit Evropian kumtoi se do t'i vazhdojë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë deri më 31 janar 2025. Sanksionet fillimisht janë vendosur 10 vjet më parë dhe janë vazhduar deri në vitin 2022.

Nikozi - Për shkak të temperaturave të larta në Qipro, një grua 64 vjeçare ka ndërruar jetë nga vala e të nxehtit, ndërsa tre të tjerë janë hospitalizuar, deklaroi për agjencinë qipriote të lajmeve zëdhënësi i Organizatës Shtetërore për Shërbime Shëndetësore Harallambos Harillau, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

QËNDRONI TË LIDHUR