• e hënë, 22 korrik 2024
MIA FLESH

12:00 / 22 korrik / 2024

Shkup - Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikolovski sot ka zhvilluar takim me Mark Dikson, shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në Misionin e OSBE-së në Shkup, në të cilin kanë biseduar për përballje me krimin dhe korrupsionin përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës.

Shkup - Pa energji elektrike nesër do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Mërshevc, Bujkovc, Buçinci dhe Grushinë, si dhe fotovoltaikët Foto Solar, Siti Feshën dhe Go Strat në komunën e Ilindenit dhe Haraçinës. Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Shkup, duke iu referuar informacioneve të EVN Maqedoni, kumtuan se ndërprerja do të jetë gjatë intervalit kohor prej orës 07 deri në orën 14:30. 

Shkup - Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup i njofton qytetarët e qytetit të Shkupit, se vijon aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar. Aksioni  për persona fizikë dhe juridikë filloi prej datës 20 qershor, ndërsa do të zgjasë deri më datën 31 të këtij muaji.

Shkup - Qendra për menaxhim me kriza në mëngjes njoftoi se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave shtatë ende janë aktive. Aktiv është zjarri në mes të fshatrave Selcë dhe Puhçe në komunën e Shtipit, ku digjet një pyll i përzier dhe zjarri në zonën e poligonit të armatës Krivollak drejt Penushit, ku ka “front” shumë të madh dhe po digjet bimësi e ulët.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 sanksione,  prej të cilave nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dyzet e dy gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, ngjashtë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tri gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë...

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe ka cilësi të mirë, tregojnë rezultatet laboratorike javore. Nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" në Shkup, sot në mëngjes publikuan raportin e  fundit për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontrollit sanitar.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Vërehet intensitet më i madh i komunikacionit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Athinë - Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë pala greke i ka ato mjete që të mund të bëjë presion edhe më të madh, mjete që janë edhe dypalëshe edhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dalalah, tha se nga viti 2014 Aleanca ka pësuar transformimin më të rëndësishëm në mbrojtjen kolektive në një gjeneratë, duke theksuar se 500.000 ushtarë momentalisht janë në gjendje gatishmërie. "Ne kemi implementuar planet më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë, me më shumë se 500.000 ushtarë për momentin në gjendje gatishmërie", deklaroi ajo për Si-En-En.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel sot deklaroi se në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së do të diskutohen aktivitetet "e papranueshme" të kryeministrit hungarez Viktor Orban. Borel potencoi edhe se do të diskutohet për pozicionet "e papranueshme" të Hungarisë për rolin e BE-së në Ukrainë.

Bruksel - Tërheqja e paralajmëruar e presidentit amerikan Xho Bajden nga gara presidenciale pritet të jetë tema kryesore në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Tema kryesore në takimin e rregullt të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme janë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt, por vendimi historik i Bajdenit me siguri do të dominojë në negociatat në Bruksel.

Tel Aviv - Armata izraelite sot urdhëroi evakuimin e një pjese të territorit në Rripin e Gazës, që më parë e kishte përcaktuar si zonë humanitare. Armata pulikoi se ka në plan të nisë një operacion kundër militantëve të Hamasit, të cilët ndodhen në atë rajon, siç thuhet, prej aty po lansojnë raketa drejt Izraelit.

Uashington - Këtë vendim Bajdeni e mori vetëm pas një diskutimi të gjatë me dy bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Stiv Riketi dhe Majk Donilon. Ata e vizituan atë në shtëpinë e tij në Delaver për ta bindur se pas performancës së tij gjatë debatit kundër Donald Trampit, ai nuk kishte asnjë shans për të mposhtur kandidatin republikan në nëntor, transmeton “Politiko”.

Uashington - Temë e dytë më e rëndësishme në mediumet amerikane pas tërheqjes së Xho Bajdenit nga gara presidenciale dhe përkrahja e tij për Kamala Haris është - kë Harisi do ta zgjedh për nënpresident. Ej-Bi-Si, Si-En-En dhe Ju-Es-Ej Tudej po ashtu paraqesin lista të kandidatëve të mundshëm në këtë drejtim.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden mbrëmë u tërhoq nga gara presidenciale përmes një deklarate se e ndërpret fushatën e tij për rizgjedhje dhe ofroi mbështetje që zëvendësimi i tij në zgjedhjet e caktuara për më 5 nëntor të bëhet nënpresidentja Kamala Haris.

Uashington - Djali i presidentit amerikan Xho Bajden, Hanter e tërhoqi padinë kundër "Foks njuz" (Fox News) për shkak të publikimit të fotografive dhe videove të tij lakuriqe në një emision në të cilin kinse po shfaqet gjykim fiktiv kundër tij për marrëdhëniet e tij të jashtme. Në dokumente nuk është bërë e ditur arsyeja për tërheqjen e kërkesës.

Hanoi - Më shumë se 500 njerëz, duke përfshirë edhe liderët opozitarë, deri më tani janë arrestuar gjatë trazirave disaditëshe në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka të shkaktuara nga protestat kundër kuotave për vendet e punës. Të paktën 532 persona janë arrestuar për shkak të dhunës, deklaroi zëdhënësi i policisë në Daka, Faruk Hosein. 

Kiev - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba nesër do të vizitojë Kinën, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës. Në kumtesë thuhet se tema kryesore e vizitës dyditore të Kulebës në Kinë do të jetë kërkimi i mënyrave për të ndaluar agresionin rus dhe roli i mundshëm i Kinës në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të drejtë

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski deklaroi se Kievi e respekton vendimin e "vështirë, por të fuqishëm" të presidentit amerikan Xho Bajden që të tërhiqet nga fushata për rizgjedhje. "Ukraina i falënderohet presidentit Bajden për përkrahjen e tij të palëkundur në luftën për liri të Ukrainës, e cila së bashku me përkrahjen e fuqishme dypartiake në SHBA, ka qenë dhe mbetet kyçe", publikoi Zelenski në Iks.

QËNDRONI TË LIDHUR