• e enjte, 18 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 18 korrik / 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin japonez, Ocuka Kazuja, me ç'rast shprehi mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme nga Japonia mike. "Iniciativa japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vlerësohet lart, si një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe në këtë drejtim ishte përshëndetur iniciativa e ambasadorit Kazuja për shënimin me dinjitet të jubileut, përmes një sërë aktivitetesh kulturore, që ndikon në afrimin e qytetarëve të të dy vendeve", njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në kuadër të Samitit të Bashkësisë politike evropiane në Londër ka biseduar me kolegun e tij nga Kroacia Andrej Plenkoviq, me presidentin malazez Jakov Milatoviq dhe me anëtarin e presidencës së BeH Denis Beqiroviq, gjatë së cilës u theksua se vendet e rajonit kanë nevojë për lidhje ekonomike, energjetike dhe infrastrukturore, për çka është kyç ndërtimi i bashkëpunimit të fuqishëm rajonal.

Shkup - Në kohë të fundit disa njerëz në Ministrinë e Shëndetësisë, me urdhër të ministrit Arben Taravari bëjnë presion psikologjik dhe institucional deri në nivel të kërcënimeve ndaj drejtorëve organizativë, por edhe drejtorëve mjekësorë të klinikave, edhe pse kanë mandat, që të tërhiqen nga funksioni dhe detyra e tyre, akuzoi në konferencën e sotme për shtyp, deputetja e "Frontit Evropian", Rina Ajdari. Deputetja theksoi se "Fronti Evropian" nuk do t'i përkrah ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore.

Shkup - Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e arsimit dhe shkencës do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Interesi është i dyanshëm dhe të dyja vendet edhe më tej do të vazhdojnë të krijojnë mundësi të mira arsimore dhe kërkimore-shkencore për qytetarët e tyre përmes marrëveshjeve dhe protokolleve ekzistuese për bashkëpunim, ndërsa do të shqyrtohet edhe për iniciativa të reja të cilat do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave pozitive arsimore dhe shkencore, është konfirmuar në takimin e sotëm të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe ambasadores së SHBA-së në Shkup, Anxhela Ageler, kumtoi MASH.

Shkup - Si deri te sistemi shëndetësor cilësor dhe mbrojtja shëndetësore, sfidat me të cilat përballet, si dhe prioritetet e Fondit për sigurim shëndetësor, kanë qenë pjesë e temave, për të cilat dje kanë biseduar Aleksandar Nikollovski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, drejtorë të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSHRMV).

Shkup - MPB sot konfirmoi se në Vendkalimin kufitar Jazhincë, në hyrje të shtetit, dje rreth orës 16:00, nëpunës policorë kanë privuar nga liria B.R.(47) nga Kosova, sepse gjaët kontrollimit të pasaportës dhe kontrolleve të kryera u konstatua se në evidencën zyrtare është me masën "arresto", me kërkesë të Interpolit Serbi.

Shkup - Kryeministri  Hristian Mickoski sot u takua me sekretarin shtetëror për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Dejvid Lami. "Sot në Samitin e komunitetit evropian politik në Londër realizova takim dhe bisedova me Dejvid Lami, sekretar shtetëror për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvilim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore. Këmbyem mendime për temat aktuale politike në rjaon dhe EVropë dhe e konfirmuam nevojën për bashkëpunim më të afërt dhe më të ngushtë të vendeve nga Evropa në fushën e çështjeve të sigurisë dhe energjetikës", kumtoi Mickoski në Fejsbuk.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi sot takim pune me Përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan. Sip informoi ministria dikasteriale, tema e takimit ishte bashkëpunimi i deritanishëm i UNDP-së me Ministrinë e Ekonomisë dhe bashkëpunimi i ardhshëm me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës në përputhje me riorganizimin e ministrive.

Shkup - Nesër do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe niveli portokalli do të jetë aktiv për rrezik për temperatura të larta, ndërsa në ditët në vijim temperaturat do të shënojnë rënie graduale.  Nga DPHM bënë të ditur se nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme (24.07) në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë mot të ligë me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe breshër.

Shkup - Në bazë të nevojës së tmerrshme dhe kërkesave për vëllim më të madh të angazhimit në shuarjen e zjarreve, preisdentja e htetit dhe komandantja supreme e Forcave të armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova solli vendim për angazhim të plus 200 pjesëtarëve të Armatës në përpjekjet për shuarje të zjarreve, kumtoi Shtatmadhoria e Armatës.

Shkup - Dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave në rajonin e Shkupit do të realizohet nga 22 korrik deri 25 korrik 2024, në periudhë prej orës 22:00 deri ora 3:00 ditën e ardhshme. Qyteti i Shkupit i informoi qytetarët se nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në terminet e njëjta.

Kumanovë - Automatizimi i terminaleve të vendkalimeve kufitare, sistem i sofistikuar për mbikëqyrje, harmonizim i çmimeve të doganës dhe të inspektorëve janë pjesë e masave që do t'i ndërmarrë Dogana në mënyrë që të shkurtohet koha e pritjes së transportuesve, kumtuan sot kompetentët nga Drejtoria e doganave pas takimit me kompetentët nga Asociacioni Makam-trans në VK Tabanoc. Kjo, sipas drejtorit të doganave, Boban Nikollovski do të kontribuojë për sistem më efikas të tërë ekonomisë.

Kumanovë - Në kulmin e sezonit veror është rritur intensiteti i qarkullimit në vendkalimin kufitar Tabanoc. Sot janë në funksion të gjitha korsitë dhe koha e pritjes është rreth 15 minuta. Turistët të cilët udhëtojnë tregojnë se për momentin nuk presin shumë. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen e sotme të VK Tabanoc, drejtori i Doganës, Boban Nikollovski tha se problemet duhet shpejtë të tejkalohen për të siguruar qarkullim të qetë të udhëtarëve. Dje, shtoi ai, ishin të gatshëm të ndërhynin nëse zjarri nga pala greke do të kalonte në Bogorodicë.

Prishtinë - Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u bëri thirrje qytetarëve me dokumente të Kosovës, por edhe atyre nga diaspora, që të kenë kujdes kur udhëtojnë nëpër Serbi ose ta shmangin fare pas vrasjes së policit serb në Loznicë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon tek mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin vigjilencën gjatë kalimit nëpër Serbi dhe në bazë të vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjet nëpër territorin e Serbisë.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për shtyp lidhur me vrasjen e policit serb, për të cilin dyshohet një shqiptar i Kosovës, ka deklaruar se i ka vetëm informacionet që janë publikuar në media.

Tiranë - Në Tiranë është mbajtur takimi trepalësh i Komitetit mbikëqyrës të grupit të përbashkët operativ ndërmjet Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Kosovës, kundër migrimit të parregullt dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, njoftuan mediat shqiptare.

 Athinë - Në shumë pjesë të Greqisë, u regjistruan temperatura të larta edhe gjatë natës, ndërsa në lagjet e Athinës temperatura minimale e natës prej dhjetë ditësh është mbi 30 gradë, sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar dhe portalit Meteo, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Romë - Gjykata në Milano ka urdhëruar gazetaren Xhulia Kortez që t'i paguajë kryeministres italiane Xhorxha Meloni gjithsej 5.000 euro dëmshpërblim, për shkak se e ka tallur në rrjetet sociale.  Gazetarja gjithashtu në tetor të vitit 2021 mori një dënim me kusht prej 1.200 euro për shkak talljes me gjatësinë e kryeministres në X (ish-Tuiter), ndërsa e publikoi dhe e përpunoi me fotoshop fotografin Melonit dhe liderit të ndjerë fashist Benito Musolinit.

Londër - Komandanti i NATO-s për koordinim të mbështetjes për Ukrainën do të fillojë të funksionojë në Gjermani në shtator, publikoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. "Kemi arritur marrëveshje për krijimin e komandës për koordinim dhe sigurim të ndihmës dhe trajnimit në fushën e sigurisë për Ukrainën", tha ai pas arritjes së tij në samitin e Bashkësisë politike evropiane në Britaninë e Madhe.

Los Anxhelos - Aktorja amerikane Ema Roberts u fejua me aktorin Kodi Xhon, me të cilin është në lidhje prej disa vitesh. Aktorja lajmin e lumtur e ka bërë të ditur në Instagram, krahas një fotoje me të fejuarin e ri dhe unazën me shkëlqim në plan të parë.

QËNDRONI TË LIDHUR