• e premte, 19 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 19 korrik/ 2024

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe minsitër i Transportit, Aleksandar Nikollovski realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, methju Loson, ku u bisedua për gjendjet aktuale mes dy vendeve, ndërsa theksi ishte vendosur në bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, duke i përfshirë marrëdhëniet e aleatëve të NATO-s.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot në hapësirat e Ministrisë, kishte takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler, në të cilën iu referuan marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjes së përgjithshme dhe të vazhdueshme gjermane për vendin..

Shkup  - Numri i vetëm i emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK) në 24 orët e fundit ka shënuar numër rekord të thirrjeve që nga ekzistenca e tij. Janë regjistruar gjithsej 3159 thirrje, nga të cilat 59,32 për qind ishin reale reale, njoftuan paraditen e sotme nga QMK.

Shkup - Është normalizuar furnizimi me energji elektrike në ato pjesë të Shkupit, të cilat kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 12 orë pas stuhisë së djeshme afatshkurtër që ka përfshirë kryeqytetin, informojnë për MIA nga EVN Maqedoni.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me ç'rast në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 158 masa, 12 prej të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe 36 për kundërvajtje që u bëjnë motoçiklistët. Siç njoftoi MPB-ja, janë shqiptuar gjashtë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për kalim në sinjal të mbyllur - semafor të kuq.

Tetovë - Nga ora 19 deri në orën 6 nesër në Tetovë do të ketë regjim trafiku për shkak të xhirimit të një filmi. SPB Tetovë informon se regjimi i trafikut do të vendoset në një pjesë të rrugës "Kuzman Josifovski Pitu" dhe udhëkryqi me rrugën "Radovan Conik".

Ohër - Programi muzikor i "Verës së Ohrit" vazhdon me mbrëmjen muzikore, me koncert të painistit, maestro Beri Dagllas. Koncerti është me fillim në terminin standard të festivalit nga ora 21, në skenën e kishës katedrale "Shën Sofia". 

Paris - Jael Braun-Pive mbrëmë u rizgjodh kryetare e parlamentit francez, edhe pse koalicioni majtist Fronti i ri popullor fitoi më të shumti vota në zgjedhjet e kohëmëparshme të jashtëzakonshme parlamentare.

 Bruksel - Agjencia për Mjedisin Jetësor në Bruksel ka ngitur padi kundër kompanive ajrore që fluturojnë prej dhe deri në aeroportin e Brukselit "Zaventem", për mospërputhje me standardet e zhurmës së aeroplanëve. Padia është iniciuar në bazë të 63 raporteve zyrtare që konfirmojnë se linjat ajrore të paditura nuk i kanë respektuar standardet e përcaktuara për zhurmë.

Bruksel - Sllovakia nuk do t'i bojkotojë aktivitetet e Hungarisë gjatë presidencës së saj me BE-në, për shkak se nuk shikon arsye për ndëshkim të një anëtare të BE-së për shkak të qëndrimeve të saj sovrane, me të cilat dikush nuk pajtohet, porositi presidenti sllovak Peter Pelegrini.

Bruksel  - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot dhe nesër do t'i vizitojë Estoninë dhe Letoninë, ku me nikoqirët e vet do të bisedojë për prioritetet kyçe më urgjente të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së Unionit, kumtoi Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAC).

 Madrid - Katër depo industriale janë djegur  herët në mëngjes nga zjarri në lindje të Spanjës, i cili tashmë është vënë nën kontroll. Nuk ka të lënduar, bëri të ditur shërbimi lokal zjarrfikës. Shërbimi i platformës X tha se zjarri është raportuar në orën katër të mëngjesit sipas orës lokale, në Komunën e Polinjës.

 Dakë - Në Bangladesh vazhdojnë protestat e dhunshme të studentëve, ndërsa telekomunikimet janë ndërprerë në pjesën më të madhe të vendit. Rreth njëzet persona humbën jetën këtë javë në trazirat dhe protestat që po vazhdojnë prej një muaji.

Uashington - Të gjitha fluturimet e disa kompanive kryesore ajrore amerikane, përfshirë "Delta", "Junajted" dhe "Amerikan Erlajns", janë anuluar sot për shkak të problemeve në komunikim, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Nju-Jork - Kompania Majkrosoft njoftoi se ndërmerr "aksion për zbutje" të problemeve të raportuara nga shfrytëzuesit, të cilët kanë shkaktuar probleme teknike dhe ndërprerje të funksionimit të kompanive dhe bankave në mbarë botën. Kompania heton çështje të ndërlidhura me sigurimin e klaud shërbimeve në SHBA, si dhe problemin që ka ndikuar në disa aplikacione dhe shërbime të saj, thuhet në komunikatë.

 Tel Aviv - Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) njoftuan se mbrojtja ajrore izraelite zbuloi dronin që Huthët lëshuan këtë mëngjes mbi Tel Aviv, por se droni nuk u rrëzua për shkak të "gabimit njerëzor".

QËNDRONI TË LIDHUR